Vëllezër dhe motra, ju përgjërohem, që të reflektojmë. Thirrja e Biblës për jobesimtarin nuk është “Zoti të do” por “Arratisu nga Zemërimi i Perëndisë që po vjen” dhe “Pendohu dhe Beso”. Cdo njeri do të dalë një ditë përpara Perëndisë dhe sa e pamend do të jetë që në vend që ti paralajmëronim njerëzit me dashuri për Zemërimin dhe Gjykimin e Perëndisë që po vinte i kemi lajkatuar dhe u kemi dhënë siguri dhe paqe të rreme në mëkatet e tyre.