Nevojat e mia — Plotësia e Tij!
Puritani James Meikle, 24 Maj, 1757
I gjithë bollëku është në Krishtin, për t’ju përgjigjur të gjitha nevojave të njerëzve të Tij. Në Krishtin banon e gjithë plotësia e Hyjnisë, që, prej plotësisë së Tij, unë mund të marr të gjitha bekimet shpirtërore!
A e kam shkatërruar veten me anë të mëkatit?
Unë kam çlirim nga Ai që është i fuqishëm për të shpëtuar nga mëkati dhe zemërimi!
A po ikën jeta ime — dhe po kalon si një hije?
Jezusi është I Lashti i ditëve, dhe vazhdon përjetë!
A janë ditët e mia të shkurtra dhe plot mundime?
Jezusi është jeta ime, dhe gëzimi i zemrës sime!
A jam i përbuzur?
Jezusi do të jetë kurora ime e lavdisë, dhe diadema e bukurisë!
A jam duke udhëtuar përmes shkretëtirës?
Jezusi është shkopi im mbi të cilin mbështetem përgjatë gjithë rrugës!
A jam në udhëtimin e fundit për në shtëpinë time?
Jesusi është udhëheqësi im, dhe shpërblyesi im!
A jam një dele?
Jezusi është kullota ime e gjelbër!
A jam i uritur dhe i etur?
Jezusi është mana ime prej qiellit, dhe që më jep të pi nga uji i jetës!
A jam i lodhur?
Jezusi është pushimi dhe përtëritja ime!
A jam i dobët?
Jezusi është fuqia ime!
A më është bërë keq?
Jezusi është gjykatësi dhe hakmarrësi im!
A jam një ushtar?
Jezusi është Kapiteni dhe mburoja ime!
A duhet të luftoj në fushën e betejës?
Jezusi është parzmorja ime në ditën e luftës!
A gjendem në errësirë?
Jezusi është drita ime!
A kam dyshime?
Jezusi është këshilltari im!
A jam i paditur?
Jezusi është dituria ime!
A jam fajtor?
Jezusi është drejtësimi im!
A jam i pisët?
Jezusi është shentjërimi im!
A jam i varfër?
Jezusi është margaritari i bukur dhe i paçmueshëm, dhe pasuritë e tij të pamatshme janë rezervuar për mua!
A jam i verbër?
Jezusi, dhe asnjë përveç Tij nuk mund të hapë sytë e atij që ka lindur i verbër!
A jam lakuriq?
Jezusi ka rroba ta bardha për të mbuluar turpin e lakuriqësisë sime!
A jam në nevojën time më të madhe?
Jezusi është ndihma ime e tanishme në kohë mundimesh!
A jam përballë uraganëve të fatkeqësisë?
Jezusi është . . . një strehë nga stuhia, lumenjtë e ujit në shkretëtirë, hija e një shkëmbi të madh në një tokë rraskapitëse!
A kam frikë mos mbetem vetëm?
Jezusi nuk do të më lërë kurrë, as nuk do të më braktisë!
A më lënë në baltë miqtë dhe vëllezërit?
Jezusi është miku që qëndron më afër se një vëlla!
A jam në rrezik nga sëmundja dhe vdekja — ose nga mëkati dhe Satani?
Jeta ime është e fshehur me Krishtin në Perëndinë! Kur të shfaqet Ai, unë do të shfaqem me Të — i pavdekshëm në trupin tim, dhe i lavdishëm në shpirtin tim!
A po shqyrtohet rasti im në gjykatën e Qiellit?
Atje Jezusi është Avokati im!
A e kam ofenduar Atin?
Jezusi është Ndërmjetësi im!
A vuaj në trupin tim, dhe jam i pikëlluar në mendjen time?
Jezusi mori të gjitha mjerimet dhe hidhërimet e mia!
A është mendja ime e turbulluar dhe shpirti im nuk ka paqe?
Jezusi është Kryeprifti im zemërdhembsur! Ai u tundua në çdo gjë, dhe e di si ti mbështesë ata që tundohen!
A jam i varfër në rrethanat e mia?
Jezusi, trashëgimtari i të gjitha gjërave! Megjithëse ishte i pasur, prapësëprapë për hirin tim Ai u bë i varfër — dhe përmes varfërisë së Tij, unë të bëhem i pasur shpirtërisht!
A jam në zi dhe vetmi?
Jezusi, miku im më i mirë, nuk mund të vdesë kurrë!
A duhet të vdes dhe të shtrihem në varr?
Jezusi ka hequr gjembin e vdekjes, dhe ia hoqi fitoren varrit!
A duhet të kalbem në varr?
Jezusi do të jetë ringjallja ime, dhe do të më ngrejë në pavdekësi dhe lumturi!
A do të shkoj te Perëndia dhe në lavdi?
Jezusi është rruga ime, dhe do të më pranojë në pallatin e Mbretit të madh, ku do të qëndroj përgjithmonë!
Nevojat e mia janë të shumta — por Plotësia e Tij është pafundësisht më shumë! Vesa e mëngjesit dhe ujërat frytsjellës vadisin tokat, dhe freskojnë brazdat e thara. Por çfarë janë ato, kur krahasohen me oqeanin e pambarimtë të Jezusit? Cfarë është gjithcka që shijoj këtu poshtë në tokë, krahasuar me plotësinë e bollshme me lumturinë Qiellore? Oh! atëhere, si do të plotësohet shpirti im— kur të zotëroj gjithçka këtë pafundësi, në përjetësi!