Sinergjistët citojnë shpesh Ligjin e Ripërtërirë 30:11-14 për të treguar që njeriu mund të kthehet te Perëndia nga vetë kapacitetet e tija natyrore.
“11. Ky urdhërim që të jap sot nuk është shumë i vështirë për ty, as shumë larg teje. 12. Nuk është në qiell që ti të thuash: ‘Kush do të ngjitet në qiell që të na e sjellë dhe ta dëgjojmë, me qëllim që ta zbatojmë? 13. Dhe nuk është matanë detit që ti të thuash: ‘Kush do të kalojë për ne matanë detit që të na e sjellë dhe ta dëgjojmë, në mënyrë që ta zbatojmë? 14. Por fjala është shumë afër teje; është në gojën tënde dhe në zemrën tënde, që ti ta zbatosh.”
Ashtu siç ndodh në shumicën e rasteve të gabimit, ata nuk e kanë lexuar me kujdes pasazhin dhe kontekstin e tij. Pak vargje më parë Zoti thotë që zemrat tona, së pari, kanë nevojë të rrethpriten nga vetë dora e Perëndisë në mënyrë që ne ta duam Atë, e cila është ajo që e bën të mundur bindjen. (Ligji i Përtërirë 30:6)
“Zoti, Perëndia yt, do ta rrethpresë zemrën tënde dhe zemrën e pasardhjes sate, që ti ta duash Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt, dhe kështu ti të jetosh.”
http://www.reformationtheology.com/biblical_reflections/