Lewis Bayly,
Praktika e Devotshmërisë, fq. 154-155
Praktika e Devotshmërisë në Mbrëmje
Në mbrëmje, kur afrohet koha e duhur për të pushuar, mblidh përsëri të gjithë familjen tënde; lexo një kapitull në të njëjtën mënyrë si në mëngjes; pastaj, në një imitim të shenjtë të Zotit tonë dhe dishepujve të tij, këndo një psalm [Mat. 26:30; Marku 14:26]. Por në këndimin e psalmeve, qoftë pas darke apo në çdo kohë tjetër, zbatoni këto rregulla:
Rregulla për t’u zbatuar në Këndimin e Psalmeve
1 – Ki kujdes të mos këndosh psalme hyjnore për një argëtim të zakonshëm, ashtu si bëjnë njerëzit me shpirt të papastër, të cilët këndojnë psalme të shenjta të ndërthurura me balada profane. Ato janë fjala e Zotit: mos i merr kot në gojën tënde.
2 – Kujto të këndosh psalmet e Davidit me frymën e Davidit (Mateu 22:43) [dmth. duke parë Krishtin në psalme].
3 – Praktiko rregullën e Palit—”Do të këndoj me frymën, por do të këndoj edhe me mendjen.” (1 Korintasve 14:15).
4 – Ndërsa këndoni, zbuloni kokat tuaja (1 Korintasve 11:4) dhe silluni me nderim e respekt të hijshëm sikur je në praninë e Perëndisë, duke i kënduar Perëndisë me vetë fjalët e Perëndisë; por sigurohu që fjalët të bëjnë më shumë melodi në zemrat tuaja (Efesianëve 5:19; Kolosianëve 3:16) sesa muzika në veshin tuaj. Sepse këndimi me hir në zemrat tona është ajo që e gëzon Perëndinë, sic e thotë edhe ai vargu i vjetër:
Nuk është zëri, por betimi;
Zemra e shëndoshë, jo tingulli i telit;
Zelli i vërtetë, jo shfaqja e jashtme,
Që në veshin e Perëndisë kumbon.
5 – Nëse e mendon të mirë, mund të këndosh të gjithë psalmet me radhë, sepse të gjitha janë hyjnorë dhe ngushëllues; por nëse dëshiron të zgjedhësh disa psalme të veçanta si më të përshtatshme për disa kohë dhe qëllime, që, prej këndimit të tyre të shpeshtë, njerëzit e tu mund t’i mbajnë në mendje më lehtë.
Atëhere këndo:
- Në mëngjes, Psalmet 3, 5, 16, 22, 144.
- Në mbrëmje, Psalmet 4, 127, 141.
- Për mëshirë pas një mëkati të kryer, Psalmet 51, 103.
- Në sëmundje ose rëndim, Psalmet 6, 13, 88, 90, 91, 137.
- Kur të jesh shëruar, Psalmet 30, 32.
- Ditën e Shabatit, Psalmet 19, 92, 95.
- Në kohë gëzimi, Psalmet 80, 98, 107, 136.
- Përpara predikimit, Psalmet 1, 12, 147, dhe pjesët e 1-të dhe të 5-të të 119-tës.
- Pas predikimit, çdo Psalm që ka të bëjë me pikën kryesore të predikimit.
- Në kungim, Psalmet 22, 23, 103, 111, 116.
- Për ngushëllim shpirtëror, Psalmet 15, 19, 25, 46, 67, 112, 116.
- Pas marrjes së padrejtësisë dhe turpit, Psalmet 42, 69, 70, 140, 144.
Siç është përshkruar më parë, pas psalmit, kur të gjithë janë të gjunjëzuar në një mënyrë të respektueshme, le të lutet babai i familjes, ose më i madhi në mungesë të tij… Pastaj, duke përshëndetur njëri-tjetrin, siç u takon të krishterëve që janë enë të hirit dhe tempuj të Frymës së Shenjtë, le të largohet secili me frikën e Zotit në pushimin e tij: duke përdorur disa nga meditimet e mëparshme private për mbrëmjen.
Perkthyer nga: https://purelypresbyterian.com/2023/08/14/the-manner-of-psalm-singing/
Perkthimi Hungarisht: https://oreformatus.hu/2023/05/07/zsoltareneklesben-megtartando-regulak/