SI TË KALOSH DITËN ME PERËNDINË

E përshtatur dhe e përditësuar nga
RICHARD BAXTER (1615-1691)

Nga Matthew Vogan 

Një jetë e shenjtë është e prirur të jetë më e lehtë kur ne dimë rendin e zakonshëm dhe metodën e detyrave tona – me çdo gjë që vete në vendin e vet. Prandaj, do të jap disa drejtime të shkurtra për të kaluar ditën në një mënyrë të shenjtë.

 

Gjumi

Llogarit kohën e gjumit si duhet në mënyrë që të mos harxhosh orët e çmuara të mëngjesit në amulli në krevatin tënd. Le të përputhet koha e gjumit tënd me shëndetin dhe punën tënde, dhe jo në kënaqësi plogështie.

 

Mendimet e para

Le të ketë Perëndia mendimet e tua të para; ngri zemrën tënde drejt Tij me nderim dhe falenderim për pushimin e shijuar natën e sapokaluar dhe hidhe veten tënde mbi Të për ditën që ka filluar.

Familjarizoje veten kaq vazhdimisht ndaj kësaj saqë ndërgjegjja jote mund të të kontrollojë kur mendimet e para të vijnë. Mendo për mëshirën e pushimit të natës dhe se sa shumë veta e kanë kaluar atë natë në Ferr; sa shumë në burg; sa shumë në të ftohtë, sa shumë në banesa të këqija; sa shumë po vuajnë nga dhimbjet agonike dhe sëmundjet, të rraskapitur nga krevatët dhe jetët e tyre.

Mendo se sa shumë shpirtra u thirrën atë natë nga trupat e tyre të tmerruar përpara Perëndisë dhe mendo se sa shpejt ditët dhe netët po ikin! Sa me shpejtësi do të vijnë nata dhe dita jote e fundit! Kqyr se çfarë të mungon në përgatitjen e shpirtit tënd për një kohë të tillë dhe kërkoje pa vonesë.

 

Lutja

Lutja jote në vetmi (ose me bashkëshortin/en tënde) të ndodhë përpara lutjes së përbashkët të familjes. Nëse është e mundur le të jetë e para, përpara çdo pune të ditës.

 

Adhurimi familjar

Adhurimi familjar të kryhet vazhdimisht dhe në një kohë kur familja të këtë më pak gjasa që të ndërpritet gjatë tij.

 

Qëllimi përfundimtar

Mbaj mend qëllimin tënd përfundimtar, dhe kur fillon punën e ditës ose kur i qasesh çdo lloj aktiviteti në botë, le të shkruhet në zemrën tënde në gjithçka që bën SHENJTËRIA E PERËNDISË.

Mos bëj asnjë aktivitet të cilin nuk mund t’ja atribuosh Perëndisë, dhe të thuash me të vërtetë që Ai të bëri ta bëje, dhe mos bëj asgjë në botë për asnjë qëllim tjetër përfundimtar se të kënaqësh dhe të përlëvdosh Atë. “Nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha i bëni për lavdinë e Perëndisë.” – 1 Korintasve 10:31.

 

Përkushtim në Thirrjen tënde

Kryeji detyrat e thirrjes tënde me kujdes dhe me përkushtim. Kështu:

(a) Do të tregosh që nuk je i plogësht dhe shërbëtor i mishit (si ata që nuk mund të mohojnë shkujdesjen e tij), dhe ti do të vrasësh më tej të gjitha epshet dhe dëshirat e mishit që ushqehen nga shkujdesja dhe plogështia.
(b) Do të mbash jashtë mendjes tënde mendimet boshe, që mizërojnë në mendjet e personave të plogësht.
(c) Nuk do të humbasësh kohën e çmuar, diçka për të cilën personat e plogësht janë përditë fajtorë.
(d) Ti do të jesh në një rrugë bindjeje ndaj Perëndisë kur të plogështit janë në mëkatet e vazhdueshme të neglizhimit.
(e) Ti mund të kesh më shumë kohë për të kaluar në detyrat e shenjta nëse e bën me përkushtim punën tënde. Personat e plogësht nuk kanë kohë të luten dhe të lexojnë sepse ata humbasin kohë duke u vërdallosur në punën e tyre.
(f) Ti mund të presësh bekimin e Perendisë dhe sigurim të bollshëm si për veten ashtu edhe për familjen tënde.
(g) Gjithashtu mund të nxisë shëndetin e trupit tënd i cili do të rrisë aftësinë e tij për shërbimin e shpirtit tënd.

 

Tundimet dhe Gjerat që Korruptojnë

Njih plotësisht tundimet e tua dhe gjërat që mund të të korruptojnë – dhe ruhu kundër tyre gjatë gjithë ditës. Veçanërisht, duhet të shohësh për gjërat më të rezikshme që korruptojnë, dhe ato tundime që shoqëria ose puna jote në mënyrë të pashmangshme do të paraqesin përpara.

Ruhu kundër mëkateve të mosbesimit: hipokrizinë, egoizmin, krenarinë, kënaqjen e mishit dhe dashurinë e tepruar për gjërat tokësore. Ki kujdes se mos tërhiqesh në një mëndësi tokësore dhe kujdeseve të tepërta, ose planeve lakmitare për t’u ngritur në botë, nën pretekstin e zellit në thirrjen tënde.

Nëse të duhet që të bësh tregti ose të punosh me të tjerët, ji vigjilent kundër egoizmit dhe të gjitha gëllënjkave të padrejtësisë. Në të gjitha ndërveprimet e tua me të tjerët, ruhu kundër tundimeve të bisedave boshe dhe të kota. Ruhu edhe nga ata persona që do të tundojnë të inatosesh. Mbaj atë modesti dhe pastërti në të folur që kërkojnë ligjet e dëlirësisë. Nëse bisedon me lajkatuesit, qëndro në gatishmëri kundër krenarisë që fryhet.

Nëse bidsedon me ata që të përçmojnë dhe të lëndojnë, forcoje veten kundër krenarisë së paduruar dhe hakmarrëse.

Këto gjëra do të jenë të vështira në fillim, në një kohë kur mëkati ka fuqi te ty, por pasi të kesh rrokur një vetëdije të vazhdueshme të rrezikut helmues të secilit prej këtyre mëkateve, zemra jote pa vështirësi do t’i shmangë ato.

 

Meditimi

Kur je vetëm në punët e tua, përmirësoje kohën në meditime praktike dhe të dobishme. Medito mbi mirësinë e pafundme dhe përsosmëritë e Perëndisë; Krishtin dhe shpengimin; Qiellin dhe se sa i padenjë je që do shkosh atje dhe se sa e meriton mjerimin e përjetshëm në Ferr.

 

Motivi i vetëm

Cfarëdo që je duke bërë, me të tjerë apo vetëm, bëje gjithçka për lavdinë e Perëndisë (1 Korintasve 10:31). Përndryshe, është e papranueshme për Perëndinë.

 

Shpengimi i Kohës

Vëri një vlerë të madhe kohës tënde, ji i kujdesshëm që të mos e humbasësh atë, aq shumë sikur të ishe duke humbur para. Mos lejo argëtimet e pavlera, televizioni, e folura boshe, shoqëri jo dobiprurëse, ose gjumi të të grabisë nga koha jote e çmuar.

Ki kudes t’i ruhesh atij personi, veprimi ose rrjedhe të jetës që do të grabiste nga koha jote ashtu siç do t’i ruheshe hajdutëve dhe vjedhësve.

Sigurohu që të të mos zërë plogështia, por që po e përdor kohën në mënyrën më dobiprurëse që mundesh dhe mos prefero një mënyrë më pak dobiprurëse përpara një mënyre që ka dobi më të madhe.

 

Ngrënia dhe pirja

Ha dhe pi me moderim dhe falenderim për shëndetin, por jo për kënaqësi jodobiprurëse. Asnjëherë mos e kënaq oreksin tënd në ushqim ose pije kur ajo është e dëmshme për shëndetin tënd.

Kujto mëkatin e Sodomës: “Ja, kjo qe paudhësia e motrës sate Sodoma; ajo dhe bijat e saj jetonin në krenari, në bollëkun e bukës dhe në një plogështi të theksuar.” – Ezekieli 16:49.

Apostulli Pal qau kur foli për ata që “fundi i tyre është humbje, perëndia i tyre është barku, dhe lavdia e tyre është në turp të tyre – që e çojnë mendjen vetëm në gjërat tokësore, duke qënë armiq të kryqit të Krishtit” – Filipianëve 3:18-19. Atëhere mos jeto sipas mishit që të mos vdesësh (Romakëve 8:13).

 

Mëkatet Mbizotëruese

Nëse ndonjë tundim triumfon kundër teje dhe ti bie në ndonjë mëkat, menjëherë vajto për të dhe rrëfeja Perëndisë; pendohu shpejt cilado qoftë kostoja. Me siguri që do të të kushtojë më shumë nëse vazhdon në mëkat dhe qëndron i papenduar.

Mos i shih lehtësisht dështimet e tua të zakonshme, por rrëfeji ato dhe lufto kundër tyre çdo ditë, dhe duke u kujdesur që të mos i përkeqësosh me anë të mospendimit dhe mospërfilljes.

 

Marrëdhëniet

Mbaj mend çdo ditë detyrat e veçanta të marrëdhënieve të ndryshme: qoftë si bashkëshort, bashkëshorte, fëmijë, pronar, shërbëtor, pastor, njeri, gjyqtar, person.

Mbaj mend që çdo marrëdhënie ka detyrën e saj të veçantë dhe avantazhet e saj për bërjen e disa të mirave. Perëndia kërkon që të jesh besnik në këtë gjë si në çdo detyrë tjetër.

 

Mbyllja e Ditës

Përpara se të shkosh të flesh, është e urtë dhe e nevojshme të shqyrtosh veprimet dhe mëshirat e ditës që kaloi, në mënyrë që të jesh falenderues për të gjitha mëshirat e veçanta dhe të përulesh nga të gjitha mëkatet e tua.

Kjo është e nevojshme për të ripërtërirë pendesat e tua si edhe vendosmërinë tënde për bindje, dhe në mënyrë që të kqyrësh veten për të parë nëse shpirti yt u rrit për më mirë apo për më keq, nëse mëkati shkon poshtë dhe hiri shkon lart dhe nëse je më mirë i përgatitur për vuajtje, vdekje dhe përjetësi.

U gdhëndshin këto drejtime në mendjen tënde dhe u bëfshin praktika e përditshme e jetës tënde.

Nëse i mban sinqerisht, ato do të ndihmojnë drejt shenjtërisë, frytshmërisë dhe qetësisë të jetës tënde dhe do të të japin një vdekje të paqme dhe të qetë. 

——–

Të gjitha të drejtat të rezervuara.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes