2) Të kesh frikë Perëndinë është të kemi një përsiatje kaq të shenjtë për Perëndinë në zemrat tona, saqë nuk guxojmë të mëkatojmë. “Përsiatni dhe mos mëkatoni” Psalmi 4:4. I padrejti mëkaton dhe nuk ka frikë; i drejti ka frikë dhe nuk mëkaton. “Si mund ta bëj unë këtë të keqe të madhe dhe të kryej një mëkat kundër Perëndisë?” Zanafilla 39:9… Ai që ka frikë Perëndinë nuk do të mëkatojë, edhe nese mëkati është tepër i fshehtë. “Mos e mallko të shurdhrin, dhe mos vër asnjë pengesë para të verbërit — por ki frikë nga Perëndia yt.” Levitiku 19:14. Supozoni që të mallkoni një të shurdhët, ai nuk mund t’ju dëgjojë; ose supozoni që ti vini një pengesë të verbërit, dhë bëni që ai të bjerë, ai nuk mund t’ju shikojë.
Por frika e Perëndisë do t’ju bëjë ti flakni mëkatet të cilat nuk mund të dëgjohen dhe shikohen nga njerëzit! Frika e Perëndisë shkatërron frikën e njeriut. Të tre fëmijët hebrenj e kishin frikë Perëndinë, prandaj ata nuk kishin frikë nga zemërimi i mbretit. Danjeli 3:16. Sa më e madhe zhurma, aq më shumë mbyt më të voglën; zhurma e vetëtimës, mbyt zhurmën e një lumi. Po njësoj, kur frika e Perëndisë është supreme në shpirt, mbyt të gjitha frikërat e tjera mishërore. E bën Perëndinë të jetë Perëndi për ne, kur ne kemi një frikë të shenjtë ndaj Tij.
~ Puritani Thomas Watson (1620 – 1686)
Ten Commandments [Dhjetë Urdhërimet] (Portland, Oregan; MonergismBooks.com; 2010) eBook. Pjesë nga “The Works of Thomas Watson [Veprat e Tomas Uatson]” – The Ten Commandments [Dhjetë Urdhërimet]; Pjesa 2 – The Ten Commandments [Dhjetë Urdhërimet]; Seksioni 1 – The First Commandment [Urdhërimi i parë]; Pjesa 5 – To have God to be God to us, is to FEAR him [Të kesh Perëndinë të jetë Perëndi për ne, është ta kesh Frikë Atë].