KUNDËRSHTONI FRYMËN E SHENJTË?
Kam dëgjuar shpesh që Veprat 7:51 është një provë kundër doktrinës biblike të hirit të parezistueshëm. Aty thuhet, “O qafëfortë dhe me zemër dhe veshë të parrethprerë, ju gjithnjë e kundërshtoni Frymën e Shenjtë…” Por ky është një dështim i madh ekzegjetik që në mënyrë të volitshme nuk i ka dhënë rëndësi të gjithë pjesës së parë të vargut. Kjo ndodh sepse është natyra e atyre që janë “të parrethprerë në zemër dhe veshë” ti rezistojnë dhe kundërshtojnë Frymën e Shenjtë. Ata nuk kanë veshë për të dëgjuar ose zemër për të kuptuar.
Rrethprerja e zemrës dhe veshëve, e cila mund të bëhet vetëm prej Frymës së Shenjtë, është vepra për të cilën flasim e cila çarmatos rezistencën e tyre. Rrethprerja e zemrës është një mënyrë tjetër në Bibël për të përshkruar veprën e Frymës së ripërtëritjes, dhe dukshëm që asnjë njeri nuk mund ta ripërtërijë ose ringjallë veten e tij.
– Nga J.W. Hendryx
Përkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/biblical_expositions/