Ai çdo gjë e ka bërë mirë!

Ai çdo gjë e ka bërë mirë!

                                                                         (Octavius Winslow)

“Ai çdo gjë e ka bërë mirë!” Marku 7:37

Po, nga e para te e fundit, nga djepi te varri ynë, nga brengosja më e hershme e bindjes për mëkat, te gëzimi i fundit i faljes së mëkatit, nga toka në qiell — kjo do të jetë dëshmia jonë në të gjithë rrugën që Zoti Perëndia ynë na ka udhëhequr në shkretëtirë: “Ai çdo gjë e ka bërë mirë!”

Në providencë dhe në hir,
në çdo të vërtetë të Fjalës së Tij,
në çdo mësim të dashurisë së Tij,
në çdo goditje të thuprës së Tij,
në çdo rreze dritë që ka shndritur,
në çdo re që ka penguar dritën,
në çdo element që ka ëmbëlsuar,
në çdo përbërës që ka hidhëruar,
në çdo gjë që ka qënë e mistershme, e padepërtueshme, e dhimbshme, dhe përulëse,
në çdo gjë që Ai dha,
në çdo gjë që Ai mori,
kjo dëshmi është për shkak të Tij, dhe kjo mirënjohje përmes kohës dhe përjetësisë: “Ai e ka bërë çdo gjë mirë!”

A na ka kthyer në besim përmes hirit të Tij nga një mënyrë që ne e kemi menduar të pamundur?
A i ka shkulur me rrënjë të gjitha shpresat tona tokësore?
A i ka prishur planet tona dhe na ka bërë të zhgënjehemi me pritshmëritë tona?
A na ka mësuar në shkollat më sprovuese, me anë të disiplinës më të ashpër, dhe me mësimët më përulëse për natyrën tonë?
A e ka tharë fuqinë tonë me anë të sëmundjes, na ka ulur në varfëri me anë të humbjes, dhe ka shtypur zemrat tona më anë të vuajtjes dhe mjerimit?

Dhe a jemi tunduar të thërrasim, “Të gjitha këto gjëra janë kundër meje!”
Ah! jo! besimi do të marrë epërsi, dhe ëmbëlsisht do të këndojë:
“Unë e di që në çdo gjë që ndodh,
Jezusi im i ka bërë të gjitha gjërat mirë!”

Të dashur, kështu duhet të jetë, sepse Jezusi nuk mund të bëjë asnjë gjë të gabuar!

Studio mënyrën e providencës dhe hirit të Tij me syrin mikoskopik të besimit — shikoji ato në çdo dritë, shqyrtoji ato në detajin e tyre më të hollësishëm, ashtu siç do të bëje me petalet e një luleje ose krahët e një insekti; dhe, oh, çfarë mrekullish, çfarë bukurie, çfarë përshtatje mahnitëse do të vëzhgoje në të gjitha marrjet me ty, nga Zoti ynë i lavdishëm!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes