Thomas Brooks:
“Porsi një lumë, koha na mbart shpejt drejt përjetësisë — manovroje mirë shpirtin tënd.”
“Njeriu i urtë e kalon vitin duke u përgatitur për ditën e gjykimit.”
Jonathan Edwards:
“Kam vendosur, kurrë të mos bëj ndonjë gjë që do të kisha frikë ta bëja nëse do të ishte ora e fundit e jetës sime.”
“Rezoluta më e mirë është të vdesësh çdo ditë ndaj mëkatit, dhe të jetosh plotësisht për Zotin.”
John Flavel:
“Viti i ri na kujton se koha është një talent që duhet administruar, jo shpërdoruar.”
William Gurnall:
“Çdo vit sjell sprova të reja, por gjithashtu derdhje të reja të hirit.”
Cotton Mather:
“Një vit i ri është një mundësi e ripërtërirë për të përlëvduar Perëndinë, dhe për të bërë mëkatin të vdesë .”
“Çdo vit i kaluar pa përparim në hir, është një vit i humbur në kotësi.”
John Owen:
“Viti nuk është i joti, por të është huazuar nga Perëndia. Sigurohu që ta shpenzosh për lavdinë e Tij.”
“Ditët tona do të ikin shpejt, por përjetësia afron gjithnjë e më shumë.”
Samuel Rutherford:
“Çdo vit i ri është një kujtesë që jemi më afër takimit me Mbretin tonë.”
“Filloje vitin duke e lidhur zemrën tënde më ngushtë me kryqin e Krishtit.”
“Viti përpara është një shkretëtirë. Ec në të me manën e Fjalës së Perëndisë.”
“Parajsa është më afër këtij viti se vitin e kaluar. Lejo shpirtin të jetë më afër gjithashtu.”
Thomas Shepard:
“Ndërsa viti fillon, ashtu le të fillojë zemra jote përsëri me shenjtëri.”
“Fundi i vitit është i pasigurt. Jeto çdo ditë si të ishte e fundit.”
Thomas Watson:
“Koha është një monedhë e çmuar—shpenzoje me mençuri në thesare qiellore.”
“Një vit i filluar në botë, është një vit i kaluar në marrëzi të paarsyeshme.”
“Kujdesuni, pra, që të ecni me kujdes dhe jo si të marrët, por si të mençurit, duke e shfyrtësuar kohën, sepse ditët janë të mbrapshta.” Efesianëve 5:15-16
“Na mëso, pra, të numërojmë ditët tona për të pasur një zemër të urtë.” Psalmi 90:12