Xhon Roxhers (1505 – 4 Shkurt 1555) ishte një predikues anglez, përkthyes i Biblës dhe martir. Ai udhëhoqi përkthimin e Biblës (të quajtur Bibla e Methjusit) në anglishten e zakonshme gjatë mbretërimit të Mbretit Henri VIII dhe ishte martiri i parë protestant anglez nën mbretërimin e Marisë I të Anglisë e cila ishte e vendosur të rikthente Katolicizmin Roman.
Xhon Roxhers u dogj në turrën e druve në Smithfield Angli në moshën 50 vjecare në 4 Shkurt të vitit 1555. Ndërsa ishte në turrën e druve, midis atyre që po e shihnin dhe që e inkurajonin ishin vetë fëmijët e tij. Cfarë krimi monstruoz bëri ai që të meritonte këtë vdekje mizore?
I lindur rreth vitit 1500, Roxhers u edukua në Universitetin e Kembrixhit. Ai u bë një prift katolik dhe pranoi një pozicion në kishë në kohën që Reformacioni Protestant ishte në rritje e sipër. Ndërgjegjja e tij i thoshte që disa mësime të caktuara të Kishës ishin të gabuara dhe kështu ai hoqi dorë dhe u zhendos në Antwerp në Hollandë, ku u predikonte tregëtarëve anglezë.
Në Hollandë, ai u bë shok me Uilliam Tindejll (William Tyndale), një Reformator që po përkthente Biblën në Anglisht. Ai u takua me Uilliam Tindejll, nën influencën e të cilit braktisi besimin katolik roman, dhe u martua me një vendase të quajtur Adriana de Weyden. Nëntë muaj më vonë, Tindejllin e arrestuan dhe e futën në burg; ai do të ekzekutohej si heretik. Por Tindejll i la Roxhersit një dorëshkrim shumë të cmuar. Ky dorëshkrim ishte përkthimi i tij në anglisht i librave nga Jozueu deri te Kronikave që ende nuk ishte printuar.
Roxhers ishte i vendosur që puna e cmuar e Tindejllit te mos shkonte kot. Në dymbëdhjetë muajt në vijim ai punoi të përfundonte plotësisht Biblën. Teksti i saj bazohej tek ai i Tindejllit dhe Koverdejlit (Coverdale), dhe dy mijë shënimet e saj u morën nga shkrimet e dhjetra reformatorëve të ndryshëm që ishin në Kontinent.
Roxhers nuk mund të pretendonte që vepra ishte e tija dhe kështu ai përdori pseudonimin – Tomas Methjus (Thomas Matthews). Kur peshkopi Kranmer (Cranmer) pa një kopje të Biblës së re, ai ishte kaq i gëzuar sa i kërkoi kancelarit Tomas Kromuell (Thomas Cromwell) të fliste me mbretin që ta autorizonte atë. Henri VIII e autorizoi, dhe Bibla e Methjusit u bë përkthimi i parë zyrtar i autorizuar në gjuhën angleze.
Pasi Eduardi VI u bë mbreti i Anglisë, Xhon Roxhers u rikthye nga kontinenti, duke marrë gruan e tij në Angli. Atij iu dha pozicion i lartë në Kishën e Anglisë.
Eduardi VI vdiq dhe Maria, një katolike romane, u bë mbretëreshë. Në këtë kohë, Xhon Roxhers predikoi një mesazh të fortë duke e nxitur kishën e tij të qëndronte besnike ndaj parimeve të Reformacionit. Peshkopët katolikë të mbretëreshës e morën në pyetje në lidhje me predikimin, por ai u përgjigj mirë dhe ata e lanë të lirë.
Megjithatë, Kur një katolik u caktua për të folur në kishën “Kryqi i Krishtit”, besimtarët rebeluan. Në vend të tij, Xhon Roxhers predikoi në kishë duke lavdëruar “doktrinën e vërtëtë të mësuar në ditët e Mbretit Eduart,” dhe duke i paralajmëruar dëgjuesit e tij kundër “Papatit shkatërrmitar, idhujtarisë dhe supersticionit” të Kishës Katolike Romane.
Dhjetë ditë pas kësaj shfaqje publike të guximtë, në 16 Gusht të vitit 1553, Xhon Roxhers u thirr përpara këshillit dhe iu kërkua të qëndrone brenda shtëpisë së tij. Në janar të vitit 1554 Bonner, peshkopi i ri i Londrës, e dërgoi në burgun Njugejt, ku qëndroi me Xhon Hoper (John Hooper), Lorenc Sonders (Laurence Saunders),Xhon Bredford (John Bradford) dhe të tjerë për një vit. Në Dhjetor të vitit 1554 parlamenti miratoi statutet penale kundër Roxhersit dhe me dhjetë të tjerë doli përpara këshillit në shtëpinë e Gardinerit. Në 28 dhe 29 Janar, ai u paraqit përpara komisionit të caktuar nga Kardinali Pole, dhe u dënua me vdekje për herezi sepse mohonte mësimet e Kishës së Romës dhe prezencën fizike të trupit të Krishtit në sakramentin e darkës së Zotit.
