Arminianizmi kundërshton Biblën


Nga Michael Jeshurun

Perëndia thotë – “(Shpëtimi) “nuk varet as prej atij që do, as prej atij që vrapon, por nga Perëndia që ka mëshirë.!” [Rom 9:16]
Arminiani thotë, “Me vjen keq, Shpëtimi ESHTE prej atij që do nga vetëvullneti i lirëdhe prej atij që vrapon me vendosmërinë e tij!”
———-
 Perëndia thotë, “Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq!” [Gjoni 6:44]
Arminiani thotë, “Më vjen keq, ky është interpretimi YT! Një njeri megjithëse i rënë dhe mëkatar MUND të vijë te Krishti nëse ai dëshiron!”
———-
 Perëndia thotë, “Dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin aspak, përjetë, dhe askush nuk do t’i rrëmbejë nga dora ime.” [Gjoni10:28]
Arminiani thotë, “Më vjen keq, fëmija i Perëndisë MUND dhe do të humbasë nëse ai nuk ‘sillet’si i atillë, dhe megjithëse asnjë njeri nuk mund ti rrëmbejë ata nga dora e Perëndisë, fëmija i Perëndisë mund të largohet vetë!”
———-
 Perëndia thotë, “Unë elë jetën time për delet. [Gjoni 10:15]
Arminiani deklaronJo! Krishti derdhi gjakun e tijpër Judën njësoj si për Pjetrin, dhe për Pilatinsa edhe për Palin, dhe për ata që po digjen në ferrnjësoj si ata që janë në lavdi!”
———-
 Perëndia thotë, “Kështu të shpenguarit nga Zoti do të kthehen, do të vijnë në Sion me klithma gëzimi [Isaia 51:11]
Arminiani thotë, “Jo! Ata mund TE ZGJEDHIN që të mos kthehen dhe të mos vijnë!”
———-
Si përfundim Perëndia thotë, “Do të bëj me ta një besëlidhje të përjetshme; nuk do të largohem më prej tyre dhe do t’u bëj të mira dhe do të shtie në zemrën e tyre frikën, me qëllim që të mos më braktisin. [Jeremia 32:40]Arminiani thotë, “Më vjen keq, Perëndia DO TE largohetnga fëmijët e Besëlidhjes së Tij nëse ata nuk sillen si të tillë dhe fëmijët e Tij do të largohen prej Tij nëse nuk janë besnikë.”

———-

Përfundimisht, Shpëtimi sipas Arminianit  NUK është “prej Zotit!” [Jona 2:10].
Ai është prej “Zotit DHE njeriut!” Shpëtimi NUK është prej VETEM Hirit por prej Hirit PLUS VEPRAT! Në analizën përfundimtare njeriu ka me se të mburret (Rom 4:2) sepse pa ‘bashkëpunimin’ e TIJ Krishti vdiq më kot!

Por atij që bën vepra, paga nuk i llogaritet sipas hirit por SI DETYRIM

ndërsa atij që NUK BEN VEPRA, por beson në atë që drejtëson të pabesin, BESIMI I TIJ i llogaritet për drejtësi. Sikurse dhe Davidi shpall lumturinë e njeriut të cilit Perëndia i llogaritdrejtësi PA VEPRA, duke thënë: “Lum ata të cilëve u janë falur paudhësitë dhe të cilëve mëkatet u janë mbuluar. Lum njeriu të cilit Zoti nuk do t’ia llogaritë mëkatin”.  [Romakëve 4:4-8]
Jo neve, o Zot, jo neve, por emrit tënd jepi lavdi, për mirësinë tënde dhe për besnikërinë tënde.  [Psalmi115:1]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes