SOLA SCRIPTURA: Vetëm Shkrimi
Vetëm Shkrimi është standardi i pagabueshëm i jetës së kishës. Shkrimi i pagabueshëm është i vetmi burim i zbulesës së shkruar hyjnore dhe vetëm ai mund ta lidhë ndërgjegjen. Vetëm Bibla mëson gjithçka që është e nevojshme për shpëtimin tonë nga mëkati dhe është standardi me anë të të cilit duhet të vlerësohet e tërë sjellja e krishterë.
Solus Christus: Vetëm Krishti
Shpëtimi ynë arrihet vetëm me anë të veprës ndërmjetësuese të Krishtit historik. Vetëm jeta e tij e pamëkatë dhe shlyerja e tij zëvendësuese mjaftojnë për shfajësimin e pajtimin tonë me Atin.
Sola Gratia: Vetëm Hiri
Në shpëtim, çlirohemi nga zemërimi i Perëndisë vetëm ne anë të hirit të tij. Vetëm vepra e mbinatyrshme e Frymës së Shenjtë na sjell te Krishti, duke na çliruar nga skllavëria jonë ndaj mëkatit dhe duke na ngjallur nga vdekja shpirtërore në jetë shpirtërore.
Sola Fide: Vetëm Besimi
Shfajësimi është vetëm me anë të hirit, nëpërmjet besimit vetëm dhe vetëm përmes Krishtit.
Soli Deo Gloria: Lavdia i Përket Vetëm Zotit
Meqenëse shpëtimi vjen nga Perëndia dhe është përmbushur prej tij, është për lavdinë e Perëndisë dhe duhet ta lavdërojmë gjithnjë. Duhet t’i jetojmë jetët tona përpara pranisë së Perëndisë, nën autoritetin e Perëndisë dhe vetëm për lavdinë e tij.