Vajza, a mund të flasim me ju sinqerisht, drejt nga zemra jonë, për disa minuta?
Eshtë pak e sikletshme që të flasim ballë për ballë për diçka të tillë, ndaj vendosëm që të shkruajmë për ndjenjat tona.
Ne jemi djem të rinj që jemi shpëtuar dhe pagëzuar me Frymën e Shenjtë. Ne dëshpërimisht dëshirojmë të jetojmë për Krishtin dhe të mos ndjekim rrugët e botës. Që kur jemi pagëzuar në një Frymë “të Shenjtë”, ndjejmë në zemrat tona se duhet të jetojmë jetë të shenjta. Në fund të fundit, trupat tanë janë tempulli, vendbanimi, vendi ku Fryma e Shenjtë banon dhe ka shtëpinë e vet.
Ne e dimë që djemtë dhe vajzat ndikohen në mënyra të ndryshme. Prandaj, meqë ne duam me gjithë zemër të ndjekim Perëndinë, a mund t’ju kërkojmë me respekt që të na ndihmoni në disa gjëra?
Ne e kuptojmë se vajzat preken më së shumti nga “kontakti fizik”. Por a e dinit që djemtë stimulohen nga ajo që “shohin”? Kështu, kur ju “ndizeni seksualisht” për shkak të “prekjes” së një burri, ne ndizemi po njësoj nga thjesht “shikimi”. Na lejoni që të shpjegojmë: kur ne shohim vajza të veshura në mënyrë sensuale, zbuluese, provokuese dhe joshëse, dëshirat tona seksuale ndizen. Trupat tanë reagojnë menjëherë. Për të qenë krejtësisht të sinqertë, po ju japim disa shembuj konkretë. Nëse jeni duke veshur një bluzë që mezi prek belin e pantallonave dhe lë lëkurën e barkut të zbuluar ndërsa lëvizni, ecni, uleni apo përkuleni, mendjet tona menjëherë përfytyrojnë pjesë të tjera të trupit tuaj më lart… Kjo shkakton reagim biologjik në trupin tonë, dhe papritur, ne ndodhemi në një luftë të madhe në mendje dhe në trup. Dhe kjo luftë me epshin vazhdon për orë të tëra, edhe pasi ju jeni larguar. Ne e urrejmë këtë, sepse “njeriu i drejtë” brenda nesh dëshiron të mendojë mendime të pastra… Kur ju jeni duke veshur bluza të hapura tek gjoksi, të cilat në cdo shkallë zbulojnë, veçanërisht kur përkuleni, kjo na con përsëri në një luftë të madhe në mish. Ose nëse shpina e bluzës është e zbuluar, ne automatikisht mendojmë që ju nuk keni veshur të brendshme, dhe sërish lufta mes Frymës dhe mishit ndizet. Kur ne shohim cdo lloji pjesëze të të brendshmeve tuaja, sic janë rripat, ne përballemi me të njëjtin problem. Ajo që përpiqemi të themi është kjo: Nëse nuk është për shitje, mos e reklamoni. Ne me të vërtetë ndjejmë që zëri i butë i Frymës së Shenjtë ju flet dhe ju shtyn kur diçka është shumë e ngushtë, shumë e shkurtër, shumë e hapur apo tepër zbuluese. A do ta dëgjoni atë zë? Sepse Shkrimi thotë: “Mos e shuani Frymën.” (1 Theselonikasve 5:19)
Vajza, e dini çfarë ne do të dëshironim me të vërtetë? Ne do donim që të mund të vinim në mesin e motrave tona të krishtera pa luftuar me mishin. Ne nuk duam të përballemi me këtë luftë në kishë apo në aktivitetet e kishës. Ne burrat, qoftë të rinj, të martuar apo beqarë, e përjetojmë këtë çdo ditë me vajzat “e botës”. Por ne duam të kemi pushim në njeriun tonë shpirtëror kur jemi mes vajzave të krishtera. A nuk thotë Shkrimi: “Dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre, thotë Zoti.” (2 Korintasve 6:17) Gjithashtu ai thotë: “Sepse gjithçka që është në botë, lakmia e mishit, lakmia e syve dhe krenaria e jetës, nuk vjen nga Ati, por nga bota.” (1 Gjonit 2:16) Ne jemi kisha, jo bota.
Ne e dimë që njerëzit shpesh përdorin vargun: “Njeriu shikon pamjen e jashtme, por Zoti shikon zemrën.” (1 Samuelit 16:7), për të justifikuar çfarëdo që duan të veshin. Ky është një nga vargjet më të keqinterpretuara në Bibël. E kundërta është e vërtetë: nëse zemra juaj është e pastër, edhe pamja juaj e jashtme do të jetë modeste. Vajzat mund të vishen njëkohësisht në mënyrë të bukur dhe modeste. Për të qenë të ndershëm: ne ju respektojmë më shumë kur ju visheni në mënyrë modeste, siç Shkrimi urdhëron te 1 Timoteut 2:9. Në të vërtetë, ne nuk dëshirojmë një lloj vajze që vishet në mënyrë provokuese, sepse ne e dimë që edhe pasi të martohemi, ajo do të vazhdojë të sillet ashtu para meshkujve të tjerë.
Ne e dimë që edhe ne, si të krishterë, kemi përgjegjësi ndaj vajzave. Ne gjithashtu duhet të sillemi në mënyrë të duhur. Ne duhet t’ju trajtojmë si zonja. Nëse ne jemi me të vërtetë të përkushtuar ndaj Krishtit, do të përpiqemi t’ju trajtojmë siç do të vepronte Jezusi. Në fund të fundit, ju jeni bija të Perëndisë.
Faleminderit, motra të dashura në Krishtin, që dëgjuat zemrën tonë për këtë çështje. Tani që ju kemi treguar të vërtetën, jeni përgjegjëse përpara Perëndisë për atë që do të bëni me të. Ne jemi me të vërtetë “rojtarët e vëllezërve tanë.” (Zanafilla 4:9) Ne e dimë që ekziston një “kult i konformitetit” në këtë brez, por ne si të krishterë “ecim sipas një rrahjeje tjetër.” Ju lutemi, vajza, mos thoni: “Nuk më intereson,” por na ndihmoni të jetojmë sa më afër Jezusit në këto ditë të fundit. Faleminderit.
Me sinqeritet,
Djem të përkushtuar të Krishterë
Përkthyer nga: https://fearlesslyfeminine.blogspot.com/2006/01/letter-from-christian-guys.html