3 Rregulla të Thjeshta për të Dëgjuar një Predikim

Nuk është e mjaftueshme që ne shkojmë në kishë dhe dëgjojmë predikime. Ne mund ta bëjmë këtë për pesëdhjetë vite, dhe të mos jemi aspak më mirë, por më keq… A e di dikush sesi mund të dëgjohet ashtu sic duhet? Atëhere vini në zemër këto tre rregulla të thjeshta.

1) Ne duhet të dëgjojmë me BESIM, duke besuar me thjeshtësi që cdo fjalë e Perëndisë është e vërtetë, dhe do të qëndrojë. Fjala në kohët e vjetra nuk u dha dobi Judenjve, sepse nuk ishte “e bashkuar me besimin te ata që e dëgjuan” (Heb. 4:2).

2) Ne duhet të dëgjojmë me NDERIM, duke kujtuar vazhdimisht që Bibla është libri i Perëndisë. Ky ishte zakoni i Thesalonikasve. Ata e morën mesazhin e Palit, “jo si një fjalë njerëzish, por si fjalë Perëndie” (1 Thes. 2:13).

3) Ne duhet të dëgjojmë me LUTJE, të lutesh për bekimin e Perëndisë përpara se predikimi të predikohet, të lutesh për bekimin e Perëndisë përsëri kur predikimi ka mbaruar. Këtu qëndron e meta e madhe të dëgjuarit të shumë njerëzve. Ata nuk kërkojnë bekim, dhe kështu që ata nuk kanë asnjë. Predikimi kalon nëpër mendjet e tyre si uji përmes një ene të shpuar, dhe nuk lë asgjë mbrapa.

 

► Përmbledhje:

 

Le ti mbajmë këto rregulla në mendje cdo mëngjes të diele, përpara se të shkojmë të dëgjojmë të predikohet Fjala e Perëndisë. Le të mos nxitojmë të shkojmë në prezencën e Fjalës së Perëndisë të pakujdesshëm, të pamatur, dhe të papërgatitur, sikur të mos kishte rëndësi se në cfarë mënyrë bëhet një punë e tillë. Le të mbajmë me vete besimin, nderimin, dhe lutjen. Nëse këto të treja janë shokët tanë, ne do dëgjojmë me shumë dobi, dhe do të kthehemi me lavdërim.

 

~ Rajli (J.C. Ryle)

 

Mendime Ekspozuese mbi Ungjijtë (Expository Thoughts on the Gospels): Lluka volumi 1, [Carlisle, PA: Banner of Truth, 1986], 258-259. {Lluka 8:16-21}

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes