Kjo pjesë është marrë nga artikulli Kontraceptivët (Pj. 3): Shterpësia, të Moshuarit, dhe Planifikimi Familjar Natyror
Abstenimi nga marrëdhënia seksuale nuk është mëkat në vetvete, por mund të jetë në varësi të qëllimit për abstenimin…
Abstenimi i Paligjshëm nga Marrëdhënia Seksuale
Metoda e ritmit është “një metodë e kontrollit të lindjeve ku çifti abstenon nga marrëdhëniet seksuale gjatë periudhës kur ovulacioni dhe ngelja shtatzanë është më i mundshëm.” Të qenit i vetëdijshëm për periudhën e fertilitetit të gruas mund të përdoret për të mbetur shtatzënë, por të abstenosh me qëllim parandalimin e ngjizjes është të kundërshtosh qëllimet që Zoti ka vendosur për martesën. Ashtu si veprimet tona, edhe qëllimet tona nuk duhet të veprojnë kundër projektimit të Perëndisë për martesën dhe seksin. (Lexo më shumë: Kontraceptivët (Pj. 2): Dominimi dhe Qëllimet e Martesës.)
Abstenimet e Ligjshme nga Marrëdhënia Seksuale
Ka arsye të ligjshme për burrin dhe gruan që të abstenojnë, të cilat nuk e shkelin këtë parim. …Fjala e Zotit na jep katër arsye kur abstenimi vullnetar dhe i përkohshëm nga marrëdhënia seksuale është i pranueshëm. Asnjëra prej tyre nuk është për qëllimin e parandalimit të ngjizjes:
1- Përkushtimi. Si për lutjen dhe agjërimin. “Mos ia privoni njëri-tjetrit, përvec në qoftë se jeni marrë vesh, për njëfarë kohe, që t’i kushtoheni agjërimit dhe lutjes, dhe bashkohuni përsëri që të mos i’u tundojë Satani për shkak të mospëmbajtjes suaj” (1 Korintasit 7:5; kr. Joel 2:16).
2 – Mëshira. Në rastin kur dikush ka lebër ose sëmundje të tjera ngjitëse (Lev. 13:46), ose një nga bashkëshortët është i dëmtuar fizikisht ose i sëmurë, ose për kohën pas lindjes së gruas dhe nuk mund të ketë marrëdhënie në mënyrë të sigurt. Do të ishte tendencë për shkatërrimin e jetës (Rrëfimi i Uestministerit 136) që të ekspozosh të tjerët ndaj sëmundjeve të rrezikshme, ose të kesh marrëdhënie kur do të përkeqësonte një dëmtim ose sëmundje. Prandaj, abstenimi nga marrëdhëniet është një akt mëshire.
3 – Papastërtia. Si abstenimi gjatë menstruacioneve, “Nuk do t’i afrohesh një gruaje për të zbuluar lakuriqësinë e saj në periudhën e papastërtisë së saj të shkaktuar nga zakonet.” (Lev. 18:19). Abstenimi i përkohshëm në këtë rast nuk është me qëllimin e parandalimit të ngjizjes, por për të shmangur një neveri të natyrshme për të cilën Zoti largoi kombet pagane nga toka e Izraelit (Lev. 18:24-30).
“Sepse çfarë mund të pritet nga një marrëdhënie e tillë e ndotur, përveç një brezi lebroz dhe të neveritshëm? Ky lloj mospërmbajtje është e ndaluar shprehimisht (Levitiku 18:19); dhe kishte një dënim kapital ndaj atyre që e bënin atë (Levitiku 20:18). Abstenimi në këtë kohë është vendosur në katalogun e shënimeve që shpallin një njeri të drejtë (Levitiku 7:20), dhe mospërmbajtja është vendosur në listën e neverive që provokuan Zotin të dëbonte kananeasit (Levitiku 18:28), dhe të braktisë trashëgiminë e tij (Ezekieli 22:10).”
Gouge, Detyrat Familjare, fq. 223.
4 – Nevoja. Si “kur një thirrje e ligjshme kërkon që burri të jetë larg gruas së tij për periudha të zgjatura si një ushtar në kohë lufte ose një predikues në kohë persekutimi ose apostazie” (Price, po aty.). Për shembull, kur Hiteu Uriahu nuk do të shkonte te gruaja e tij kur u largua nga fushëbeteja për shkak të planit të Davidit (2 Sam. 11:9-11).