A ka vdekur Perëndia?

Martini ishte duke patur një nga ato ditët “me depresion dhe dekurajim”. Duke parë këtë, Kati, veshi një fustan të zi sikur po vajtonte dhe shkoi te burri i saj. Kur Martini e pyeti se kush kishte vdekur (për shkak të veshjes së zezë), ajo tha, “Perëndia ka vdekur.” I shokuar, Martini e pyeti se cfarë donte të shoshte me këtë. Ajo iu përgjigj, “Epo, duhet të mendojmë që Perëndia ka vdekur me mënyrën se si ti po sillesh!” Martini, qeshi dhe e falenderoi Katin që e solli përsëri në realitet dhe ai gdhëndi në tavolinën e tij fjalën latine “vivit” që do të thotë “Ai jeton.”

Perëndia e përdori Katin në jetën e Martinit për ta inkurajuar atë. Kjo gjithashtu na tregon një situatë që ndodh jo rrallë në jetën e një besimtari. Ne të gjithë kemi ato ditë kur dekurajohemi dhe dëshpërohemi. Por, Perëndia nuk ka vdekur! Ashtu sic Martini gdhëndi në tavolinën e tij, Ai është shumë i gjallë!

“Nuk e di ti, vallë, nuk e ke dëgjuar?
Perëndia i përjetësisë, Zoti, krijuesi i kufijve të tokës,
nuk mundohet dhe nuk lodhet,
zgjuarësia e tij është e panjohshme.

Isaia 40:28

Pse ligështohesh, o shpirti im, pse vajton brënda trupit tim?

Shpreso te Perëndia, sepse unë do ta kremtoj akoma për çlirimin e pranisë së tij.

Psalmi 42:5

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes