Kompiluar nga Michael Jeshurun
‘Sportet Profesioniste’, qoftë Boks, Futboll, Kriket apo çfarëdo tjetër – janë një NEVERI PËR ZOTIN! Dhe ti NUK mund të marrësh diçka që Zoti e urren dhe ta pastrosh për t’i ‘dhënë Atij lavdi’! Cfarë ka zemra qet goja! Kur sheh dikë që mburret për Floyd Mayweather (ish-boksier), Lionel Messin apo Tiger Woods (lojtar golfi) etj, duhet të pyesësh veten se KUSH është Perëndia i tyre në të vërtetë. Për të krishterin e vërtetë kjo nuk është një opsion, sepse bashkë me Apostullin ai thotë – “Sa për mua, mos ndodhtë kurrë që unë të mburrem me tjetër gjë, veç për kryqin e Zotit tonë Jezu Krisht, për të cilin bota është kryqëzuar tek unë edhe unë te bota.!” [Galatasit 6:14]
Mos po më thua se Zoti i urren të gjitha sportet dhe është kundër tyre?
Le ta bëjmë këtë të qartë – nuk është gabim ose mëkat që një baba të marrë fëmijët e tij në park për të hedhur një frisbi ose një top dhe të argëtohen. As nuk është mëkat që fëmijët e lagjes të mblidhen për një lojë miqësore me top. Por ‘Sportet Profesioniste’ si në nivel universitar ashtu dhe në shtetëror është MË SHUMË se një ‘lojë’! Është një FE, një fe IDHUJTARIE! Dhe siç do të shohim ka të gjitha veçoritë e asaj që Shkrimi e përcakton si ‘PUNËT E MISHIT’! [Galatasit 5:19-21]
“ajo që VLERËSOHET SHUMË ndër njerëzit është gjë E NEVERITSHME PËRPARA PERËNDISË.”! [Luka 16:15]
Ky varg i vetëm duhet ta zgjidhë një herë e përgjithmonë nëse ‘sportet profesioniste’ janë të kënaqshme për Perëndinë apo një neveri për Të.
SA ‘shumë të vlerësuara’ janë sot sportet?
Duke komentuar mbi furinë e madhe të sporteve që është shtrirë në të gjithë vendin, psikologu i sporteve Dr. Alan Goldberg i Universitetit të Konektikatit tha: “Sporti [është] si një FE, dhe perëndia i kesaj feje që të gjithë ne adhurojmë është perëndia i të fituarit” (www.CNSNews.com, 31 gusht 2001). Një anketë e gjerë e bërë në vitin 1983 zbuloi se shtatë në çdo dhjetë amerikanë shikojnë, lexojnë ose flasin për sportet çdo ditë. Një studim, më i gjati ndonjëherë i ndërmarrë për dashurinë e Amerikës për sportet, zbuloi se pothuajse 35 milion njerëz janë “fansa të zjarrtë të sporteve” të cilët shikojnë ndeshje sportive në televizor të paktën një herë në javë, dhe në disa raste, çdo ditë. Në vitin 1983, ALMANAKU BOTËROR DHE LIBRI I FAKTEVE anketoi 2,000 studentë të klasës së 8-të për të parë cilët persona ata admironin më shumë. Nuk kishte asnjë emër në listë që të mos ishte një argëtues ose një figurë sportive.
Në vitin 1982, komentatori i famshëm sportiv Howard Cosell, duke parë pjesëmarrjen më të madhe në një ndeshje futbolli ditën e dielë në historinë e Teksasit, tha “Kaubojët janë më shumë se një ekip futbolli në Dallas; ata janë një FE.” Ai shpalli, “Shikoni besnikërinë e këtyre njerëzve! Shikoni shenjat që kanë bërë ata. Me të vërtetë, Kaubojsët janë NJË FE NË DALLAS.” AI KISHTE TË DREJTË. Futbolli profesionist është bërë një fe në të gjithë Amerikën. Të dielën, më 27 dhjetor 1987, 75,000 tifozë të futbollit të Denver Broncos luftuan me kushtet e motit dhe stuhinë për të arritur në Stadiumin “Mile High” deri sa të fillonte loja në orën 2 pasdite. Aeroporti u mbyll në orën 12:30 të drekës atë të diel dhe qëndroi i mbyllur deri në orën 6 të mëngjesit të hënën. Mijëra njerëz ishin bllokuar në aeroport, por ato kushte ekstreme nuk e ndaluan turmën e çmendur për futboll.
Niveli i zhurmës në atë stadium të mbuluar u regjistrua të ishte 125 decibelë. Nëse nuk do të dije që ajo vinte nga stadiumi, do të mendonje se po zhvillohej një luftë. Kjo ishte në Stadiumin e Minnesota-s në Lojën 2 të Serisë Botërore të vitit 1987 (USA Today, 18-20 tetor 1991, f. A1). Ky nivel zhurme është më i lartë se nisja e raketave masive Saturn V. Niveli i zhurmës të një rakete Saturn V ishte 120 decibelë.
Për tifozët e sporteve nuk ka rëndësi fare se çfarë morali kanë heronjtë e tyre sportivë. Një anketë me 1,240 të rritur e përfunduar në vitin 1995 dhe e botuar në NEWSLETTER-in e MARKETINGUT TË SPORTEVE i pyeti njerëzit të përmendin atletët që ata admironin më shumë. Katër të parët ishin Magic Johnson (pozitiv me virusin HIV që kishte kryer tradhëti bashkëshortore), Tonya Harding (komplotiste e dënuar për sulmin e dhunshëm ndaj patinatores Nancy Carrigan), O.J. Simpson (i mbajtur përgjegjës financiarisht nga një gjykatë për vrasjen e gruas së tij), dhe Mike Tyson (i dënuar për përdhunim).
Njeriu i rënë do të adhurojë gjithçka tjetër përveç Perëndisë së vërtetë. Dhe për turmat e mëdha, HERONJTË E TYRE SPORTIVË JANË BËRË PERENDITË E TYRE. Charles S. Prebish, profesor i studimeve fetare në Universitetin e Shtetit të Pensilvanisë tha, “Sporti është feja më e re dhe që po rritet më shpejt në Amerikë, shumë më përpara se cilado fe që është në vendin e dytë”.
Ti mund ta kuptosh që njerëzit e botës i bëjnë sportet një ‘perëndi’. Por çfarë mund të themi për të krishterët? Kisha e Parë Baptiste e Houston-it njoftoi në qershor të vitit 1994 se “nëse ka një lojë të gjashtë midis ekipeve Rockets dhe Knicks” shërbesa e së dielës pasdite mund të ndryshojë.
1 Gjoni 5:21 thotë, “Djema, RUANI VETEN NGA IDHUJT. Amen.”
Sportet profesioniste janë një PERËNDI E KËSAJ BOTE. Ato adhurohen, dashurohen, lëvdohen dhe fliten vazhdimisht. Ata janë madje edhe një burim kumari për shumë njerëz. Satani i përdor sportet në mënyrë shumë efikase për të hequr mendjet e njerëzve nga përjetësia dhe nevojën e tyre për një Shpëtimtar. Fëmijët rriten me heronj sportivë si kampionët e tyre. Shumë madje dëshirojnë të jenë si idhulli i tyre dhe të rriten për të qenë të famshëm dhe të mëdhenj. Shumë anëtarë të kishës dinë më shumë për ndonjë sport, ekip ose person sesa për Jezu Krishtin dhe fjalën e tij. KJO ËSHTË IDHUJTARI!
Idhujtari nuk është vetëm përkulja përpara Marisë ose Jozefit ose ndonjë statuje tjetër. Fjalori i Webster-it e përkufizon një “idhull” si çdo objekt të PËRZEMËR OSE DEVOCIONI TË MADH. Është një turp që kaq shumë të krishterë përkulen përpara faltorës së sporteve.
“Ai që është zemërkrenar është i neveritshëm për Zotin; edhe sikur t’i shtrëngojë dorën një tjetri për besëlidhje, nuk ka për të mbetur pa u ndëshkuar.” (Fjalët e Urta 16:5)
Mbi cfarë mbështeten dhe lulëzojnë sportet profesioniste? E gjete – KRENARINË! “AI është më i miri; NE jemi më të mirët; UNË jam më i miri; NE fitojmë më shumë lojëra; godasim më mirë; vrapojmë më mirë; gjuajmë më mirë; mbrotja më e mirë; sulmi më i mirë; portieri më i mirë” etj. Njeriu i urtë te Fjalët e Urta paralajmëron se – pamja e lartë dhe zemra krenare janë MËKAT. 1 Timoteu 3:6 na kujton se KRENARIA solli rënien e djallit. 2 Timoteu 3:2 thotë se krenaria është një nga karakteristikat e njerëzve të apostatëve në ditët e fundit. 1 Gjoni 2:16 paralajmëron se KRENARIA E JETËS NUK ËSHTË NGA ATI POR NGA BOTA, dhe njerëzit e Perëndisë nuk duhet ta duan botën.
SPORTET PROFESIONISTE BAZOHEN APO MBËSHTETEN NË EGOIZËM.
Kur ungjilltari i mirënjohur Billy Sunday i ktheu shpinën një karriere të suksesshme të bejsbollit profesionist në vitin 1893, ai dha dhjetë arsye për largimin e tij. Arsyeja e dytë ishte “Sepse krijon një frymë xhelozie dhe egoizmi; dëshirat e një individi janë për sukses personal pa marrë parasysh çfarë i ndodh të tjerëve.” Në fakt, SPORTET NA MËSOJNË TË JEMI TË LUMTUR KUR KUNDËRSHTARËT TANË DËSHTOJNË OSE KUR NJË LOJTAR TJETËR LËNDOHET QË UNË TË NGRIHEM NË POZICIONIN E TIJ. Fitorja dhe ngritja e vetvetes janë ato që kanë rëndësi më shumë.
SPORTET PROFESIONISTE JANË PLOT ME LAKMI.
Lakmia është një nga përkufizimet e sporteve profesioniste moderne. Besnikëria ndaj ekipit ose vendit as që nuk bëhet fjalë. Ndryshe nga një i krishterë i vërtetë që nuk është për shitje (sepse Krishti tashmë e ka blerë atë) sportisti profesionist do të luajë kundër të tijëve për një çmim!
Sportet profesioniste në Perëndim sot janë një orgji lakmie, dhe Bibla thotë se kjo është një mëkat si idhujtaria. “Bëni, pra, të vdesin gjymtyrët tuaja që janë mbi tokë: kurvërinë, ndyrësinë, pasionet, dëshirat e këqija dhe lakminë, që është idhujtari;” [Kolosianëve 3:5].
SPORTET PROFESIONISTE JANË TË MBUSHURA ME ATO QË BIBLA I DËNON SI TË PAMORALSHME, TË PALIGJSHME DHE TË NDYRA.
Mendoni për reklamat e paperëndishme dhe gjithmonë të pranishme të birrës, pirjen e birrës, dehjen, bixhozin, muzikën djallëzore, muzikë rroku mishërore, kërcimet sensuale, veshjet e pahijshme, mallkimet dhe blasfemitë. Çfarë na thotë Bibla për këto gjëra? “Dhe mos merrni pjesë në punët e pafrytshme të errësirës, por më tepër t’i qortoni,” [Efesianëve 5:11].
YJET E SPORTET PROFESIONISTE JANË SHPESH NË LAJME PËR VEPRIMET IMORALE TE TYRE, PËR AKUZA PËRDHUNIMI DHE GODITJE, PËR DEHJE NE PUBLIK, PËR ARRESTIME PËR DROGË, PËR DIVORCE TË SHËMTUARA. Prezantuesit e sporteve janë gjithashtu shpesh të kapur në situata imorale. Një nga prezantuesit kryesorë të SHBA-së së fundmi u akuzua për sjellje të pahijshme dhe sulm të paligjshëm të grave. Ai pranoi fajin për një akuzë më të lehtë të sulmit për të shmangur një akuzë më serioze të sodomisë së detyruar. Gjatë gjyqit, jeta e tij seksuale u shfaq në publik. Ditët e fundit, një prezantues në një transmetim televiziv popullor të bejsbollit u akuzua për sjellje të pahijshme publike pasi urinoi nga një dritare mbi disa oficerë policie poshtë. Do të lexoni për gjëra të tilla pothuaj çdo ditë në seksionin sportiv të gazetës. Sportet profesioniste janë një mjedis i ndyrë.
SPORTET PROFESIONISTE E PËRCMOJNE KISHËN
Jo shumë dekada më parë, sportet profesioniste nuk zhvilloheshin të dielave në respekt për Ditën e Zotit dhe urdhërimin e Zotit që të krishterët të mos braktisin mbledhjen e tyre së bashku. “Dhe le të kujdesemi për njeri tjetrin, për t’u nxitur për dashuri dhe vepra të mira, pa hequr dorë nga të mbledhurit bashkë tonin, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin, aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.” [Hebrenjve 10:24-25]. Gjëja e vetme që ka bërë që më shumë njerëz të mungojnë nga shtëpia e Zotit sesa sportet, është televizioni në përgjithësi. Festat si Dita e Falenderimeve, që dikur ishin ditë të dedikuara veçanërisht për të adhuruar Zotin dhe për të shijuar kohën me familjen, sot më shumë ka të ngjarë të konsumohen nga ngjarjet sportive profesioniste.
SPORTET PROFESIONISTE DHE BESTYTNITË
Shumë herë kam dëgjuar prezantuesit e sporteve të thonë se nuk ka një grup më supersticioz se lojtarët e sporteve profesioniste. Disa në mënyrë obsessive veshin të njëjtën palë çorape ose të brendshme çdo lojë. Një numër i madh prej tyre kanë hajmalitë e tyre të fatit. Disa kalojnë nëpër rutina bestytnie të pandryshueshme para çdo loje ose çdo goditje. Ashtu si paganët e vjetër, ata po mbështeten në “yjet e tyre me fat”, por kjo është një formë e magjisë idhujtarie [Ligji i Përtërirë 18:10-12]. Kohët tona nuk janë në duart e yjeve. Fatet tona nuk ndikohen nga hajmalitë dhe ritualet.
SPORTET PROFESIONISTE MBAJNE ERË KOMERCIALIZMI
Sportet profesioniste gjithmonë kanë pasur një motiv të fortë financiar. Pas të gjithash, është një profesion që ndiqet për përfitim. Megjithate, kishte një kohë kur dukej se paratë nuk ishin motivi i vetëm, apo edhe motivi kryesor, për lojtarët e sporteve. Në kontrast, sot aspekti tregtar i sporteve profesionoste është gjithpërfshirës, dhe fjalët e atyre që pretendojnë që nuk janë të kapur nga komercializmi i shfrenuar i lojës tingëllojnë të zbrazëta. Yjeve të sporteve u jepen kontrata shumëmilionëshe thjesht për të lejuar një kompani të përdorë emrin dhe figurën e tyre për të shitur gjithçka nga makinat deri tek pastat e dhëmbëve. Emrat dhe logot e bizneseve shfaqen në këpucët, rrobat, kapelat, pajisjet e lojtarëve, kudo. Ne pyesim se kur do të fillojnë lojtarët të lejojnë t’u bëhet tatuazhe me reklamat e bizneseve. Stadiumet janë të mbushura plot me reklama. Po ashtu janë faqet e internetit dhe prodhimet televizive dhe radiofonike. Absolutisht gjithçka që ka të bëjë me sportet profesioniste sot është komercializuar deri në fund.
POR ÇFARË MUND TE THEMI PËR YJET E KRISHTERË TE SPORTIT QË DËSHMOJNË PËR ZOTIN?
Çfarë do të thoshit për një muzikant Rroku që lutet para një koncerti apo ka kryqëza në të gjithë skenën? Disa e bëjnë këtë. Në dëshmitë e tij para Senatit në seancën e PMRC, Dee Snider, këngëtari i Twisted Sister, tha në deklaratën e tij se e konsideron veten TË KRISHTERË, duke thënë “Unë u linda dhe u rrita si një i krishterë dhe ende i përmbahem atyre parimeve.” Edhe Alice Cooper gjithashtu pretendon të jetë NJË E KRISHTERE E RILINDUR.
“Por KJO nuk mund të jetë kështu,” thoni ju, “Këta persona janë qartazi kaq shumë demonikë”! “Dhe ajo që ATA PARAQESIN është qartësisht djallëzore”!
POR TI NUK I SHEH SPORTET PROFESION\ISTE SI TË PAPERËNDISHME edhe pse ato janë te lidhura me pirjen e alkoolit, drogërat, bixhozin, emocione të forta – zemërim, frustrim, humbje të vetëkontrollit, dhunë nga turmat, muzikë sekulare, vajza tifoze të veshura në mënyrë të papërshtatshme, lakmi, tifozë që janë IDHULLTARË TË LOJTARËVE TË EKIPIT TË TYRE TË DASHUR dhe mbi të gjitha: tifozë QË BLASFEMOJNË EMRIN E ZOTIT TONË JEZUS – kur ekipi i tyre i preferuar po humbet, etj –
Më lejoni të jem i drejtpërdrejtë në këtë. Nëse ti nuk e sheh këtë, atëherë ka një verbëri të madhe mbi ty!
NË QOFTË SE DRITA, PRA, QË ËSHTË NË TY ËSHTË ERRËSIRË, SA E MADHE DO TË JETË ERRËSIRA! [Mateu 6:23]
Po, Zoti Jezus u ul me pijanecët dhe me prostitutat, por Shkrimi e bën të qartë që ai ishte “I NDARË nga mëkatarët” [Hebrenjve 7:26].
Më njoftoni kur Tim Tebow, Pacquiao ose ndonjë sportist tjetër ‘i krishterë’ profesionist po dëshmon në tribuna, ose me një flamur ose broshura që thonë –
“SPORTET PROFESIONISTE JANË NJË NEVERI PËR ZOTIN! MOS KINI ASGJË TË BËNI ME TO”!
ATËHERË ndoshta do të të besoj.
Ju nuk dëshmoni për Zotin duke u ulur në një stadium ose duke vizatuar Gjonin 3:16 në faqen tuaj, ndërsa ende jeni pjesë e NEVERISË!
“Mos hyni në një zgjedhë bashkë me të pabesët, sepse ç’lidhje ka drejtësia me paudhësinë? Dhe çfarë afrie ka drita me terrin? Dhe ç’harmoni ka Krishti me Belialin? Ose ç’pjesë ka BESIMTARI ME JOBESIMTARIN? Dhe çfarë marrëveshje ka tempulli i Perëndisë me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perëndisë së gjallë… PRANDAJ ”DILNI NGA MESI I TYRE DHE NDAHUNI PREJ TYRE, THOTË ZOTI, dhe mos prekni asgjë të ndyrë, dhe unë do t’ju pranoj,
18 dhe do të jem si një Atë për ju, dhe ju do të jeni për mua si bijtë e bijat, thotë Zoti i Plotfuqishëm” [2 Korintasve 6:14-18]
[Artikulli i mësipërm u përgatit nga burime të ndryshme. E gjithë lavdia i qoftë Perëndisë]
Artikulli origjinal: https://www.facebook.com/1426899878/posts/10229932458202037