A kanë njerëzit nga natyra, vullnet të lirë për të ardhur në besim në Jezus Krishtin?
Jo. Bibla deklaron që të gjithë ne ishim rob të korruptimeve tona, Satanit dhe botës. Ja pse Pali lutet për jobesimtarët, “…me shpresë se Perëndia ua jep atyre të pendohen, që të njohin të vërtetën, dhe të vijnë në vete, jashtë nga laku i djallit, që i ka zënë robër për vullnetin e tij.” (2 Tim. 2:25,26). Tani nëse ne ishim rob për të bërë vullnetin e dikujt tjetër atëhere është e qartë që vullneti ynë nuk ishte i lirë, dhe sipas pasazhit më lart, liria vjen të një individ vetëm kur Perëndia e jep atë. Po kështu, kur Jezusi premton liri nga robëria e mëkatit, Ai thotë, “nëse Biri do t’ju bëjë të lirë, do të jeni me të vërtetë të lirë.” (Gjoni 8:36) Dhe përsëri, në të njëjtën mënyrë Pali deklaron që “Asnjë nuk mund ti thotë Jezusit Zot, veçëse në Frymën e Shenjtë.” (1 Korintasit 12:3) Ne vetëm do t’i bënim dëm vetes sonë nëse do të liheshim në vetë vullnetin tonë të lirë që kemi mburrur.
Vini re fjalën “me shpresë” përpara se ti lutet Perëndisë për t’ju dhënë atyre pendesën. Kjo qartësisht zbulon që në mendjen e Palit, Perëndia nuk vepronte kështu për të gjithë. Kjo dhënie e pendesës ishte vetëm për ata që Ati i ka “dhënë” Birit (Gjoni 6 & 17) Gjithashtu Jezusi nuk thotë “kur Biri ju bën të lirë” por “NËSE Biri do t’ju bëjë të lirë…”
Përkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/theology/