Nga R.C. Sproul
Shumë njerëz habiten, dhe disa tronditen, kur dëgjojnë për përfshirjen time vite më parë në lëvizjen karizmatike.
Filloi në vitin 1965, shumë shpejt pasi u ktheva nga studimet në Hollandë për të dhënë mësim në filozofi dhe teologji në shkollën ku kam qënë vetë nxënës. Disa nga studentët e mi më të vjetër që ishin duke u përgatitur për shërbesë më flisnin me entuziazëm rreth eksperiencave të tyre me Frymën e Shenjtë dhe për marrjen e dhuntisë së gjuhëve.
Reagimi im i parë ishte një skepticizëm i thellë, sepse përvoja ime e vetme e mëparëshme kishte qënë me Pentakostalë që kishin një pikëpamje jo normale për shenjtërinë.
Gjithësesi, shpejt, numri i studentëve të mi të përfshirë në këtë fenomen, i shoqëruar me nivelin e tyre të lartë të aftësisë si studentë, më bëri që ta rimendoja dy herë. Unë gjithashtu kisha dëgjuar lajme që të folurit në gjuhë po shpërthente në denominacionet kryesore si në kisha Presbiteriane, Metodiste, Episkopeliane, dhe Luterane. Lajme për shpërthime të tilla në Notre Dame dhe në Universitetin “Duquesne” zgjoi kureshtjen time.
Unë fillova të takohesha me studentët e mi për ta diskutuar këtë cështje në shtëpinë time. Këto takime u bënë kohë të rregullta lutje që vazhdonin për disa orë, ose në një rast, të gjithë natën. Për shkak të hovit të lutjes që këta sudtentë shfaqën, unë fillova të pyesja veten nëse po humbisja dicka në jetën time shpirtërore.
Vëmendja ime u kthye te Dhiata e Re, vecanërisht te mësimi i Palit mbi gjuhët te 1 Korintasve. Te kapitujt 12–14, Pali trajton abuzimet e gjuheve në kishën e Korintit dhe qorton ata që kishin lartësuar dhuntitë e tyre mbi ato të të tjerëve. Ishte e qartë që Pali nuk i vendosi gjuhët, ose glossolalia, në majën e dhuntive dhe nuk i mësoi gjuhët si një shenjë e domosdoshme për pagëzimin e Frymës së Shenjtë.
Te 1 Korintasve 14, Pali jep udhëzime të detajuara për përdorimin e gjuhëve. Megjithëse ai paralajmëron fort kundër shumë abuzimeve të gjuhëve, ai nuk përjashton përdorimin e tyre. Në të vërtëtë, në mënyrë të qartë thotë, “mos ndaloni të flasin në gjuhëra.” (v. 39b). Pali gjithashtu shkruan: “Ai që flet një gjuhë tjetër ndërton veten e tij, por ai që profetizon, ndërton kishën. Unë dua që të gjithë ju të flisnit gjuhëra, por më tepër të profetizonit” (v. 4– 5a). Pali qartazi po mëson epërsinë e krahasueshme të profecisë mbi gjuhët. Por ai po vë në krahasim të mirën dhe më të mirën, jo të mirën dhe të keqen.
Dy gjëra më goditën në këtë pasazh. E para është që Pali thotë që gjuhët janë ndërtuese për individin. Si i krishterë, unë doja gjithcka që Fryma e Shenjtë kishte për mua. Së dyti, apostulli thotë që ai dëshiron që të gjithtë të krishterët Korintas të flisnin në gjuhë. Megjithëse ai shpreh preferencën e tij për profecinë, ai përsëri pohon dëshirën e tij që të gjithë të flasin në gjuhë. Si përfundim, në vargun 18, Pali thotë, “Unë e falënderoj Perëndinë time, sepse flas më shumë në gjuhë se ju të gjithë.”
Meqënëse Pali ishte një folës i gjuhëve dhe shprehu dëshirën e tij që të gjithë të flisnin në gjuhë, unë e mora dhe e kuptova këtë që duhej të kërkoja këtë dhunti shpirtërore.
Pengesa më e madhe me të cilën ende përballesha ishte pyetja nëse ajo që po ndodhte në lëvizjen bashkëkohore karizmatike ishte me të vërtet një rizgjim i dhuntive të Dhiatës së Re. Që do të thotë, a ishte shpërthimi modern i glossolalia e njëjta gjë që praktikohej në kishën apostolike? Unë pashë që kjo ishte një pyetje shume e vështirë për t’ju përgjigjur për shkak të referencave të pakta për fenomenin përgjatë historisë së kishës, përvec shfaqjes midis grupeve heretike sic ishin Montanistët.
Sidoqoftë, unë e kërkova dhuntinë dhe shpejt isha në gjendje t’u bashkohesha miqëve të mi duke u lutur në gjuhë. Por unë nuk gjeta asnjë ndërtim nga ajo dhe përsëri preferoja të lutesha me të kuptuar.
Ndërkohë, unë vazhdova të hetoja pyetjen nëse ky ishte fenomen i Dhiatës së Re. Ndërsa lëvizja u zgjerua, filluan të vinin lajme për njerëz në fetë jo të krishtera që praktikonin “gjuhët.” Kishte gjithashtu lajme qe gjuhët ishin identifikuar si gjuhë të huaja të njohura por asnjë nga këto nuk ishte verifikuar.
Ndërsa koha kalonte, disa gjëra u bënë të qarta. Së pari, teologjia neo-pentakostale ishte duke u bërë popullore. Ndonëse jo në një bllok midis karizmatikëve, e theksonte të folurit në gjuhë si një shenjë të nevojshme dhe të domosdoshme të konceptit biblik të pagëzimit të Frymës së Shenjtë. Gjithahtu karakterizohej nga pohime fantastike për mrekulli dhe profeci mbinatyrore me zbulesë të re. Sa më shumë interpretime të të folurit në gjuhë dhe profeci që dëgjoja, aq më shumë doktrinë të rreme dhe profeci të rreme dëgjoja. Disa njerëz më flisnin “profeci” për gjëra specifike që do të ndodhnin brenda një periudhe kohore specifike. Cdo profeci e këtij lloji nuk ndodhi asnjëherë. Unë dëgjoja haptazi doktrinë të rremë, doktrinë në antitezë (kundërshtim) të qartë me Shkrimin, që u jepej njerëzve përmes interpretimit të gjuhëve. Pohimet ekstravagante për mrekullira që isha në gjendja t’i hetoja rezultuan të pabazuara. Dukshëm dicka ishte tmerrësishit gabim në këtë pamje. Me pak fjalë, lëvizja karizmatike nuk po jepte të mirat.
Më shumë e më shumë njerëz po kërkonin të jetonin jetën e krishterë mbi ndjenjat sesa mbi Fjalën. Unë pashë një rizgjim të fortë të pikëmamjeve të tipit të “jetës më të thellë” të shenjtërimit që u premtonin të krishterëve një vepër të dytë të vecantë të hirit me anë të së cilës mund të jetonin jetën “fitimtare” të krishterë duke qënë “i mbushur me Frymën.”
Kisha tani kishte dy klasa të krishterësh—ata që ishin të pagëzuar në Frymë dhe ata që nuk ishin; ata që ishin “të mbushur me Frymën” dhe ata që nuk ishin. Unë u binda se kjo dikotomi jo vetëm që nuk mësohej në Dhiatën e Re por ishte e kundërta me atë që mësohej aty. Unë fillova të kuptoja që pikëpamja karizmatike e Ditës së Pentakostit përfaqësonte një shtrëmbërim të domethënies biblike të tij . Pikëpamja karizmatike për Pentakostin ishte një pikëpamje e ulët, jo një pikëpamje e lartë.
Unë fillova të shoh që cdokush, për sa kohë që është i papenguar, mund të nxjerrë tinguj të pakuptueshëm ndërsa është në një pozicion lutje. Unë nuk vë në dyshim përvojën e askujt që lutet në këtë mënyrë, por jam i shqetësuar që nuk është një ngjarje e mbinatyrshme dhe nuk është e njëjta si ajo që u përjetua në kishën e hershme.
Largimi im përfundimtar nga lëvizja ndodhi kur kuptova që duhet të jetoj nga Fjala, sepse Fryma asnjëherë nuk punon kundër Fjalës por gjithmonë me të dhe përmes saj.
Unë përsëri kam shoqëi me miqtë e mi karizmatikë dhe më gëzon dashuria e tyre për lutjen. Unë jam mirënjohës për zgjimin e vërtetë të interesit në personin dhe veprën e Frymës së Shenjtë në jetën e kishës që kjo lëvizje ka sjellë. Gjithësesi, unë jam shumë i shqetësuar për doktrinën e rreme që ka sjellë në zgjimin e saj.
Perkthyer nga: https://www.ligonier.org/learn/articles/zeal-without-knowledge/