Mëshira e Perëndisë – Nga Wolfgang Musculus

“Por Perëndia që është i pasur në mëshirë, për shkak të dashurisë së tij të madhe me të cilën na deshi, ndonëse ne ishim të vdekur nëpërmjet shkeljeve, na dha jetë bashkë me Krishtin (ju jeni të shpëtuar me anë të hirit)” – Efesianët 2:4-5

Pasuritë e Perëndisë që Pali po iu referohet kur thotë që Perëndia është i pasur në mëshirë janë të mrekullueshme dhe hyjnore. Në këtë botë një njeri i pasur e përdor pasurinë e tij për të mirën dhe rehatinë e tij. Edhe nëse ai e jep një pjesë të saj për të ndihmuar të tjerët, ai e përdor pjesën më të madhe të saj për përfitimet e veta. Në kontrast me këtë, lloji i pasurisë në të cilën Perëndia është i pasur në mëshirë nuk ka si qëllim të mirën e tij, por tonën. Mëshira nuk mund ti bëjë mirë Atij në asnjë mënyrë sepse Ai nuk është i mjerë, i trishtuar ose në telashe dhe prandaj Ai nuk ka nevojë për të. E gjithë pasuria që e bën atë të pasur në mëshirë përdoret jashtë vetes së tij dhe vërshon në ne si ujrat e një burimi që gufon. Pasuri të tilla reflektojnë natyrën hyjnore, atribut i së cilës është gjithmonë të ketë mëshirë dhe të falë. Në botë asnjë nuk bëhet i pasur duke treguar mëshirë apo duke dhuruar, por vetëm duke marrë gjëra. Kështu janë pasuritë e kësaj botë. Kështu që le tua lëmë ato fëmijëve të kësaj bote dhe le të jemi vetë ne të pasur në mëshirë, duke ndjekur shembullin e Atit tonë në qiell.

 

~Wolfgang Musculus~

 

Reformed Commentary of Scripture [Komentar i Reformuar i Shkrimit]: 

Galatasit, Efesianët (Downers Grove, IL; IVP Academic; 2012) f. 281-282.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes