Këshilla e Solomonit “Bli të vërtetën dhe mos e shit” (Fjalët e urta 23:23) reflekton faktin që e vërteta është dicka e cmuar në Shkrim. Në fund të fundit, Perëndia është “Perëndia i së vërtetës” (Psalmi 31:5; Isaia 65:16), që ka lartësuar Fjalën e Tij që është e vërteta (Psalmi 119:160; Psalmi 138:2; Gjoni 17:17). Zoti Jezu Krisht, Perëndia në mish njerëzor, është “plot hir dhe të vërtetë” (Gjoni 1:14; kr. Gjoni 1:17), duke qënë Vetë “rruga, e vërteta, dhe jeta” (Gjoni 14:6; kr. Efesianëve 4:21). Fryma e Shenjtë është “Fryma e së vërtetës” (Gjoni 14:17; Gjoni 15:26; Gjoni 16:13; 1 Gjoni 5:6), duke vulosur shpëtimin e atyre që përqafojnë “mesazhin e së vërtetës” (Efesianëve 1:13). Dhe kisha është “shtylla dhe mbështetja e së vërtetës” (1 Timoteu 3:15), duke mbrojtur dhe duke shpallur të vërtetën e ungjillit (kr. Kolosianëve 1:5). Në fakt, vetëm duke besuar të vërtetën njerëzit do të lirohen nga mëkati dhe vdekja (Gjoni 8:32).
Megjithëse njerëzit e Perëndisë ndonjëherë harrojnë rëndësinë e së vërtetës, Satani nuk e harron kurrë. Që nga rënia, ati i gënjeshtrës (kr. Gjoni 8:44) ka bërë gjithcka në fuqinë e tij për të shkatërruar, fshehur, dhe shtrëmbëruar të vërtetën—duke u përpjekur vazhdimisht duke e zëvendësuar me të rremen dhe mashtrimin. Ironikisht, sulmet e tij më vdekjeprurëse nuk vijnë nga ata që hapur e refuzojnë të vërtetën, por nga ata që rrëfejnë se e njohin dhe e besojnë atë. [1]
– John Macarthur
“Komentari i Dhiates se Re Macarthur; Hyrja per letren e Judes”
——–
Mos bëj kompromis me të vërtetën e Shkrimit. Mos zgjidh një “rrugë të mesme”, ca të vërteta dhe ca gënjeshtra bashkë, duke i mbushur mendjen vetes që je i balancuar, por mësoje të vërtetën e Perëndisë të zbuluar në Shkrim, përqafoje të vërtetën e Perëndisë, besoje të vërtetën e Perëndisë, shpalle të vërtetën e Perëndisë, dhe mbroje të vërtetën e Perëndisë. Amen.