Ka shumë referenca për muzikën në shkrimet e Etërve të Kishës. Shumica e thënieve kanë të bëjnë me psalmodinë (këndimn e Psalmeve) dhe të kënduarit zanor, por disa trajtojnë edhe instrumentet muzikore. Autorët e këtyre thënieve ishin pothuajse unanimë në refuzimin e përdorimit të instrumenteve muzikore. Etërit e Kishës dhanë tre argumente themelore kundër instrumenteve:
(1) instrumentet dhe “ceremonitë” e tjera ishin karakteristike për “foshnjërinë” e kishës (dmth. për Periudhën Hebraike), ndërsa kisha tani ndodhej në pjekurinë e saj (dmth. në Periudhën e Krishterë); prandaj,
(2) referencat e shumta për instrumente dhe muzikë instrumentale në Dhiatën e Vjetër duhet të interpretohen simbolikisht; dhe
(3) instrumentet shoqëroheshin me praktika imorale, siç kishin vërejtur edhe disa shkrimtarë paganë… Etërit nuk duken se po shkruanin në reagim ndaj ndonjë praktike të krishterë në kohën e tyre. Me fjalë të tjera, ata nuk po përpiqeshin të ndreqnin ndonjë abuzim që kishte hyrë në kishën e krishterë, sepse pothuajse nuk ka dëshmi që instrumentet të kenë qenë ndonjëherë pjesë e adhurimit të krishterë gjatë shekujve të parë…
Kundërshtimet e forta dhe unanime të Etërve të Kishës ndaj instrumenteve muzikore duket se arritën të ndalonin përdorimin e tyre në adhurimin e krishterë për shumë shekuj. Madje… të paktën një instrument, organoja hidraulike greke, duket se ishte harruar thuajse krejtësisht në Perëndim…
Zhdukja e organos si një instrument i zakonshëm në Perëndim ishte aq e plotë, saqë kur një e tillë mbërriti si dhuratë në oborrin e Frankëve në vitin 757, u konsiderua si një risi e madhe.
—David W. Music, Instruments in Church: A Collection of Source Documents, vëll. 7, Studies in Liturgical Musicology (Lanham and London: The Scarecrow Press Inc, 1998), fq. 27, 43.
Perkthyer nga: https://heidelblog.net/2014/09/the-church-fathers-reject-instrumental-music-in-public-worship/