Ne kemi qënë duke admiruar veten tonë të ndyrë!

man, pray, sit-1350599.jpg

(William Mason, “E vetmja gjë e nevojshme për t’i bërë mëkatarët e varfër të pasur – dhe mëkatarët e mjerë të lumtur 1773)

“Unë e urrej kryelartësinë, arrogancën,…!” Fjalët e urta 8:13

Çfarë vigani i krenarisë është njeriu! Sa plot prej atij helmi të mallkuar, është natyra njerëzore! Ne nuk mund të marrim asnjë hir ose bekim nga Zoti—por natyra e korruptuar është e prirur të jetë krenar për të, dhe të mburret në të! Askush nuk është i përjashtuar nga kjo. Unë u bëj thirrje zemrave tuaja. Unë i drejtohem përvojës tënde. Kur zemra jote është zmadhuar në lutje;
kur shpirti yt ka qënë i përulur, i thyer, duke dëshiruar Atë…;
kur ti ke dëgjuar Fjalën me dashuri të ngrohtë dhe gëzim qiellor;
kur gjuha jote me ëmbësi dhe liri, u foli të tjerëve për Krishtin;
kur dora jote është shtrirë për të bërë ndonjë vepër të mirë;
tani në të gjitha këto, a nuk e ke parë krenarinë të veprojë? A nuk ke qënë gati ta ledhatosh veten me kënaqësi, dhe të reflektosh me ëndje: “Mirë, tani Zoti më do me të vërtetë! Me siguri që tani Ai më do më mirë—tani që e shoh veten kaq të shenjtë, dhe ndihem kaq qiellor!”

Por ku është Jezusi ynë i çmuar ndërkohë? Ne kemi parë te vetja jonë—deri sa e kemi humbur Atë nga shikimi ynë! Ne kemi qënë duke adhuruar veten tonë të ndyrë për hiret tona—në vend që të ishim në magjepsje me Krishtin, që është tërësisht i bukur, në të Cilin banon e gjithë plotësia e hirit, dhe nga plotësia e të Cilit ne marrim hir mbi hir!

“Ai që është zemërkrenar është i neveritshëm për Zotin!” Fjalët e Urta 16:5

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes