Kontraceptivët (Pj. 3): Shterpësia, të Moshuarit, dhe Planifikimi Familjar Natyror

Kontraceptivet dhe Shterpesia

Nga Paul J. Barth

Postimi i parë në këtë seri shqyrtoi kontraceptivët me natyrë abortuese, rreziqet për shëndetin dhe pasojat sociale, si dhe një histori të shkurtër të kontraceptuesve. Postimi i dytë u fokusua në mandatin e dominimit për “të qenë të frytshëm dhe të shumoheshin” dhe se si lindja e fëmijëve është një nga qëllimet themelore të martesës. Tani, këto çojnë në disa pyetje dhe kundërshtime të mundshme që ne do ti shqyrtojmë në këtë postim të tretë të serisë sonë. Çfarë mund të themi për ata që janë shterpë dhe të moshuar? Nëse lindja e fëmijëve është një qëllim themelor i martesës, a do të thotë kjo se këto grupe personash nuk mund të kenë martesa të ligjshme? Çfarë mund të themi për Planifikimin Familjar Natyror (Shën. i përkth: disa metoda të ndryshme natyrore pa ilace dhe pa mjete për të shmangur shtatzaninë)? Cilat janë arsyet e ligjshme për burrin dhe gruan që të abstenojnë nga marrëdhëniet seksuale?

Shterpët dhe të Moshuarit

Për ti paraprirë një kundërshtimi të zakonshëm dhe për të bërë një sqarim të nevojshëm, do të kthehemi përsëri te William Gouge. Fakti që lindja e fëmijëve është një detyrë dhe qëllim i martesës nuk do të thotë se çiftet shterpe, ose të moshuara, nuk mund të martohen, as nuk do të thotë që pasi të martohesh shterpësia e bën të pavlefshme martesën. Kur veprohet kundër çdo qëllimi të martesës (bashkimit të burrit dhe gruas, lindjes së fëmijëve, parandalimit të imoralitetit, krahaso Rrëfimin e Uesministerit 24:2) shkelet natyra e aktit të martesës, e cila e bën vetë aktin të jetë kundër natyrës, siç është akti homoseksual (me të cilin krahasohet onanizmi, krahaso pjesën 4 të serisë). Kështu, çdo akt kundër ngjizjes së një fëmije në aktin e martesës është kundër natyrës. Por nëse është i pranishëm një defekt që është jashtë kontrollit të tyre, kur njerëzit shterpë ose të moshuar martohen, ata janë ende në përputhje me projektimin e Perëndisë për martesën. Nga një perspektivë njerëzore, mundësia e shtatzënisë mund të mungojë, por nuk po veprohet kundër asnjë qëllimi të martesës, as në vullnet e as në veprimet e jashtme.

Gouge bën dallimin midis atyre që janë impotentë dhe atyre që janë shterpë. Një person impotent nuk duhet të martohet, por njerëzit shterpë mund të martohen. Por nëse një njëri bëhet impotent pas martesës, kjo nuk e anullon martesën. Këtu janë fjalët e tij:

3. Për personat impotentë që nuk duhet të kërkojnë martesë.

2. Duhet të konsiderohen impotentë dhe kështu të paaftë për të kryer detyrat thelbësore të martesës, ata që (për të përdorur frazën e Shkrimit) janë lindur eunukë nga barku i nënës së tyre (Mateu 19:12), ose janë bërë kështu prej ndonjë aksidenti, ata që kanë gjymtim, ose të mbyllur në pjesët e tyre të fshehta, ose të prekur nga një paralizë e pashërueshme, ose që kanë frigjitet, ose ndonjë pengesë tjetër të tillë.

Këta nuk duhet të kërkojnë martesë, sepse me anë të këtyre shenjave të impotencës, Perëndia po u tregon se po i thërret që të jetojnë beqarë.

Përkundrejt këtij manifestimi të vullnetit të Perëndisë janë duke mëkatuar ata persona që fshehin impotencën e tyre dhe bashkohen në martesë, kjo sepse ata po prishin një qëllim kryesor të martesës, që është lindja e fëmijëve, dhe i bëjnë personit me të cilin martohen një padrejtësi, pasi, nuk mund të bëhet asnjë herë një kënaqësi e mjaftueshme.

 

(Sqarim i përkthyesit: Nëse personi ka lloj impotence që mund të kurohet nga mjekësia moderne dhe e aftëson atë të kryeje si duhet detyrat martesore dhe marrëdhënie seksuale, atëhere personi mund të martohet. Por nëse personi ka impotencë (gjymtim ose paralizë) të pashërueshme as edhe nga mjekësia moderne, atëhere ai person nuk duhet të hyjë në martesë dhe ti bëjë padrejtësi personit tjetër)

 

4. Për shterpësinë, që nuk pengon martesën.

Pyetje: A duhet personat që janë shterpë të renditen midis personave impotentë?

Përgjigjja: Jo, ka një ndryshim të madh midis impotencës dhe shterpësisë.

Impotenca mund të njihet dhe të dallohet nga shenja të jashtme të ndjeshme, ndërsa shterpësia nuk mund të njihet. Ajo nuk njihet përveçse nga mungesa e lindjes së fëmijëve.

Personat impotentë nuk mund të japin dashuri të duhur [dmth. marrëdhënie seksuale], por ata që janë shterpë mund të japin.

Impotenca është e pashërueshme, por shterpësia nuk është e tillë. Shumë veta pas një kohe të gjatë shterpësie janë bërë të frytshëm, dhe kjo jo vetëm përmes një veprimi të jashtëzakonshëm të Perëndisë mbi rrjedhën e natyrës [si për shembull Sara (Zanafilla 18:11) dhe Elizabeta (Luka 1:7), të cilat për shkak të moshës nuk i kishin të përmuajshmet] por gjithashtu përmes një bekimi të tillë që mund të jepet në rrjedhën e natyrës, duke u marrë përmes lutjes [si Rebeka (Zanafilla 25:21) dhe Ana (1 Sam 1:5,20)] për të cilat përvoja e përditshme jep prova të mira, sepse shumë gra pas 10, 15, 20, dhe më shumë viteve shterpësie kanë sjellë fëmijë në jetë.

Mbi këto baza shumë Shenjtorë, që kanë qenë të shterpë, janë martuar, dhe praktika e tyre në këtë drejtim nuk është refuzuar, as martesa e tyre nuk është shpërbërë. Sepse megjithëse lindja e fëmijëve është një qëllim i martesës, prapësëprapë nuk është qëllimi i vetëm. Dhe kështu lidhja e martesës është e paprekshme, që edhe pse është bërë për shkak të fëmijëve, nuk mund të prishet për mungesë fëmijësh.

Atje ku nuk ka një pengesë të tillë të drejtë siç është përmendur më parë, është e ligjshme për të gjitha llojet e njerëzve, pavarësisht nga thirrja ose gjendja e tyre që të martohen. Sepse Martesa është e nderuar në të gjithë, ose midis të gjithë, dmth. në, ose midis të gjitha llojeve të njerëzve (Hebrenjve 13:4): dhe është konsideruar një doktrinë e djajve të ndalosh të martesën (1 Timoteut 4:1,3). Sepse është një doktrinë në kundërshtim me fjalën e Zotit, dhe një doktrinë që shkakton shumë djegie të brendshme dhe ndotje të jashtme, dhe kështu i bën trupat e tyre që duhet të jenë tempuj të Frymës së Shenjtë, të jenë stalla të djajve.

Detyrat Familjare, Trajtimi i Dytë, Pjesa 1

 

Arsyet e Ligjshme për të Abstenuar nga Marrëdhëniet Seksuale

 

“Ka një papërshtatshmëri te epshi në lidhje me qëllimin kur dëshirat e një njeriu nuk kanë si qëllim të ligjshëm lindjen e fëmijëve dhe parandalimin e imoralitetit, por vetëm kënaqësinë e veprës dhe kënaqjen e dëshirave të zemrës së tij pa ndonjë shqetësim tjetër. Sepse kjo është të jesh shtazarak, krijesa të pa arsyeshme që nuk kanë kapacitetin të mendojnë qëllimin e veprimeve të tyre, zhyten në to nga një lloj dhune, një lëvizje e fortë ku i sundon kënaqësia e ndjenjave të tyre, por njeriu nuk duhet të jetë kaq sensual; po ashtu dëshirat e tij duhet të rregullohen nga arsyetimi i tij, dhe ai duhet të dijë dhe të konsiderojë pse dëshiron ndonjë gjë, dhe të udhëhiqet në dëshirat e tij nga motivet dhe nxitjet e duhura.”

Edward Leigh, Body of Divinity, fq. 844

 

Qëllimi është gjithmonë i rëndësishëm në situatat e etikës; ne duhet të bëjmë dallimin midis finis operis (qëllimi i veprës) dhe finis operantis (qëllimi i vepruesit). krahaso Skolasticizmi i Reformuar: Dallimi i Qëllimeve. Abstenimi nga marrëdhënia seksuale nuk është mëkat në vetvete, por mund të jetë në varësi të qëllimit për abstenimin. Në postimin tonë të ardhshëm do të flasim për mëkatin e onanizmit, akti (finis operis) i të cilit është mëkatar pavarësisht nga qëllimet e vepruesit. Por së pari do të shqyrtojmë arsyet e ligjshme dhe të paligjshme për abstenimin nga marrëdhënia seksuale brenda martesës.

Qasjet si “metoda e ritmit” ose Planifikimi Familjar Natyror (Shën. i përkth: disa metoda të ndryshme natyrore pa ilace dhe pa mjete për të shmangur shtatzaninë) nuk janë mëkat për të njëjtën arsye që është onanizmi. Metoda e ritmit është “një metodë e kontrollit të lindjeve ku çifti abstenon nga marrëdhëniet seksuale gjatë periudhës kur ovulacioni dhe ngelja shtatzanë është më i mundshëm.” Të qenit i vetëdijshëm për periudhën e fertilitetit të gruas mund të përdoret për të mbetur shtatzënë, por të abstenosh me qëllim parandalimin e ngjizjes është të kundërshtosh qëllimet që Zoti ka vendosur për martesën. Ashtu si veprimet tona, qëllimet tona nuk duhet të veprojnë kundër projektimit të Perëndisë për martesën dhe seksin. Ka arsye të ligjshme për burrin dhe gruan që të abstenojnë, të cilat nuk e shkelin këtë parim. Pasojat e mira dhe të nevojshme nga Fjala e Zotit na japin katër arsye kur abstenimi vullnetar dhe i përkohëshëm nga marrëdhënia seksuale është i pranueshëm. Asnjë prej tyre nuk është për qëllimin e  parandalimit të ngjizjes.

1- Përkushtimi. Si për lutjen dhe agjërimin. “Mos ia privoni njëri-tjetrit, përvec në qoftë se jeni marrë vesh, për njëfarë kohe, që t’i kushtoheni agjërimit dhe lutjes, dhe bashkohuni përsëri që të mos i’u tundojë Satani për shkak të mospëmbajtjes suaj” (1 Kor. 7:5; kr. Joel 2:16).

2 – Mëshira. Në rastin kur dikush ka lebër ose sëmundje të tjera ngjitëse (Lev. 13:46), ose një nga bashkëshortët është i dëmtuar fizikisht ose i sëmurë, ose për kohën pas lindjes së gruas dhe nuk mund të ketë marrëdhënie në mënyrë të sigurt. Do të ishte tendencë për shkatërrimin e jetës (Rrëfimi i Uestministerit 136) që të ekspozosh të tjerët ndaj sëmundjeve të rrezikshme, ose të kesh marrëdhënie kur do të përkeqësonte një dëmtim ose sëmundje; prandaj, abstenimi nga marrëdhëniet është një akt meshire. Greg Price shton:

“Për më tepër, kur qëllimi specifik i një procedure mjekësore nuk është të parandalojë ngjizjen e një fëmije, por për të hequr ndonjë ind kancerogjen ose për të korrigjuar ndonjë disfunksion trupor të nënës ose të babait, dhe në procesin e kësaj procedure mjekësore, aftësia e nënës ose babait për të lindur fëmijë pengohet ose eliminohet, atëherë do të thoja se një procedurë e tillë nuk është mëkat. Sepse qëllimi i operacionit ishte një veprim mëshire për mbajtjen e jetës, dhe jo për mizorinë e parandalimit të jetës. Zoti ynë gëzohet të tregojë meshirë dhe na thërret të zvogëlojmë vuajtjen e të tjerëve (në të gjitha rrethanat e ligjshme) dhe jo të rrisim vuajtjen e të tjerëve (Mateu 12:7).”

Kontrolli i Lindjeve—Pozita Biblike dhe Historike Protestante.

Prandaj, operacioni i sterilizimit ose një histerektomi në raste të tilla mund të jetë i ligjshëm. Por megjithatë, nuk do të ishte e urtë për babain të bënte një vazektomi nëse nuk është ai që ka problemin mjekësor. Mos ndodhtë, por nëse nëna vdes, ose një divorc i ligjshëm ndodh më vonë dhe babai kur të martohej përsëri ai të mos ishte në gjendje të bënte fëmijë.

3 – Papastërtia. Si abstenimi gjatë menstruacioneve, “Nuk do t’i afrohesh një gruaje për të zbuluar lakuriqësinë e saj në periudhën e papastërtisë së saj të shkaktuar nga zakonet. (Lev. 18:19). Abstenimi i përkohshëm në këtë rast nuk është me qëllimin e parandalimit të ngjizjes, por për të shmangur një neveri të natyrshme për të cilën Zoti largoi kombet pagane nga toka e Izraelit (Lev. 18:24-30).

“Sepse çfarë mund të pritet nga një marrëdhënie e tillë e ndotur, përveç një brezi lebroz dhe të neveritshëm? Ky lloj mospërmbajtje është e ndaluar shprehimisht (Levitiku 18:19), dhe kishte një dënim kapital ndaj atyre që e bënin atë (Levitiku 20:18). Abstenimi në këtë kohë është vendosur në katalogun e shënimeve që shpallin një njeri të drejtë (Levitiku 7:20), dhe mospërmbajtja e kundërt është vendosur në listën e  neverive që provokuan Zotin të dëbonte kananeasit (Levitiku 18:28), dhe të braktisë trashëgiminë e tij (Ezekieli 22:10).”

Gouge, Detyrat Familjare, fq. 223.

4 – Nevoja. Si “kur një thirrje e ligjshme kërkon që burri të jetë larg gruas së tij për periudha të zgjatura si një ushtar në kohë lufte ose një predikues në kohë persekutimi ose apostazie” (Price, po aty.). Për shembull, kur Hiteu Uriahu nuk do të shkonte te gruaja e tij kur u largua nga fushëbeteja për shkak të planit të Davidit (2 Sam. 11:9-11).

Abstenimi nga marrëdhënia seksuale për qëllimin e mosngjizjes vjen nga një mendësi që është në kundërshtim me urdhërimin e Perëndisë për martesën; është mëkat në qëllim (finis operantis). Perëndia është me të vërtetë sovran dhe asgjë nuk mund ta ndalojë dorën e tij nga bërja e asaj që ai ka vendosur të bëjë, megjithatë ne nuk duhet ta përdorim këtë si leje për të mos iu përmbajtur projektimit të tij për martesën në rendin e krijuar. Perëndia mund të zgjedhë të bekojë dikë me një fëmijë pavarësisht nga përdorimi i kontraceptivëve, ose madje pavarësisht shterpësisë jo të qëllimshme, por kjo nuk do të thotë se është moralisht e drejtë të përpiqesh të parandalosh ngjizjen.

“Merrni parasysh analogjinë e mëposhtme. Ashtu siç është e qartë që është një e keqe morale të parandalosh qëllimisht ngjizjen e JETËS SHPIRTERORE (dmth. një njeri të ri në Krishtin) që Perëndia e krijon përmes farës së ungjillit, po kështu do të argumentoja se është një e keqe morale të parandalosh qëllimisht ngjizjen e JETËS FIZIKE (dmth. një njeri të ri në Adamin) që Perëndia gjithashtu e krijon, por përmes farës së marrëdhënies. Në një anë, ashtu siç është një shkelje e Urdhërimit të Gjashtë për të mbajtur qëllimisht farën e ungjillit të mos predikohet me qëllimin e parandalimit të lindjes të një njeriu të ri në Krishtin (sepse një njeri i ri është krijim i Perëndisë, i ripërtërirë në shëmbëlltyrën e Perëndisë), po ashtu është një shkelje e Urdhërimit të Gjashtë të parandalosh qëllimisht farën e njeriut të bashkohet me vezën e një gruaje me qëllimin e parandalimit e lindjes së një njeriu të ri në Adamin (sepse një njeri është krijim i Perëndisë, i bërë në shëmbëlltyrën e Perëndisë). Në anën tjetër, ashtu siç nuk është një shkelje e Urdhërimit të Gjashtë të shmangesh nga predikimi i farës së ungjillit me qëllimin për të përmbushur detyra të tjera të urdhëruara (personale, familjare dhe qytetare), po kështu nuk është një shkelje e Urdhërimit të Gjashtë të shmangesh nga transmetimi seksual i farës së burrit me qëllimin për të përmbushur detyra të tjera të urdhëruara (përkushtimin, modestinë, meshirën dhe nevojën). Jeta, qoftë fizike apo shpirtërore, është krijimi i madh i Perëndisë. Që njeriu qëllimisht të parandalojë jetën për arsyet e tij është të uzurpojë të drejtën e posacme e Krijuesit të jetës.”

Greg Price, po aty.

Jo vetëm që Shkrimi mëson detyrat pozitive dhe bekimet e lindjes së fëmijëve brenda martesës dhe arsyet e ligjshme për abstenimin nga marrëdhënia seksuale, por ai gjithashtu na detajon rastin e Onanit dhe mëkatin e tij, që është quajtur onanizëm. Ne do ta shqyrtojmë këtë në dritën e Shkrimit dhe në interpretimin historik të kishës së krishtere (duke përfshirë traditën e Reformuar) në postimin tjetër e të fundit të kësaj serie.

Kontraceptivët (Pj. 4): Onanizmi (Derdhja e Farës Jashtë te Zanafilla 38)

Perkthyer nga https://purelypresbyterian.com/2015/08/07/contraception-pt-3-barrenness-the-elderly-the-rhythm-method/

Perkthimi Hungarisht: https://oreformatus.hu/2021/06/01/fogamzasgatlas-iii-resz-meddoseg-idoskor-termeszetes-csaladtervezes-nfp/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes