“Dhe unë do të shtie armiqësi midis teje dhe gruas,
Fara e saj do të shtypë kokën tënde
Dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj” – Zanafilla 3:15
Ky është premtimi i parë që u bë për një Shpëtimtar ndaj racës apostate të Adamit. Ne zakonisht shikojmë për Krishtin vetëm në Dhiatën e Re. Por Krishtërimi, në një farë kuptimi, është po aq i vjetër sa edhe krijimi. Është e mrekullueshme të vërhesh sesi Perëndia gradualisht e zbuloi Birin e tij ndaj njerëzimit. Ai e filloi me premtimin në këtë varg dhe mbi këtë jetuan të zgjedhurit deri në kohën e Abrahamit. Për Të, Perëndia bëri zbulesa të tjera të këshillës së tij të përjetshme në lidhje me shpengimin e njeriut. Më pas, në kohë të ndryshme dhe mënyra të ndryshme, Perëndia iu foli etërve me anë të profetëve deri sa vetë Zoti Jezus u manifestua në mish dhe banoi ndër ne.
~ Xhorxh Uitfilld (George Whitefield)
The Sermons of George Whitefield [Predikimet e Xhorxh Uitfilld] (Wheaton, IL; Crossway Books; 2012) f. 45.