Mbreterimi i Hirit në Zgjedhje – Horatius Bonar

Nga Horatius Bonar

“Njeriu i pamend do të bëhet i urtë, kur kërriçi i gomares së egër të bëhet njeri”. (Jobi 11:12)

Si pasojë, ai e shikon zgjedhjen si jo të drejtë, si një sistem të njëanshëm dhe arbitrar, dhe na thotë që nëse ka diçka të tillë si paaftësia totale e njeriut, dhe zgjedhja sovrane e Perëndisë, atëhere njeriu nuk ka faj nëse humbet.

Apostazia e madhe e njeriut dhe vdekja e tij në mëkat, në një mënyrë të tillë që ai nuk mund ta shpëtojë vetveten, dhe e gjithë Supremacia e Perëndisë, në një mënyrë të tillë që Ai shpëton kë të dojë, janë doktrina tejet të papëlqyeshme për krenarinë njerëzore. Por ato janë Biblike.

Pse njëri nga hajdutët në kryq u shpëtua dhe tjetri humbi? – “Po, o Atë, sepse kështu të pëlqeu ty.” Perëndia nuk ishte i detyruar ta shpëtonte atë. Perëndia kishte fuqi të mjaftueshme të shpëtonte edhe tjetrin që njësoj si i pari nuk mund ta shpetonte dot vetveten. Çfarë e bëri ndryshimin? – Hiri Sovran i Perëndisë.

Pse Pali u shpëtua dhe Juda humbi? Mos ishte sepse i pari e meritonte të shpëtohej dhe i dyti meritonte që të humbiste? Jo, askush nuk e meritonte të shpëtohej. Mos ishte sepse i pari ishte objekt i përshtatshëm për hirin e Perëndisë dhe tjetri nuk ishte i përshtatshëm? Jo, i pari nuk ishte më shumë i përshtatshëm se tjetri. Mos ishte sepse Pali zgjodhi Krishtin, dhe Juda e refuzoi Atë? Epo, si ndodhi që Pali zgjodhi Krishtin? – Nuk ndodhi, sepse Krishti zgjodhi atë?

Pse Judea ishte një vend drite dhe Egjipti qëndroi një vend errësire? Kush e bëri ndryshimin? Njeriu apo Perëndia? A ishte Perëndia i padrejtë që e la Egjiptin në hijen e vdekjes kur Ai bëri dritë që të ngrihej në Izrael? Çfarë kishte bërë Izraeli të meritonte një privilelgj të tillë?

Pse Britania e Madhe është një vend drite dhe Afrika një vend errësire? Kush e bëri ndryshimin? Kush e dërgoi Ungjillin në Britani dhe e mbajti nga Afrika? A është Perëndia i padrejtë që e la këtë kontinent të madh në duart e Satanit, dhe të çlirojë nga zgjedha e tij këtë ishull të vogël?

Askush nuk e ka merituar Shpëtimin. Asnjë njeri nuk është më i përshtatshëm për shpëtimin se dikush tjetër. Perëndia nuk ishte i detyruar të shpëtonte asnjë. Perëndia mund ti shpëtonte të gjithë. Por Ai ka shpëtuar vetëm disa. A është e padrejtë që Aishpëton disa kur mund ti shpëtonte të gjithë? Kundërshtuesit thonë, “O, ata që janë të humbur, janë të humbur sepse ata refuzuan Krishtin”. Por a nuk e refuzuan të gjithë në mënyrë të barabartë Krishtin në fillim? Çfarë e bëri mosbesimin e disave të largohej? Mos ishte sepse ata e dëshiruan këtë, apo sepse Perëndia vendosi Fuqinë e Tij në ta? Sigurisht që e dyta. A mundej Ai që të vendoste Fuqinë e Tij në të gjithë, dhe të parandalonte që asnjë prej tyre të mos e refuzonte Krishtin? – Por prapësëprapë Ai nuk e bëri këtë. Pse? Sepse kështu ishte e mirë në sytë e tij.

A është e padrejtë Për Perëndinë të shpëtojë vetëm disa kur të gjithë në mënyrë të barabartë janë të destinuar për të vdekur? Nëse jo, a ka ndonjë padrejtësi në paracaktimin e Tij për të shpëtuar këta pak, dhe ti lërë të tjerët të pashpëtuar? A ishte e padrejtë në Të, në urtësinë e Tij të pafundme, për ti shpëtuar ata? Ose, a ishte e padrejtë në Të që të mos i shpëtonte të gjithë? Nëse të gjithë do të humbisnin, asnjë padrejtësi nuk do të kishte në Të. Si është e mundur atëhere që ka padrejtësi që Ai zgjedh të shpëtojë vetëm disa?

Nuk mund të ketë hir kur nuk ka sovranitet. Mohoni të drejtën e Perëndisë për të zgjedhur kë të dojë dhe ju do të mohoni të drejtën e Tij për të shpëtuar kë dëshiron Ai. Mohoni të drejtën e Tij për të shpëtuar kë të dojë Ai, dhe ju do të mohoni që shpëtimi është prej hirit. Nëse shpëtimi është bërë që të varej mbi veprat e njeriut, të parë ose të paraparë, atëhere ky do të ishte fundi i hirit

Një nga debatet e ditëve të sotme ka të bëjë me VULLNETIN e Perëndisë – Nëse vullneti i Tij apo vullneti i njeriut është fuqia rregulluese në univers, dhe shkaku sigurues i shpëtimit të shpirtrave. Sot Supremacia e vullnetit të Perëndisë mbi persona individualë dhe ngjarje vihet në dyshim. gjërat janë bërë që të varen nga vullneti i njeriut, jo i Perëndisë. Kthimi në besim është bërë të varet nga vullneti i njeriut, jo i Perëndisë. Vullneti i njeriut, jo i Perëndisë duhet të vendosë se cilët individë duhet të hyjnë në qiell. Stilolapsi i njeriut, dhe jo i Perëndisë, duhet të shkruajë emrat e të shpëtuarve në Librin e Jetës së Qengjit! Shumë zell tregohet për lirinë e vullnetit të njeriut, pak xhelozi duket se është lënë për lirinë e vullnetit të Perëndisë. Njeriu insiston që është e padrejtë dhe tiranike te Perëndia që kontrollon vullnetet e tyre, dhe prapësëprapë ata nuk shohin asgjë të padrejtë, asgjë krenare, asgjë Satanike në përpjekjen e tyre për të lidhur me pranga dhe drejtuar vullnetin e Perëndisë…

Njeriu mund ti quajë këto spekullime. Ata mund ti dënojnë ato si të padobishme. Por Shkrimi thotë, “Përmbahuni ligjit dhe dëshmisë!” (Isaia 8:20) Për këto që ata quajnë spekullime, Bibla është plot e përplot. Aty njeriu është një krimb i pashpresë, dhe shpëtimi nga e para te e fundit, është nga Zoti. Vullneti i Perëndisë, dhe jo vullneti i njeriut, është ligji i universit. Nëse do ta mbajmë ungjillin, nëse do ta mbajmë fort hirin dhe nëse do të ruajmë nderin e Jehovait, ne duhet ti shtrëngojmë këto të vërteta jo me një dorë të dobët. Sepse nëse nuk ka një Qënie të tillë si Jehova Suprem, atëhere universi shpejt do të jetë kaos, dhe nëse nuk ka një gjë të tillë si dashuria zgjedhëse, cdo predikues i Krishtit mund të mbyllë buzët e tij, dhe çdo mëkatar mbi tokë të bjerë në tokë në dëshpërim të pafjaltë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes