Seksi oral është një formë shumë e përhapur e seksit në shoqërinë e sotme moderne. Shumë mendojnë se është në rregull që ai të kryhet në martesë. Por a është vërtet kështu?
Duhet të kuptojmë që një nga mjetet kryesore që e ushqen shoqërinë tonë me këtë lloj seksi është pornografia. Pornografia e vendos këtë formë dhe format e tjera seksuale në mendjet dhe zemrat e njerëzve. Sikur pornografia nuk do të ekzistonte, rrallë mund të ndodhte që njerëzit ta praktikonin atë. Kjo sepse ajo është shumë e panatyrshme. Goja (që Zoti e krijjoi) nuk u krijua aspak për këtë qëllim por Djalli është duke përdorur pornografinë, filmat e Hollivudit, dhe median për ta promovuar atë.
– Seksi oral nuk është një shprehje e vërtetë e dashurisë. Ai është një veprim egoist për të përdorur gruan apo burrin tënd si vegël, për të përmbushur fantazitë seksuale, të ushqyera nga pornografia. Perëndia na e dha seksin e natyrshëm (vaginal) për t’i dhënë lavdi Atij dhe ishte projektimi i Tij për dashuri, intimitet dhe lindjen e fëmijëve në martesë. Krijuesi ynë i dha organet gjenitale që të ndërveprojnë vetëm me njëri-tjetrin, dhe vetëm në besëlidhjen e martesës.
– Goja është krijuar dhe projektuar nga Zoti ynë për të lavdëruar emrin e Tij të shenjtë:
“Unë do ta bekoj Zotin në çdo kohë; lëvdimi i tij do të jetë gjithnjë në gojën time.” Psalmi 34:1
– Bibla e shpreh qartë që trupat tanë nuk janë tanët dhe se duhet të përlëvdojmë Perëndinë me ta. Sjellja seksuale ne martesë duhet të përlëvdojë Perëndinë.
“Apo nuk e dini se trupi juaj është shenjtërore e Frymës së Shenjtë në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe nuk i përkisni vetvetes?” 1 Korintasve 6:19 BiblaPRO
Për këtë varg komentari i Matthew Henry-t thotë: “Disa nga Korintasit duket se ishin të gatshëm të thonin, ‘të gjitha gjërat janë të ligjshme për mua’. Pali i kundërvihet këtij mendimi të rrezikshem… Trupi i përket Zotit dhe duhet të jetë një instrument i drejtësisë dhe shenjtërisë, dhe për këtë arsye nuk duhet të bëhet asnjëherë instrument i mëkatit.” Gill thotë: “dhe nuk i perkisni vetes… për te jetuar sipas epsheve te tyre… njerëzit nuk kane fuqi mbi trupat e tyre t’i abuzojnë për kënaqësinë e kurvërimit, ose papastërti të ngjashme, as si persona beqarë as si të martuar.”
– Gjatë seksit oral personi merr lëngjrat e partnerit që nuk i përkasin gojës njerëzore. Seksi oral bën që fara e burrit të derdhet jashtë vendit të natyrshëm, që është vagina. Gjë të cilën Onani e bënte te Zanafilla 38 dhe Perëndia i mori jetën.
“Por Onani, duke ditur se këta pasardhës nuk kishin për të qënë të vetët, kur bashkohej me gruan e të vëllait, e hidhte farën e tij përtokë për të mos i dhënë pasardhës vëllait të tij. Kjo nuk i pëlqeu Zotit, që e bëri të vdesë edhe atë.” Zanafilla 38:9,10
– Sodomia, është seksi anal dhe oral midis njerëzve, ose aktivitet seksual midis një personi dhe një kafshe jo-njerëzore. Termi Sodomi, vjen nga historia e Sodomës dhe Gomorrës në Bibël. Seksi oral përfshihet në Sodomi. Cdo akt seksual i panatyrshëm (oral dhe anal) është Sodomi.
Juda 1:7 thotë: “Ashtu si Sodoma e Gomorra dhe qytetet rreth tyre, që në të njëjtën mënyrë me këta kurvëruan rëndë dhe shkuan pas mishi të ndryshëm, paraqiten si shembull, duke pësuar ndëshkim zjarri të përjetshëm.”
Sodomitët nuk do të hyjnë në Mbretërinë e Perëndisë.
– Nga pikëpamja shëndetësore, sipas një studimi, seksi oral mund të rrisë rrezikun për kancerin e kokës dhe qafës deri në shtatë herë. Gjithashtu mund të transmetohen sëmundje seksualisht të transmetueshme në fyt që përfshijnë Klamidinë, Gonorrenë, Hepatitin B, Hepatitin A, Herpesin, Sifilizin, dhe papilomavirus (HPV).
Mik i dashur, nëse ke praktikuar seksin oral, pendohu dhe kërkoi falje Perëndisë. Ai premton të falë të gjithë ata që besojnë te Krishti për shpëtimin e tyre, dhe pendohen vërtet, duke ia rrëfyer mëkatet Atij. Por, nëse vazhdon ende në Sodomi të papenduar, të jesh i sigurt se Perëndia do të të thotë në ditën e madhe të gjykimit “nuk të kam njohur kurrë, largohu prej meje ti bërës paudhësie” dhe Ai do të të hedhë në Liqenin e Zjarrtë përgjithmonë.