Ungjillëzimi Biblik i paralajmëron njerëzit me dashuri për Zemërimin e Perëndisë, Gjykimin që po vjen dhe shpall Krishtin për shpëtim.
Te krishteret do te japin llogari se cfare kane bere me Ungjillin e lavdishem te Zotit dhe se si e kane shpallur ate. Nese ti, si i krishtere, do qe te jesh biblik atehere duhet te konsiderosh kete qe eshte shkruar ketu.
Menyra me e zakonshme sesi fillon Ungjilli sot eshte “Zoti te do” dhe “Ai ka nje plan te mrekullueshem per ty” Kjo menyre ungjillizimi nuk gjendet ne Bibel. Ajo eshte nje shpikje amerikane dhe jo ajo qe Bibla tregon. Kjo per dy arsye. E para, kjo nuk eshte gjendja ne te cilen ndodhet njeriu natyror sipas Bibles. E dyta, Zoti nuk ka vetem nje atribut. Ai nuk eshte vetem dashuri, por edhe i drejte, i shenjte, gjykates qe ka zemerim te shenjte kunder mekatarit qe ben mekatin. Jobesimtari duhet te kuptoje qe Ai ka thyer ligjin e Perendise dhe e ka ofenduar Perendine e perjetshem, dhe per shkak te kesaj, ai ndodhet nen zemerimin e Perendise. Bibla eshte e mbushur plot me vargje qe tregojne se njeriu, per shkak te mekatit dhe rebelimit te tij, ndodhet nen zemerimin e Tij.
“Ti i URREN të gjithë ata që kryejnë padrejtësi.” (Psalmi 5:5)
“Perëndia është një gjykatës i drejtë dhe një Perëndi që ZEMEROHET CDO DITE me keqbërësit.” (Psalmi 7:11)
“Por, sipas ashpërsisë sate dhe të zemrës së papenduar, PO MBLEDH për veten tënde ZEMERIM për ditën e zemërimit dhe të zbulesës së gjyqit të drejtë të Perëndisë.” (Romakët 2:5)
“Dhe ishim prej natyre BIJ TE ZEMERIMIT.” (Perpara kthimit ne besim) (Efesianët 2:3).
“Kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë jetë, por ZEMERIMI I PERENDISE QENDRON MBI TE” (Gjoni 3:36)
“Dora jote do të arrijë tërë armiqtë e tu, dora jote e djathtë do të veprojë kundër atyre që të urrejnë. Ti do t’i bësh si një furrë të zjarrtë kur do të dukesh i zemëruar; në zemërimin e tij Zoti do t’i hedhë në humnerë dhe zjarri do t’i përpijë.” Psalmi 21:8,9
“Me madhështinë e madhërisë sate, ti i përmbys ata që ngrihen kundër teje; ti nxjer jashtë zemërimin tënd, ai i prish ata sikur të ishin kallamishte.” Eksodi 15:7
“Sepse ja, Zoti do të vijë me zjarrin dhe qerret e tij do të jenë si një uragan për të hedhur zemërimin e tij me tërbim dhe kërcënimin e tij me flakë zjarri.” Isaia 66:15
“Rrethprituni për Zotin dhe hiqni lafshën e zemrave tuaja, o njerëz të Judës dhe banorë të Jeruzalemit, me qëllim që zemërimi im të mos shpërthejë si zjarr dhe të mos djegë në mënyrë që askush të mos mund ta shuajë për shkak të ligësisë së veprimeve tuaja!”.” Jeremia 4:4
“Pastaj Zoti do të bëjë të dëgjohet zëri i tij madhështor dhe do të tregojë si godet me krahun e tij kur tërbohet zemërimi i tij, në flakën e një zjarri gllabërues, në mes shpërthimesh të furishme, uraganësh dhe breshëri gurësh.” Isaia 30:30
“Ashtu si mblidhet argjëndi, bronzi, hekuri, plumbi dhe kallaji në mes të furrës dhe mbi ta i fryjnë zjarrit për t’i shkrirë, kështu në zemërimin tim dhe në tërbimin tim do t’ju mbledh, do t’ju fus atje dhe do t’ju shkrij. Do t’ju mbledh dhe do të fryj mbi ju me zjarrin e zemërimit tim dhe ju do të shkriheni në mes të tij. Ashtu si shkrihet argjendi në mes të furrës, kështu dhe ju do të shkriheni në mes të qytetit; dhe do të pranoni që unë, Zoti, kam derdhur mbi ju tërbimin tim”. Ezekieli 22:20
(Per me teper mund te shikoni edhe kete video: https://www.youtube.com/watch?v=fuRS4WQ35MM)
Por per shkak te dashurise se tij Ai dergoi Birin e Tij te vetem , ku ai person qe beson tek Krishti kalon nga vdekja ne jete, nga erresira ne drite, nga armik pajtohet me Perendine. Per shkak te vepres se Krishtit ne kryq, personi qe beson ne te, ne Krishtin, nuk ndodhet me nen Zemerimin e Perendise, sepse ate denim, ate zemerim e mori Krishti ne kryq, por nen dashurine e Perendise.
Ky eshte ungjilli, dhe nese dikush nuk predikon kete ungjill, atehere ai predikon nje ungjill te zbutur dhe te shtremberuar. Mos harro qe bota nuk do nje Perendi te drejte dhe te shenjte qe gjykon, bota kerkon vetem nje zot te dashur, te krijuar sipas mishit dhe imagjinates se tyre mekatare. Por ne, nuk duhet te predikojme ate qe bota kerkon, por ate qe Bibla tregon, gjithmone nese duam te jemi biblike dhe besnike ndaj Tij. Ungjillizimi biblik i paralajmeron njerezit me dashuri per Zemerimin e Perendise, Gjykimin qe po vjen dhe shpall Krishtin si rrugen e vetme per shpetim dhe per tu pajtuar me Perendine.
Soli Deo Gloria
Bestar Flamuraj