Mënyra më e mirë për të shkatërruar mëkatin

Nga puritani Thomas Brooks (1608–1680)

“Bëni, pra, të vdesin gjymtyrët tuaja që janë mbi tokë: kurvërinë, ndyrësinë, pasionet, dëshirat e këqija dhe lakminë, që është idhujtari” Kolosianeve 3:5

Përderisa një mëkat i këndshëm jeton dhe mban fron në një zemër, hiri dhe shenjtëria do të jen më të dobëta dhe më të ulëta. Por kur mëkati yt i këndshëm është rrënuar dhe shkatërruar nga fuqia dhe shpata e Frymës – hiri dhe shenjtëria shumë shpejt do të forcohen, dhe do të ngriten më lart.

Kur një njeri ka pirë helm, asgjë nuk do ta bëjë atë të përmirësohet, përderisa të mos vjellë helmin. Mëkatet e këndshme janë ai helmi i shpirtit, dhe përderisa ato të mos villen, dhe flaken me pendim të shëndoshë dhe me besim në gjakun i Krishtit, shpirti kurrë nuk do të përparojë në hir dhe shenjtëri!

Nëse ndonjëherë doni të arrini në një shkallë më të lartë të shenjtërisë, atëherë mundohuni me gjithë fuqinë tuaj, ti nënshtroni dhe kryqëzoni korrupsionet tuaj më të zjarrta, dhe lakmitë tuaja më të guximshme!

Oh, mos mendoni se idhujt tuaj të artë dhe të argjendtë do ti lëshojnë armët e tyre, të dorëzohen dhe të bien para këmbëve tuaja, dhe të lejojnë ti shkelësh për vdekje – pa të të goditur! Mos harro se mëkatet e vecanta do të bëjnë gjithçka që munden për të mbajtur vendin e tyre dhe për këtë arsye duhet të ngriheni me gjithë forcën tuaj kundër tyre, dhe ti shypni ato deri në pluhur, dhe ti digjni deri në hi!

Oh, ballafaqohu me epshet tua më të tërbuara, ashtu si Filistejt u ballafaquan me Sansonin, nxirrnjani sytë dhe detyrojini ato ti nënshtrohen mullirit të vdekjes, derisa fuqia e tyre të jetë krejtësisht e konsumuar dhe e tretur.

Kam lexuar për pesë burra, të cilët kur u pyetën se cila ishte mënyra më e mirë për të shkatërruar mëkatin, ata i dhanë këto përgjigje.

I pari tha, “Mënyra më e mirë për të shkatërruar mëkatin është, të meditosh mbi vdekjen.”

I dyti tha, “Mënyra më e mirë për të shkatërruar mëkatin është, të meditosh mbi ditën e gjykimit.”

I treti tha, “Mënyra më e mirë për të shkatërruar mëkatin është, të meditosh për gëzimet e qiellit.”

I katërti tha, “Mënyra më e mirë për të shkatërruar mëkatin është, të meditoni për vuajtjet e ferrit.”

I pesti tha, “Mënyra më e mirë për të shkatërruar mëkatin është, të meditosh për vdekjen dhe vuajtjet e Krishtit “.

Pa dyshim, ky i fundit goditi gozhdën në kokë!

Vështrimi i përditshëm gjakderdhës, rënkues, vdekatar i Shpëtimtarit – është e vetmja gjë që do ta nënshtrojë dhe shkatërrojë mëkatin e këndshëm!

O miq! Kurrë mos ndaloni së shikuari tek Krishti i kryqëzuar, derisa prej Tij të rrjedhë dëshira për kryqëzimin e atyre mëkateve të vecanta të cilat më së shumti pengojnë dhe ndalojnë rritjen dhe zmadhimin e shenjtërisë.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes