Henri Martin – Misionari në Indi dhe Persi

 

Misionari Henri Martin (Henry Martyn) u lind në Truro, Kornuoll, në Angli. Ai ishte vetëm dy vjec kur e ëma i vdiq nga turbekulozi (pas së ëmës edhe motrat e tij do të vdisnin dhe kur ishte vetëm 28 vjec, ai ishte i vetmi anetar i familjes së tij ende i gjallë.)

Studenti i Vecuar
Henri ishte një student i talentuar, dhe lehtësia me të cilën ishte në gjendje të mësonte, e tundoi që të shmangte punën fizike dhe njihej për përtaci. Ai nuk ishte popullor dhe fiziku i tij i vogël bënte që të ngacmohej dhe të tallej nga djemtë e tjerë. Për ta mbrojtur nga talljet, mësuesit e vendosën nën mbrojtjen e një djali tjetër, që kishte një influencë të krishterë në jetën e tij.

Kthimi në Besim
Ndërsa po studionte në kolegjin Shën Gjon, në Kembrixh, Henri përfshihej në zënka. Në një rast ai i hodhi në thikë një studenti tjetër. Në këtë kohë i ati i vdiq dhe motra e tij filloi një ndërmjetësim të fortë për vëllain e saj kokëfortë e të pabindur. Një mësues dhe një student tjëtër e sfiduan Henrin për marrëdhënien e tij me Zotin, dhe ai filloi të lexonte Biblën. Kur Henri u kthye te Krishti, ai gjithashtu arriti sukses të madh në studimet e tij akademike, por tani nën dritën e kthimit të tij në besim, Henri vërejti: “Unë arrita dëshirat e mia më të larta, por u cudita të kuptoja që kisha kapur një hije.”

I Thirrur në Mision
Ai kishte vendosur të bëhej avokat, por dëshmia e Uilliam Kerit (William Carey) në Indi, dhe libri për David Brainerd, e frymëzuan që t’ua përkushtojë jetën misioneve. Pasi u diplomua me nderime të larta, dhe u caktua si predikues i Kishës së Anglisë, kërkoi të shërbente për Shoqërinë e Misioneve të Kishës dhe kështu u caktua kapelan për ushtarët britanikë. Henri do të lundronte për në Indi.

Ungjilltari Akademik
Ai ishte një akademik, që e dashuronte vecimin për të studiuar. Ishte një luftë e vazhdueshme për të që të përballej me njerëzit, kur do të preferonte më mirë të zhytej tek librat dhe gjuhët. Por, ndërsa kërkonte që të ishte besnik ndaj detyrës së tij, një pasion u ndez për të fituar shpirtrat për Krishtin. Henri shkroi: “Le ta harroj botën dhe të dëshiroj të përlëvdoj Perëndinë”.

Lidia
Një komplikim tjetër në punën e tij misionare ishte përkushtimi i tij ndaj Lidia Grenfell. Ai kishte frikë që pasioni për të do e conte në idhujtari. A duhet të shkojë në Indi për Perëndinë, apo të qëndrojë në Angli për Lidian? A kërkonte thirrja e tij që të qëndronte i pamartuar? Ai kishte frikë se po. Miqtë e tij e këshilluan të lundronte i vetëm. Me një zemër të rënduar i tha mirupafshim Lidias. Ata nuk e panë më kurrë njëri-tjetrin, por emri i saj shfaqet pothuajse në cdo faqe të ditarit të tij.

Udhëtimi për në Kalkuta
Henri u vendos si kapelan duke punuar midis stafit britanik të Kompanisë së Indisë Lindore. Atij iu ndalua shprehimisht që të bënte punë misionare midis indianëve. Kur lundroi në Gusht të vitit 1805, ai ishte pjesë e një flote britanike që transportonte 5000 trupa për të pushtuar Kepin e Shpresës së Mirë për ta marrë atë nga hollandezët. Gjatë rrugës drejt Kepit, Henri u angazhua në këshillimin e ushtarëve dhe ngushëllonte të sëmurët e dizanterisë në anije. Ai pa që kepi u pushtua në Janar të vitit 1806 përpara se të vazhdonte udhëtimin për në Indi. Shumë nga ushtarët dhe marinarët përpjekjeve të tij ungjillizuese i’u përgjigjën me indiferencë, kundërshtim dhe tallje. Ai u largua nga konflikti i Kepit i bindur që ishte detyra dhe fati i Britanisë për të ungjillëzuar botën, dhe jo për ta kolonizuar atë.

Refuzim dhe Kundërshtim
Kur arriti në Kalkuta në maj të vitit 1806, predikimi i parë i Henrit në kishën Shën Gjon, ngjalli shumë kundërshtim. Shpalljet e Henrit të doktrinave të Reformuara u sulmuan me egërsi, madje edhe nga vetë foltorja. Shikimet e rëndomta dhe zërat e zemëruara të paganëve cdo ditë në rrugë, e tmerruan Henrin, i cili shkroi: “Nëse do e kisha (gjuhën), do i’u predikoja turmave gjithë ditën, edhe nëse do të humbisja jetën për shkak të saj.”

Kapelan në Ushtri  

Në kohën që Henri ishte caktuar si Kapelan në baza të ndryshme ushtarake për të shërbyer si kapelani i ushtarëve, ai gjithashtu u angazhua për të mësuar gjuhën indiane dhe për të përkthyer Veprat e Apostujve dhe trakte nga Shkrimi në gjuhën lokale. Vepra e tij si kapelan në spital lokal ishte shumë efektive, vecanërisht midis grave hinduve.

Ungjillëzimi i Hinduve
Europianët ishin kritikë të shërbesës së tij dhe e shihnin si dicka poshtëruese që ai duhej të shqetësohej për Indianët. Nga ana e tyre, Indinaët e urrenin atë thjesht sepse ai ishte anglez. Por nëse Henri do të kishte marrë parasysh opinionet e ashpra për të, me shumë gjasa ai nuk do të kishte arritur asnjë gjë.

Edukimi dhe Përkthimi
Në vitin 1807, Henri kishte themeluar pesë shkolla për fëmijët indianë, në Dinapor dhe përreth tij. Ai më pas përktheu Librin e Lutjes së Përbashkët në gjuhët Urdu/Indiane dhe përfundoi një komentar mbi shëmbëlltyrat e Krishtit. Ndërsa vizitat në spital ishin shërbesë e përditshme.

Zhgënjim i Madh dhe Dëshpërim
Por përpara përfundimit të vitit 1807, vit që kishte patur kaq shumë arritje të mëdha në shërbesën e tij, dy lajme nga Anglia e zhytën në dëshpërim, vdekja e motrës së tij më të madhe dhe refuzimi i Lidias propozimit të tij për martesë. Kishte kaluar një vit që kur ai i kishte dërguar letrën me propozimin e tij në të.

Përkthimi i Biblës dhe Kthime në Besim
Henri e zhyti veten e tij në shërbesë dhe nga Marsi i vitit 1808, kishte përfunduar përkthimin e Dhiatës së Re në Urdu/Indiane. Në vitin 1809 u caktua kapelan në Kanpur, 300 milje (482 km) larg. Aty kishte mbi 1000 ushtarë për tu shërbyer. Ai gjithashtu kishte filluar tu predikonte Ungjillin publikisht në gjuhën Industane. Një Sheik shumë influencues, i cili erdhi të dëgjonte, u shpëtua nga Ungjilli dhe deri në vitin1810 ai kishte themeluar një kishë në Kanpur.

Detyrë dhe Kënaqësi pavarësisht Sëmundjes
Henri vuajti nga shëndeti i keq dhe shkroi që predikimi ishte shumë e lodhshme për të nga ana fizike. Studimi ishte kënaqësia e tij, por të folurit publik ishte një detyrë e rëndë për të. “Eshtë e folura që më vret” shkroi ai. 

Ungjillëzimi i myslimanëve në Persi 

Henri përfundoi përkthimin e Dhiatës së Re në Persisht dhe vendosi të shkonte në Persi të testonte dhe përmirësonte përkthimin e tij. Kur mbushi 30 vjec, Henri lundroi për në Persi. I bindur që përkthimi i tij në Persisht i Dhiatës së Re ishte i një cilësie të ulët, ishte i vendosur ta rishikonte plotësisht përkthimin e tij. Ai gjithashtu ishte i përfshirë në diskutime private dhe publike, duke sfiduar dhe refuzuar pretendimet e Islamit. Ai pati sukses që ta bënte ungjillin që të flitej midis autoriteteve më të larta.

 

Dhiata e Re në Persisht
Kur e përfundoi Dhiatën e Re në Persisht, ajo u deklarua e përshtatshme për t’ju paraqitur vetë Shah-ut. Ndërsa po përpiqej të siguronte një takim me Shah-un në Tehran, Henri u sfidua me një ultimatum që të deklaronte se: “Muhamedi është profeti i Perëndisë.” Henri Martin me guxim refuzoi dhe pohoi në vend të saj që Jezu Krishti është Biri i Perëndisë. Kundërshtarët e tij u inatosën dhe e kërcënuan që t’ja prisnin gjuhën për blasfemi. Ai kishte frikë që libri i Tij i cmuar (Dhiata e Re në Persisht) do të shkatërrohej prej tyre në atë cast. Ishte vetëm nga hiri i Perëndisë që jeta dhe përkthimi i tij u shpëtuan. Ai gjithashtu më vonë përfundoi përkthimin e Psalmeve në Persisht.

Fjala e Zotit asnjëherë nuk shkon bosh

Kur Henri u godit përsëri nga ethet, ambasadori, Sër Gore Ousley, dhe gruaja e tij, u kujdesën për shëndetin e tij. Vetë Sër Gore ia paraqiti Shkrimin e Shenjtë Shah-ut. Shkrimi i Shenjtë u prit me shumë mirënjohje dhe entuziazëm. Shah-u shkroi: “Në të vërtetë përmes diturisë dhe dhe përpjekjeve të pandërprera të Henri Martin është përkthyer në stilin më të përshtatshëm për Librat e Shenjtë. E gjithë Dhiata e Re është e pëfunduar në mënyrë të shkëlqyer, një burim gëzimi për mendjen tonë.”

 

Misionar në Arabi
Henri Martin tani synonte të udhëtonte në Arabi, për të përfunduar përkthimin e Biblës në Arabisht. Megjithatë, shëndeti i tij i keq për shkak të infektimit me murtajë e detyroi që të kthehej në Angli. Gjatë rrugës kishte gëzimin të shihte Malin Ararat.

 

Njeriu që kurrë nuk humbi një orë
Shumë shpejt pas kësaj, në Turqinë Veri-Lindore, në 16 Tetor 1812, studentin që ata e quanin “njeriu që nuk humbi një orë” hyri në përjetësi. Ai shpesh ishte dëgjuar të lutej: “Më lejo të digjem për Perëndinë!”

“Kush nuk do te kete frike nga ty, O Perendi, dhe nuk do te levdoje Emrin Tend?

Sepse vetem Ti je i shenjte.

Sepse te gjitha kombet do te vijne dhe do te adhurojne perpara Teje.

Sepse gjykimet e tua te drejta u shfaqen.” Zbulesa 15:4

 


Dr. Peter Hammond

Artikull i adaptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes