Nga Octavius Winslow
Krishtërimi, si një sistem ngushëllimi, nuk ka asnjë të barabartë. Asnjë fe tjetër në të gjithë botën, përveç fesë së Krishtit, nuk i prek burimet e fshehura të shpirtit, ose të arrijë thellësitë më të thella të pikëllimit njerëzor.
Kur zemrat tuaja kanë qenë të dërrmuara, kur fatkeqësia ju ka mbështjellë brenda mantelit të saj të errët, kur valët e thyera të hidhërimit janë fryrë dhe kanë lëvizur rreth shpirtit tuaj—si keni fluturuar drejt Shkrimeve të së vërtetës për ndihmë dhe mbështetje, për udhëzim dhe ngushëllim! Dhe nuk keni shkuar tek ato më kot. “Perëndia i gjithë ngushëllimit” është Ai që flet në këtë Fjalë, dhe nuk ka fjalë ngushëllimi si ajo që Ai flet.
Përshtatja e së vërtetës së Tij ndaj sprovave dhe hidhërimeve të ndryshme, të veçanta dhe personale të Kishës së Tij—është një nga provat më të forta të hyjnisë së saj. Shko te Fjala e Zotit me cfarëdo hidhërimi që mund të kesh; shko me çdo errësim mendor, me çdo trishtim shpirtëror, me çdo dhimbje zemre; cilado qoftë natyra e saj, ngjyra e saj, thellësia e saj e paarritur në historinë e hidhërimit njerëzor—ka ngushëllim dhe mbështetje në Fjalën e Zotit për mendjen tënde.
Zoti nuk do të të lërë në telash, por do të të mbështesë në të, do të të nxjerrë prej tij, dhe do të të shenjtërojë përmes tij—për lavdinë dhe lavdërimin e pafund të emrit të Tij të madh dhe të çmuar!
I krishterë i pikëlluar, më lejo edhe një herë të drejtoj syrin tënd, ndoshta të mjegulluar prej lotëve—për të parë këtë burim hyjnor të ngushëllimit të vërtetë e të pandërprerë. Fjala e Zotit është libri i të pikëlluarve. E shkruar për të shpalosur historinë e mrekullueshme të “Njeriut të Hidhërimeve,” duket se është shkruar posacërisht për ty,
O fëmijë i hidhërimit! Zoti i flet zemrës tënde të trishtuar dhe të pikëlluar nga çdo faqe të këtij libri të shenjtë, me fjalë ngushëllimi, dashurie, butësie dhe bindëse si një nënë. “Ashtu si një njeri ngushëllohet nga nëna e tij, kështu do t’ju ngushëlloj Unë.”
Bibla është hapja e zemrës së Perëndisë. Është zemra e Perëndisë e zbuluar. Cdo rrahje e saj fton vajtuesin, të varfërin në shpirt, vejushën, jetimin, të pikëlluarin, të persekutuarin, vuajtësin, po, çdo fëmijë të vuajtjes dhe hidhërimit—në strehën dhe dhembshurinë, mbrojtjen dhe qetësimin e zemrës së Tij. Oh, falëndero Perëndinë për ngushëllimin e Shkrimit! Hape atë me cilindo hidhërim dhe barrë dhe pështjellim që mund të kesh, qoftë…
faj për mëkatin,
trysninë e sprovës,
ose gërryerjet e hidhërimit,
ajo flet në zemër fjalë të tilla ngushëllimi që vetëm Zoti mund t’i flasë.
A e keni çuar ndonjëherë hidhërimin tuaj te Fjala e Zotit, veçanërisht te psalmet e Davidit—dhe të mos keni ndier se ajo ishte shkruar për atë hidhërim të veçantë? Ti ke gjetur…
hidhërimin tënd saktësisht të portretizuar,
gjendjen tënde mendore saktësisht të përshkruar,
dhe rastin tënd saktësisht dhe plotësisht të plotësuar,
ndoshta në një histori të vetme, kapitull, ose varg—se në të gjitha shkrimet njerëzore që pena e njeriut ka shkruar ndonjëherë.
Atëherë, në çdo hidhërim Fluturo te Fjala e Zotit! Do të dish më shumë për mendjen dhe zemrën e Zotit sesa ke mësuar ndonjëherë në të gjitha shkollat më parë. Nxirr, o fëmijë i pikëllimit, ngushëllimin tënd nga Fjala e Zotit. Oh, shtrëngoje këtë Fjalë të çmuar të ngushëllimit në zemrën tënde të pikëlluar, dhe bërtit,
“Ajo është e imja!
Jezusin për të cilin ajo flet është i imi,
shpëtimin që ajo zbulon është i imi,
premtimet që ajo përmban janë të miat,
Qiellin që ajo zbulon është i imi,
dhe gjithë ngushëllimi që buron nga këto burime të fshehura, është i IMI!”