I dashur mik i pashpëtuar,
A mund ta lexosh këtë me shumë kujdes, dhe pastaj ta firmosësh — nëse je dakord me të.
Unë jam i vendosur të vazhdoj në mëkat, dhe të ndjek parimet dhe zakonet e njerëzve përreth meje — megjithëse më kushton humbjen e shpirtit tim, dhe sjell ndëshkim të përjetshëm.
Unë jam i vendosur për të refuzuar Birin e Perëndisë — Unë nuk do ta përqafoj Atë si Shpëtimtarin tim, ose që Ai të mbretërojë mbi mua. Unë jam i vendosur që nuk do ta pranoj faljen që Perëndia paraqet në ungjill, megjithëse i kushtoi Jezusit jetën e Tij për ta siguruar atë — dhe unë e di që do të humbas në përjetësi pa të. Unë jam i vendosur të mos i nënshtrohem mënyrës së Perëndisë për t’u shpëtuar, dhe unë jap miratimin tim që të humbas përgjithmonë! Unë e kam mbledhur mendjen, që nuk do të jap kurrë miratimin për të marrë shpëtim falas me anë të besimit në Zotin Jezu Krisht — Unë nuk do ta kem atë!
Unë jam i vendosur. . .të refuzoj mesazhin e Perëndisë, të sfidoj drejtësinë e Tij, të kundërshtoj hapur fuqinë e Tij, të refuzoj mëshirën e Tij, të përballem me zemërimin e Tij, dhe ta ngurtësoj veten kundër të gjitha ftesave, bindjeve, paralajmërimeve, dhe premtimeve të Tij!
Unë jam i vendosur që nuk do t’i . . . përulem autoritetit të Tij, t’i dorëzohem kërkesave të Tij, të besoj në Birin e Tij, të pendohem për mëkatet e mia, të dua emrin e Tij, ose t’i bindem urdhërimeve të Tij!
Unë jam i vendosur që nuk do të ketë kurrë gëzim në Qiell midis engjëjve të Perëndisë— për shkak të kthimit tim në besim.
Unë kurrë nuk. . . do të braktis radhët e Satanit, të heq dorë nga praktikat e mia mëkatare, të kërkoj për mëshirë nga duart e Perëndisë, ose të marr kryqin tim dhe të ndjek Krishtin!
Unë jam i vendosur . . . të vazhdoj në rrugën time të ligë, të ngulmoj në shtegun e tanishëm mëkatar, të shoqërohem me shokët e mi mëkatarë — dhe nëse sjell dënimin tim të përjetshëm — atëhere le të ndodhë kështu!
Unë nuk do ta marr shpëtimin me kushtet e Perëndisë, Unë nuk do të përulem që të shpëtohem vetëm me anë të hirit, Unë nuk do të marr zgjedhën e Krishti mbi vete, dhe që të jem shërbëtori i Tij — megjithëse Qielli dhe të gjitha lavditë e përjetësisë do të siguroheshin prej saj.
Nëse nuk mund të shpëtoj nga zemërimi i Perëndisë— vetëm me anë të besimit, pendesës, dhe shenjtërisë — unë jam i vendosur për të shkuar në ferr, sepse jam i vendosur të mos i dorëzohem asnjë prej këtyre kushteve!
Nuk ka asnjë dobi që predikuesi të harxhojë frymën e Tij për mua! Unë e kam mbledhur mendjen time, unë do jem zoti i vetes sime, unë do ndjek rrugën time! Asnjë nuk ka të drejtë të ndërhyjë me mua — sepse vetëm vetes sime do t’i bëj keq!
Unë nuk kam asnjë kundërshti për të shkuar në kishë, ose për të marrë pjesë në ndonjë formë fetare— por që zemra ime t’i përkasë Perëndisë, të kryqëzohem me botën e tanishme, dhe ta bëj lavdinë e Perëndisë qëllimin e jetës — nuk bën kurrë për mua; prandaj me gëzim pranoj pasojat.
Nëse kjo kërkohet prej atyre që do të ishin të krishterë të vërtetë — atëhere duhet të ndalosh së nxituri mua — sepse nuk do të dorëzohem! Ti duhet të ndalosh të gjitha përpjekjet për të më kthyer në besim, sepse unë e kam mbledhur mendjen! Unë kam dëgjuar qinda predikime, Unë e kam lexuar vetë Biblën — por unë e kam ngurtësuar veten kundër të gjithave, dhe nuk do të dorëzohem tani!
Mos më trego më për dashurinë e Shpëtimtarit, mos më trego më për kënaqësitë e shenjtërisë, mos më trego më për tmerret e vdekjes, mos më trego më për gjykimin e llahtarshëm, mos më trego më për gëzimet e Qiellit, mos më trego më për agonitë e Ferrit— sepse nuk do të më bindësh asnjëherë ta dorëzoj veten te Perëndia, dhe të kërkoj shpëtim për shpirtin tim. Sepse unë e kam mbledhur mendjen, dhe sjellja ime e përditshme është e mjaftueshme për të të bindur për të. Unë jam i vendosur të mos dorëzohem— le të jenë pasojat ato që janë!
Unë do të eci ashtu sic kam ecur! Unë nuk do të jem shërbëtori i Krishtit! Unë nuk do të jem fëmijë i Perëndisë! Unë do t’i bindem vetëm Satanit! Unë do të ndjek rrugën e kësaj bote të ligë! Unë do t’i shërbej epsheve dhe kënaqësive të mia!
Për ta provuar, vendos firmën time, ____________.
A do ta vendosësh tani emrin tënd? A do ta vendosësh tani solemnisht vulën tënde në këtë delaratë? Pse ke kaq frikë?
A nuk flasin veprimet e tua më fort se fjalët e tua? A nuk është praktika jote e përditshme provë më e fortë— sesa të vendosësh emrin tënd në një deklaratë të tillë? Nëse nuk mund ta thuash këtë më lart me fjalë — por prapësëprapë vepron kështu me veprimet e tua — atëhere ku është ndryshimi? A nuk e lexon Perëndia gjuhën e jetës tënde? Nëse ti e thua në praktikën tënde të përditshme — atëhere pse mos të marrësh stilolapsin dhe të firmosësh me emrin tënd?
Shpejt gykimi do të vijë, dhe librat do të hapen — dhe krimininaliteti dhe marrëzia jote do të publikohen përpara botëve të mbledhura!
Atëhere, a do e firmosësh këtë? Pse jo? A është e vërtetë kjo për ty — apo nuk është?
Perkthyer nga: https://www.semperreformanda.com/the-gospel/letter-to-the-unsaved-by-rev-james-smith-1802-1862/
Te gjitha te drejtat te rezervuara.