(Puritani Thomas Brooks (1608–1680), “Pasuritë e pakërkueshme të Krishtit”)
Krenaria e vendos veten kundër nderit, qënies, dhe sovranitetit të Perëndisë. Mëkatet e tjera godasin te Fjala e Perëndisë, te njerëzit e Perëndisë, dhe te krijesat e Perëndisë—por krenaria godet drejtpërdrejt te vetë qënia e Perëndisë. Ai ka një urrejtje të veçantë kundër krenarisë.
Krenaria i ktheu engjëjt në djaj. Ata donin të ishin më sipër të tjerëve—dhe prandaj Perëndia i hodhi poshtë në Ferr.
Krenaria është një mëkat që, nga të gjitha mëkatet, e bën një njeri më të ngjashëm me Satanin. Krenaria është sëmundja e Satanit. Krenaria është një sëmundje kaq e ndyrë, saqë Perëndia më mirë sheh fëmijët e Tij të dashur të goditen nga Satani, sesa në krenari ata të jenë si Satani.
Përulësia e bën një njeri si engjëjt — dhe krenaria e bën një engjëll një djall. Krenaria është më e keqe se djalli, sepse djalli nuk mund të të bëjë keq deri sa krenaria të të ketë zotëruar.
Nëse do që të shohësh djallin të portretizuar në jetë—shih mbi një shpirt krenar; sepse ashtu si një fytyrë i ngjason një fytyre tjetër, po kështu një shpirt krenar i ngjason Satanit.
Shpirtrat krenarë janë majmunët e Satanit, dhe asnjë nuk e imiton atë në jetë si ata. Dhe oh që sikur ata të ishin të ndjeshëm për këtë, përpara se të jetë tepër vonë, përpara se dera e errësirës të mbyllet mbi ta!
“Ai që është zemërkrenar është i neveritshëm për Zotin… nuk ka për të mbetur pa u ndëshkuar” Fjalët e Urta 16:5