Lidhja midis doktrinës dhe përvojës, intelektit dhe emocioneve, mendjes dhe zemrës!

doktrina
Cila është lidhja midis doktrinës dhe përvojës, intelektit dhe emocioneve, mendjes dhe zemrës? A duhet të merremi me doktrina apo vlen vetëm ajo cka ndiejmë dhe përjetojmë me Perëndinë? Si duhet t’u përgjigjemi atyre që thonë “mos u merrni me doktrina!”? A duhet të mbajme vetëm njërën (vetëm doktrinen ose përjetimet) apo ato qëndrojnë të dyja?
Paul Washer përgjigjet:
🌷Doktrina Biblike ka një vend të madh në jetën e krishterë. I krishteri i vërtetë nuk mund ti qëndrojë ose madje as ti mbijetojë një ndarjeje midis emocioneve dhe intelektit, ose midis devotshmërisë ndaj Perëndisë dhe doktrinës së Perëndisë. Sipas Shkrimeve, as emocionet tona as edhe përvojat tona nuk japin një themel të mirë për jetën e krishterë. Vetëm të vërtetat e Shkrimit që kuptohen me anë të mendjes dhe që komunikohen përmes doktrinës mund të sigurojnë themelin e qëndrueshëm mbi të cilin ne duhet të vendosim besimet dhe veprat tona, dhe në këtë mënyrë ne përcaktojmë vlefshmërinë e emocioneve dhe përvojave tona.
Mendja nuk është armikja e zemrës, dhe doktrina nuk është një pengesë për devotshmërinë. Të dyja janë të pazëvendësueshme dhe të dyja duhet të jenë të pandashme. Shkrimet na urdhërojnë që ta duam Zotin me gjithë zemrën, shpirtin dhe mendjen tonë (Mateu 22:37), dhe të adhurojmë Perëndinë si në frymë ashtu edhe në të vërtetën. (Gjoni 4:24).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes