KUNDËR LOJËRAVE ME LETRA!

Letra

KUNDËR
LOJËRAVE ME LETRA

Pjesë e shkëputur nga:

REFORMATION ADVOCATE.
VËLLIMI I. SHTATOR, 1876. NR. 11.

Perkthyer nga TrueCovenater

 

Një korrespondent shkruan: “Në një numër të fundit të “Instruktori i Krishterë”, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me lojërat me letra për argëtim, a ishte ajo përgjigje e mjaftueshme? A nuk qëndron e keqja e madhe e të luajturit me letra në faktin se ajo është një përdorim i shortit? Një thirrje dhe apelim drejtuar të Plotfuqishmit për të vendosur për një çështje mbi të cilën lojtarët pohojnë se nuk kanë kontroll?”

Loja me letra është një e keqe që po shtohet në këtë vend. Ndërkohë që lojërat, rezultati i të cilave varet nga stërvitja mendore, mund të mos jenë në thelb mëkatare (ose bëhen të tilla kur teprohen), të lozurit me letra nuk duhet të klasifikohet kurrë me to. Njeriu nuk ka të drejtë ta prostituojë shortin, duke thirrur emrin e Perëndisë në një ordinancë hyjnore vetëm për të vendosur mbi një çështje të parëndësishme, ose thjesht për qëllime zbavitjeje, pavarësisht sa kohë të lirë ai mund të ketë.”

Levitiku 16:8: “Aaroni do t’i hedhë në short dy cjeptë: njëri prej tyre do të caktohet për Zotin dhe tjetri do të shërbejë si cjap për shlyerjen e fajit.”

Fjalët e Urta 16:33: “Shorti hidhet që në barkun e nënës, por çdo veprim varet nga Zoti.”

[Ne mendojmë se ky është një udhëzim më i mirë sesa ai i dhënë nga “Instruktori i Krishterë“, i cili dënoi vetëm humbjen e kohës, por jo përdhosjen e një urdhërimi hyjnor.—ED.]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes