Tema e Pashtershme e Dashurisë Shpenguese

Ai që mori mëkatet dhe hidhërimet tona, është i ulur mbi fronin e lavdisë, dhe ushtron gjithë pushtetin e tij në qiell dhe në tokë. Fronet, principatat, dhe pushtetet, përulen përpara tij. Çdo ngjarje në mbretëritë e providencës dhe të hirit është nën sundimin e tij. Providenca e tij depërton dhe menaxhon gjithcka, dhe është i vëmëndshëm ndaj të gjitha pjesëve, sikur ato të ishin një objekt i vetëm në vështrimin e tij. Nga kryeëngjëlli më i lartë deri të milingona dhe miza më e vogël, të gjitha varen nga Ai për qënien e tyre, ruajtjen e tyre, dhe fuqitë e tyre. Ai drejton trumcakët ku të ndërtojnë foletë e tyre, dhe të gjejnë ushqimin e tyre. Ai drejton ngritjen dhe rënien e kombeve, dhe drejton, me një fuqi të pamposhtme dhe urtësi të pagabueshme, të gjitha ngjarjet… Ai ndalon me një dorë të fuqishme përpjekjet më të mëdha të fuqive të errësirës; dhe Satani, me të gjithë ushtritë e tij, nuk mund të veprojë as sa gjerësia e një fije floku përtej kufinjve të lejes së tij.

Ky ëshë Ai i cili është kreu dhe burri i njerëzve të tij besues. Sa të lumtur janë ata të cilët janë të bekuar prej vullnetit të tij të mirë! Sa të sigurt janë ata të cilët Ai i mbron! Sa të nderuar dhe të privilegjuar janë ata ndaj të cilëve Ai është i kënaqur për tju shfaqur veten e tij, dhe të cilët mund ta quajnë Atë mikun e tyre! Duke i shpenguar ata prej vetë gjakut të tij, Ai vendos një vlerë të madhe mbi ta; Ai i vlerëson ata si thesari i tij, xhevahirët e tij, dhe i mban ata si bebëza e syrit të tij. Ata nuk kanë pse të kenë frikë; syri i tij është mbi ta në cdo situatë, veshi i tij është i hapur ndaj lutjeve të tyre, dhe krahët e tij të përjetshëm janë poshtë tyre për mbështetjen e tyre. Në tokë Ai drejton hapat e tyre, kontrollon armiqtë e tyre, dhe vepron gjithcka për të mirën e tyre; ndërsa në qiell, Ai lutet për ta, përgatit një vend për ta, dhe iu komunkon atyre poshtë shije provuese ripërtëritëse të lavdisë që shpejt do të zbulohet.

Oh si është i fshehur ky mister nga një botë mosbesuese! Kush mund ta besojë, derisa të njihet prej përvojës, cfarë marrëdhënie mbahet në këtë tokë hijesh midis Zotit të lavdisë dhe krimbave mëkatarë? Sa duhet ta lavdërojmë Atë që Ai na ka vizituar! Sepse dikur ne ishim të verbër ndaj bukurisë së tij, dhe të pandjeshëm ndaj dashurisë së tij, dhe do të kishim qëndruar kështu deri në fund, nëse nuk do të na kishte ndaluar me mirësinë e tij, dhe të gjendej prej nesh kur ne, nuk e kërkonim.

~ Xhon Njuton (John Newton)

 

Letters of John Newton [Letrat e Xhon Njuton] – to Mr. Place [Ndaj Znj. Pleis]

 (Edinburgh, Scotland; The Banner of Truth Trust; 2007) f. 237-239.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes