“Merrni edhe përkrenaren e shpëtimit dhe shpatën e Frymës, që është fjala e Perëndisë, duke u lutur në çdo kohë dhe me çdo lutje dhe përgjërim në Frymë dhe, duke ndenjur zgjuar për këtë me çdo këmbëngulje dhe përgjërim për të gjithë shenjtorët” – Efesianët 6:17-18
Konflikti për të cilin apostulli ka qënë duke folur nuk është vetëm nje betejë midis të krishterit dhe Satanit, por gjthashtu një luftë midis njerëzve të Perëndisë dhe fuqive të errësirës. Asnjë ushtar që hyn në betejë nuk lutet vetëm për veten e tij, por gjithshtu edhe për ushtarët e tjerë. Ata formojnë një ushtri, dhe suksesi i njërit është suksesi i të gjithve. Në mënyrë të ngjashme të krishterët janë të bashkuar si një ushtri dhe si pasojë kanë një kauzë të përbashkët, dhe secili duhet të lutet për të tjerët. E tillë është bashkësia e shenjtorëve, siç është parashtruar në këtë letër dhe në pjesë të tjera të Shkrimit…
~ Çarls Haxh(Charles Hodge)
Crossway Classic Commentaries [Komentarët Klasikë Corssway]– Efesianët
(Wheaton, IL; Crossway Books; 1994) Duke komentuar mbi Efesianët 6:18