Kur erdhi koha që ai të shoqërohej nga burgu Njugejt deri në Smithfield, ku edhe ishte vendi ekzekutimit të tij, zoti Udruf (Woodroofe), një nga sherifët, erdhi te Roxhers, dhe i kërkoi që të hiqte dorë nga doktrina e tij e neveritshme, dhe mendimi i lig për sakramentin e altarit. Roxhers u përgjigj, “Atë që kam predikuar do ta vulos me gjakun tim.” Pastaj zoti Udruf tha, “Ti je një heretik.” Roxhers iu përgjigj “Kjo do të shihet në Ditën e Gjykimit.” ai shtoi, “Unë nuk do të lutem kurrë për ty.” Por Roxhers i’u përgjigj “Por unë do të lutem për ty.”
Sipas librit të Martirëve Foxe, kur u shpall vendimi me vdekje, Roxhers iu lut Gardinerit ta lejonte që ti thoshte nja dy fjalë gruas së tij por Gardineri refuzoi duke i thënë se ai nuk ishte i martuar në mënyrë të ligjshme spese kishte qënë prift një herë. Megjithatë, ndërsa Roxhers po shkonte drejt turrës së druve, duke kënduar psalme, ai pa gruan e tij në anë të rrugës, duke mbajtur fëmijën e tyre më të vogël, që ai nuk kishte mundur ta takonte.
Në mëngjezin e martirizmit të tij ai u ngrit me ngut në qelinë e tij në Njugejt, dhe zor se iu la kohë të vishej. Kështu ai u cua në këmbë në Smithfield, ku gjatë saj mund të shihte kishën ku kishte predikuar, dhe përmes rrugëve ku kishte bërë punën e pastorit. Në anë të rrugës qëndronte gruaja dhe dhjetë fëmijët e tij (një foshnje) të cilët peshkopi Bonner, kishte refuzuar kategorikisht t’ju jepte leje për ta vizituar në burg. Ai i pa ata — por zor se u lejua që të ndalonte. Ai eci qetësisht drejt turrës së druve, duke përsëritur Psalmin 51. Një turmë e madhe ishte rreshtuar anash, dhe kishte mbushur cdo vend të mundshëm në Smithfield. Deri në atë ditë njerëzit nuk e dinin se si Reformatorët anglezë do të silleshin përballë vdekjes, dhe zor mund të besonin që ndonjë do të jepte trupin e tij të digjej për besimin e tij. Por kur ata panë Xhon Roxhers, martirin e parë, duke ecur qetësisht dhe me guxim drejt një varri të zjarrtë, entuziasmi i tufës nuk njihte kufi. Ata e mbushën vendin me brohorima.
Në turrën e druve, Roxhersit iu ofrua falje nëse do të hiqte dorë nga besimet e tij dhe do të kthehej te kisha katolike. Ai refuzoi. Zjarri u ndez dhe Roxhers lau duart e tij në flakët sikur të mos i ndjente ato. Noailles, ambasadori francez, flet për mbështetjen që iu dha Roxhersit nga shumica e njerëzve duke komentuar, “edhe fëmijët e tij e mbështetën, duke e ngushëlluar në një mënyrë të tillë saqë dukej sikur ai po cohej në një dasëm dhe jo në një ekzekutim.”
Ai ishte i pari nga shumë martirë gjatë mbretërimit të Marisë. Eshte një fakt i njohur që gjatë katër viteve të fundit të mbretërimit të mbretëreshës, jo më pak se 288 veta u dogjën në turrën e druve për shkak të besimit të tyre protestant.
Në vitin 1555, 71 veta u dogjën në turrën e druve
Në vitin 1556, 89 veta u dogjën në turrën e druve
Në vitin 1557, 88 veta u dogjën në turrën e druve
Në vitin 1558, 40 veta u dogjën në turrën e druve
Pesë martirë u dogjën në Kanterberi vetëm një javë përpara vdekjes së saj.
Kur anglezët e thjeshtë panë që Kisha e Romës ishte kaq e ligë dhe Protestantët kaq të guximshëm, i hoqën dyshimet se nga cila anë ishte e vërteta. Le të mos harrohet kujtimi i Reformatorëve të martirizuar deri sa Zoti të kthehet!”
———-
Të gjitha të drejtat të Rezervuara.