Le të mos harrojmë kurrë se vetëm zelli fetar nuk është provë që një njeri është një i krishterë i shëndoshë. Jo i gjithë zelli është i drejtë–mund të jetë një zell pa njohuri. Askush nuk është më i dëmshëm se një tip i zellshëm i paditur dhe gabues.
Jo i gjithë zelli është i besueshëm–pa udhëheqjen e Frymës së Perëndisë, mund ta cojë një njeri kaq larg, saqë, ashtu si Sauli, ai do të persekutojë vetë Krishtin. Disa mëndjemëdhenj imagjinojnë se ata po i bëjnë një shërbim Perëndisë, kur ata në fakt po luftojnë kundër të vërtetës së Tij, dhe po shtypin popullin e Tij. Le të lutemi që të mund të kemi dritë po aq sa edhe zell.
~ J.C. Ryle