Vini re që Pali nuk i tha asgjë Timoteut rreth mënyrës që mund të përgjigjen njerëzit. Ai nuk i bëri leksion Timoteut se sa e madhe ishte kisha e tij, sa para kishte, dhe sa influencuese ishte. Ai nuk sygjeroi që bota duhej ta nderonte, vlerësonte ose edhe ta pranonte Timoteun. Në fakt, Pali nuk tha asnjë lloj gjëje për suksesin e jashtëm. Theksimi i Palit ishte te përkushtimi, jo suksesi.
Filizofia e shërbesës bashkëkohore është dashuruar marrëzisht me standartet e suksesit të botës. Kishat që shumë shpesh gjykohen si “të suksesshme” janë mega-kishat e pasura dhe të mëdha me ndërtesa multi-milion dollarëshe, qëndra pushimi, fusha sportive, qëndra ditore, sisteme me efekte speciale, etj. Por jo vetëm një kishë në një mijë bie në këtë kategori. Kjo do të thotë një nga këto dy gjëra: Shumica e kishave janë dështim i plotë, ose matja e suksesit në shërbesë duhet të jetë dicka përvec prosperitetit material.
Përgjigjja është e qartë për këdo që njeh Shkrimet. Kriteret e jashtme sic janë bollëku, numrat, paratë, ose përgjigjja pozitive nuk kanë qënë kurrë matja biblike e suksesit në shërbesë. Besnikëria, perëndishmëria, dhe përkushtimi shpirtëror janë virtytet që Perëndia vlerëson – dhe këto cilësi duhet të jenë gurët ndërtues të cdo filozofie shërbese. Kjo është e vërtetë për kishat e vogla dhe për kishat e mëdhaja. Madhësia nuk nënkupton bekimin e Perëndisë. Dhe popullariteti nuk është barometër i suksesit. Në fakt, mund të jetë një arsyë për dënim. Perëndia i tha Jeremias. “Në vend është kryer një gjë e tmerrshme dhe shumë e shëmtuar: profetët profetizojnë në mënyrë të rreme, priftërinjtë qeverisin duke u mbështetur në forcën e autoritett të vet dhe popullit tim i pëlqen që gjendja është e tillë.” (Jeremia 5:30,31)
Shikoni përsëri udhëzimet e Palit për Timoteun. Në vend që ta nxiste Timoteun që të kishte një shërbesë që të merrte aprovim dhe nderim nga bota, ai e paralajmëroi për vuajte dhe sprova – jo për gjërat e aspiratave të ekspertëve të rritjes së kishës moderne! Në Shkrim, buxhetet e mëdhaja, anëtarët e pasur, dhe anëtarësia e madhe nuk janë portretizuar kurrë si qëllime të vlefshme. Pali nuk po i thoshte Timoteut sesi të ishte ”i suksesshëm”; ai nuk po e udhëzonte në teknika për rritjen e numrave; ai po e inkurajonte të shkonte pas standarteve hyjnore.

Kjo, sigurisht, është ajo që e përcakton suksesin e vërtetë. Suksesi i vërtetë nuk është marrja e rezultateve me cdo kusht. Nuk është prosperiteti, fuqia, dukja, popullariteti, ose cdo nocion tjetër i botës për sukses. Suksesi i vërtetë është të bësh vullnetin e Perëndisë pavarësisht pasojave.
– Xhon Mekarthur [John Macarthur] “Të kesh turp për Ungjillin [Ashamed of the Gospel]”