Makjazhi: Historia e Errët, Mësimi Biblik dhe Historik i Kishës
Kenaria dhe kotësia janë arsyet pse Enciklopedia Britannica e përcakton “kozmetikën” si “…produkte që askush nuk ka nevojë për to, por dëshira për to është natyrë njerëzore.” [3]
Madje, edhe fjala “kozmetikë” ka një origjinë që na zbulon diçka. Ajo vjen nga fjala greke “kosmos”, që do të thotë “i kësaj bote, i botës.” Që gratë të pranohen nga bota, ato duhet të lyhen. [3]
Fillimet e Makjazhit
Semiramisja
Para përdorimit të makjazhit në Egjipt, prostituta e parë e lyer ishte Semiramisja, nëna-bashkëshorte e Nimrodit, dhe themeluesja e Fesë së Mistershme Babilonase. Semiramisja njihet si nëna e të gjitha prostituatave. Ajo përdorte makjazh, si dhe veshje kurvërie sensuale, për ritualet e ndryshme fetare dhe seksuale. [3]
Egjipti i Lashtë, Asirianët dhe Persët
Por shumica e historianëve të kozmetikës e lidhin fillimin e lyerjes së fytyrës me Egjiptin e Lashtë. Kjo përdorej si një mënyrë për t’ju lënë mbresë perëndive. Kjo ishte edhe arsyeja se pse bëhej nga të dyja gjinitë, burrat dhe gratë. Zgjedhjet më të njohura të tyre përfshinin ngjyra të errëta për sytë për t’u mbrojtur nga e keqja dhe një përzierje për eyeliner-in origjinal kohl (i bërë nga një përzierje e gjithçkaje, duke filluar nga plumbi e deri te hiri, bakri ose madje edhe bajame të djegura). Pavarësisht motivimeve të tyre fetare, shumë egjiptianë shpejt e vunë re fuqinë e kozmetikës mbi njerëzit e zakonshëm gjithashtu. Shumë shpejt ajo kishte arritur në civililizime të tjera, si një mënyrë për t’i lënë mbresë seksit të kundërt.
Enciklopedia Columbia flet më shumë rreth mënyrave se si çdo civilizim adoptoi metodat e tyre për të aplikuar dhe prodhuar kozmetikë. Më poshtë tregohet se si kulturat asiriane, babilonase, persiane dhe greke e morën shembullin nga Egjipti. Vini re: “përgatitjet [u] aplikuan nga jashtë për të ndryshuar ose përmirësuar bukurinë e lëkurës, flokëve, thonjve, buzëve dhe syve. Përdorimi i bojës për qëllime ornamentale dhe fetare ka qenë i zakonshëm… Egjiptianët përdornin kohl për të errësuar sytë. Një bojë e thjeshtë përdorej në fytyrë, dhe gishti shpesh ngjyhej me këna… Bukuria arriti një kulm në Romën perandorake, veçanërisht gëlqere për fytyrën dhe një bojë të kuqe…” (Botimi i Gjashtë, 2001)
“Përdorimi i kozmetikës është shumë i lashtë. Dëshmi për përdorimin e makjazhit për sytë dhe pomadave aromatike janë gjetur në varret egjiptiane që datojnë që nga vitet 3500 para Krishtit…[3]
“Deri në shekullin e 1-rë pas Krishtit, kulturat egjiptiane, romake, greke dhe të Lindjes së Mesme kishin zhvilluar kozmetikë si pluhura për të zbardhur lëkurën; kohl për të errësuar qepallat, qerpikët dhe vetullat; bojë të kuqe për faqet…” (Enciklopedia Britannica, Vol. 5, fq. 196).
“Gjatë periudhës predinastike [që përfundon në vitin 3200 para Krishtit], burra dhe gra aplikonin një vijë boje të gjelbër rreth syve… Në kohët dinastike, ngjyra e bojës që përdorej ishte një gri e errët. Okrra e kuqe duket se është përdorur për të ngjyrosur faqet dhe henna për pëllëmbët, thonjtë, dhe, të paktën në periudhën e vonë, flokët.
“Asirianët përdornin bojë të zezë për vetullat, flokët dhe mjekrën, ndërsa persët përdornin këna, e cila prodhonte një ngjyrë portokalli-të kuqe, një stil që ekzistonte që nga vitet 1900 para Krishtit. Pluhuri i artë, fije ari dhe niseshte e aromatizuar të verdhë përdorej ndonjëherë në flokë dhe mjekër për raste festive…”
Shumë gra që përdornin kozmetikë në këto kultura gjithashtu e morën shembullin nga Semiramisja dhe adoptuan përdorimin e kozmetikës për qëllimin e kurvërisë. Historia tregon se si gratë aplikonin makjazhin për të ndryshuar pamjen e tyre dhe për të joshur burra. Prostitutat dhe “matronat” (lideret femra të rrjeteve të prostitucionit) njiheshin veçanërisht nga mëndafshi, xhevahiret dhe kozmetika e tyre.
Ja një shembull se si gratë që përdornin kozmetikë në Spartë të lashtë njiheshin veçanërisht si prostituta: “Gratë vishnin fustane me ngjyra të shdritshme… Ato përdornin shumë kozmetikë… të cilën… një grua mund ta bënte vetëm nëse e fitonte jetesën përmes prostitucionit.” (Magna Grecia, Një Pasqyrë, Prof. Gino Gullace).
Në kohët më të fundit, kozmetika filloi të bëhej e zakonshme në distriktet e dritës së kuqe të New Yorkut, Amsterdamit, Parisit dhe qyteteve të tjera të mëdha. Sot ajo gjendet në pothuajse çdo supermarket dhe farmaci qoshesh.
Etërit e Kishës
Tertuliani (vdiq në vitin 220 pas Krishtit)
“Sepse ata që fërkojnë lëkurën e tyre me ilaçe, ngjyrosin faqet e tyre me bojë të kuqe, i bëjnë sytë e tyre të dukshëm me antimon, mëkatojnë kundër Tij.” “Në Veshjet e Grave” [5]
“Sepse ato gra mëkatojnë kundër Perëndisë, kur fërkojnë lëkurën e tyre me pomada, ngjyrosin faqet e tyre me bojë të kuqe, dhe i bëjnë sytë e tyre të dukshëm me antimon. Mendoj se, aftësia artistike e Perëndisë nuk është e pëlqyeshme për to!” Tertuliani (rreth vitit 198 pas Krishtit), 4.20 [27]
Sipriani (rreth vitit 210 – 258)
“Çehren tuaj e keni ndotur me ngjyra të rreme, flokët i keni ndryshuar me ngjyra jo natyrale, fytyra juaj është kapur nga një gënjeshtër, pamja juaj natyrale është humbur, pamja juaj nuk është e juaja. Ju kurrë nuk do të jeni në gjendje të shihni Perëndinë. Sytë tuaj nuk janë më punimi i Perëndisë, por mjeshtëria e djallit. Ai është ai që ju ndiqni. Ato sy të lyer e të ndriçuar janë kopjuar nga gjarpri; veshja juaj tani si armiku yt, do të digjeni sipas modës së tij këtu.” Traktatet e Siprianit, fq. 126 [6]
“Një grua nuk duhet të zbukurohet në mënyrën e botës… ‘Gratë, të vishen hijshëm, me cipë dhe modesti dhe jo me gërsheta a me ar, a me margaritarë, a me rroba të shtrenjta,.'” Sipriani (rreth vitit 250 pas Krishtit), 5.544. [27]
“Të dyja gjinitë duhet të këshillohen që vepra e Perëndisë dhe krijimi dhe formimi i tij nuk duhet në asnjë mënyrë të ndotet, as me vendosjen e ngjyrës së verdhë, pluhurit të zi, bojës së kuqe, ose me çdo lloj kozmetike…. Perëndia thotë, ‘Le të bëjmë njeriun në shëmbëlltyrën dhe ngjashmërinë tonë.’ A ka ndokush guximin të ndryshojë dhe të ndyjë atë që Perëndia ka bërë?” Sipriani (rreth vitit 250 pas Krishtit), 5.434. [27]
“Në mënyrat e tyre, nuk kishte disiplinë…. Në gratë, çehrja e fytyrës ishte e ngjyrosur. Sytë e tyre ishin falsifikuar nga ajo që dora e Perëndisë i kishte bërë. Flokët e tyre ishin ngjyrosur me një gënjeshtër.” Sipriani (rreth vitit 250 pas Krishtit), 5.438. [27]
Klementi i Aleksandrisë (rreth vitit 195 AD)
“Ai [Perëndia] e shikon shqetësimin për rrobat, ushqimin dhe të gjitha lukset si të panevojshme. Atëhere, çfarë duhet të themi rreth dashurisë për zbukurimet, ngjyrosjen e leshit dhe larmishmërinë e ngjyrave? Çfarë duhet të thuhet për dashurinë për xhevahiret, punimin e hollë të arit, dhe akoma më shumë, për flokët artificiale dhe kacurrelat e gershetuar? Për më tepër, çfarë duhet të thuhet për ngjyrosjen e syve, heqjen e flokëve, lyerjen me bojë të kuqe dhe plumb të bardhë, ngjyrosjen e flokëve, dhe artet e liga që përdoren në këto gënjeshtra?” Klementi i Aleksandrisë (rreth vitit 195 pas Krishtit), 2.264 [27]
“As gratë nuk duhet të lyejnë fytyrat e tyre me pajisjet joshëse të mashtrimit finok. Por le t’u tregojmë atyre zbukurimin e maturisë.” Klementi i Aleksandrisë (rreth vitit 195 pas Krishtit), 2.286 [27]
Hipoliti (rreth vitit 205 pas Krishtit)
“Tani, Suzana ishte një grua shumë e ndjeshme.” Kjo nuk do të thotë se ajo kishte zbukurime të shndritshme mbi veten e saj ose sy të lyer me ngjyra të ndryshme, si Jezebeli. Kjo do të thotë se ajo kishte zbukurimin e besimit, pastërtisë dhe shenjtërisë.” Hipoliti (rreth vitit 205 pas Krishtit), 5.193. [27]
Efraimi i Sirisë (vdiq ne vitin 373)
“Tani, a mund të vazhdojë të ekzistojë sinqeriteti dhe e vërteta kur ajo që është sinqeritet është ndotur, dhe ajo që është e vërtetë është ndryshuar nga ngjyrat e rreme në një gënjeshtër? Zoti thotë, ti ‘nuk ke fuqi të zbardhësh ose të nxish qoftë edhe një fije floku’ [Mateu 5.36]. A dëshiron ti të kesh fuqi më të madhe aq sa të sjellësh në hiç fjalët e Zotit tënd?…” Homilia mbi Gruan e Mëkatare [7]
“Lyerja e syve më verboi sytë, dhe (isha) e verbër mes shumë atyre që verbova.” Homilia mbi Gruan Mëkatare [7]
Ambrozi (rreth viteve 340 – 397)
50. Ambrozi përsëri, duke kritikuar praktikat e tilla, thotë: “Këtu lindin këto nxitje për vese, që gratë, nga frika se mos nuk duken tërheqëse për burrat, lyejnë fytyrat e tyre me ngjyra të zgjedhura me kujdes… Çfarë marrëzie është të ndryshosh tiparet e natyrës në ato të lyerjes, dhe nga frika e shkaktimit të mospranimit prej burrit të tyre, të deklarojnë hapur se kanë sjellë ndëshkimin mbi veten e tyre! Sepse gruaja që dëshiron të ndryshojë pamjen e saj natyrale shpall dënim për veten. Dhe përpjekjet e saj të zellshme për të kënaqur një tjetër tregojnë se ajo së pari ka qenë e pakënaqur me veten e saj… Nëse je e bukur, pse e fsheh bukurinë tënde? Nëse je e thjeshtë, pse gënjen duke pretenduar se je e bukur, kur nuk mund ta shijosh kënaqësinë e gënjeshtrës as në ndërgjegjen tënde e as në atë të një tjetri?… Krimi i kurorëshkeljes është pothuajse më i tolerueshëm se i yti; sepse kurorëshkelja ngatërrohet me modestinë, por ti ngatërrohesh me natyrën.” Mendoj se është mjaft e qartë se kjo gojëtari i bën thirrje të fortë grave që të shmangin ndërhyrjen në pamjen e tyre me anë të arteve mashtruese dhe të kultivojnë modestinë dhe frikën.
Përveç Ambrozit, Ciprianit dhe Agustinit, mund të shtojmë në listë edhe Klementin e Aleksandrisë (lexo The Paedagogus), Prudencin, Komodinianin, Tertulianin, Jeronimin etj. – për të treguar zërin e bashkuar mbi këtë çështje. Kujto se perandori Teodosi I, që u këshillua nga Ambrozi, e bëri të pamundur mbajtjen e Lojrave Olimpike. Ai ishte viti 393 pas Krishtit. Herën tjetër që Lojrat Olimpike u mbajtën zyrtarisht ishte në vitin 1896. Pra,1503 vite më vonë. Bota ka qenë shumë më konservatore deri në kohët e fundit. Kozmetika, që dikur ishte shumë e zakonshme midis romakëve, u rifut për masat në fillim të viteve 1900. [2]
Kushtetutat Apostolike (e formuluar rreth vitit 390 pas Krishtit)
“Mos lyej fytyrën tënde, e cila është vepra e Perëndisë. Sepse nuk ka asnjë pjesë në ty së cilës i mungon bukuria. Sepse Perëndia i ka bërë të gjitha gjërat shumë të mira. Por zbukurimi i asaj që tashmë është e mirë është një fyerje për veprën e Krijuesit.” Kushtetutat Apostolike (e formuluar rreth vitit 390 pas Krishtit), 7.395; diskutim i zgjeruar 5.432-5.436 [27]
Koha e Mesjetës
Ndërsa fuqia e makjazhit për të fshehur dhe përmirësuar pamjen u bë më e njohur, ajo shihej si pjesë e sferës së grave të përdala. Prostitutat e përdornin shpesh atë për të fshehur moshën e tyre. Kështu Kisha e shpalli makjazhin si mashtrim dhe mëkat. Por kjo nuk i ndaloi gratë nga eksperimentimi me kozmetikën. Ato thjesht vazhduan tendencën natyrale të vendosur nga romakët.
Shekulli i 16-të
Mbretëresha Elizabeta I ishte një nga modelet e para për përdorimin e makjazhit. Ajo popullarizoi një fytyrë të bardhë të theksuar që arrihej lehtësisht me një pluhur të fuqishëm. Kjo shënoi fillimin e makjazheve më të bazuar në kimikate dhe përbërës toksikë. Përzierja përfshinte pluhur të bardhë plumbi, ujë dhe uthull. Përdorimi i shpeshtë shkaktonte thatësinë e lëkurës, e cila çonte në përdorimin gjithnjë e më të madh të pluhurit. Rritja e përdorimit rriste toksicitetin dhe humbja e flokëve ose rënia e dhëmbëve ishin efekte anësore të zakonshme. [1]
Jeremia 4:30
“Dhe ti, e shkatërruar, çfarë do të bësh? Edhe sikur të visheshe me rroba ngjyrë flakë të kuqe, edhe sikur të vije zbukurime prej ari, edhe sikur t’i zmadhoje sytë me bistër, më kot do të zbukuroheshe. Dashnorët e tu të përçmojnë, duan jetën tënde.”
Zhan Kalvin
Profeti në këtë vend i referohet zbukurimeve të rreme. Sepse populli, siç kishte treguar më parë, ishte bërë si një grua kurorëshkelëse. Perëndia kishte formuar me ta si të ishte një kontratë martese. Ata e kishin shkelur atë dhe kjo tradhti ishte si tradhëtia e një kurorëshkelëse, e cila lë burrin e saj dhe endet aty këtu, duke jetuar si një prostitutë. Ashtu si laviret, për qëllimin e joshjes, vishen në mënyrë elegante, lyejnë fytyrat e tyre dhe përdorin joshje të tjera, Profeti thotë: “Edhe sikur të visheshe me rroba ngjyrë flakë të kuqe, edhe sikur të vije zbukurime prej ari, edhe sikur t’i zmadhoje sytë me bistër, më kot do të zbukuroheshe.” [9]
Komentari i Bensonit
Profeti vazhdon idenë me të cilën filloi, duke përfaqësuar Jeruzalemin me figurën e një lavireje, e cila zbukurohet për të ndjellë dashnorë, duke kërkuar, përmes zbukurimeve të veshjes së saj dhe joshjeve të tjera. [10]
Ekspozimi i John Gill-it mbi tërë Biblën
E gjithë kjo duhet të kuptohet për mënyrën e lavireve, të cilat vishen shtrenjtë dhe madhështi për të joshur burrat… megjithëse ti e shqyen fytyrën tënde me lyerje; ose, sytë (l); lyerje, sic bënte Jezebeli, 2 Mbretërve 9:30. [12]
Komentari i Keil dhe Delitzsch mbi Dhiatën e Vjetër
Ashtu si një grua kërkon me anë të lyerjes dhe zbukurimeve të rrisë tërheqjet e bukurisë së saj për të kënaqur burrat dhe për të fituar favorin e dashnorëve, po kështu edhe gruaja Jeruzalem do të përpiqet me mashtrime e ngjashme të sigurojë favorin e armikut; por më kot, si Jezebeli te 2 Mbretërve 9:30. [13]
Ezekieli 23:40
“Përveç kësaj dërguan të thërrasin njerëz nga vende të largëta, të cilëve u dërguan lajmëtarë; dhe ja, ata erdhën. Për ta u lave, i ngjeve sytë dhe u veshe me rroba të zbukuruara me stoli të shkëlqyera.”
Komentari i Ellicott për Lexuesit e Anglishtes
“Ngjeve sytë.” – Figura është ajo e një gruaje të shfrenuar që po përgatitet për dashnorin e saj dhe po pret ardhjen e tij. Lyerja e syve, ose më saktë i kapakëve dhe qerpikëve, ishte një zakon i lashtë, ende i ruajtur në Lindje. [14]
Komentari i Jamieson-Fausset-Brown
“Ngjeve… sytë” — (2 Mbretërve 9:30, Shënim; Jeremia 4:30). Boja e zezë ishte e shtrirë mbi kapakët e syve për ta bërë të bardhën e syrit më tërheqëse përmes kontrastit, kështu që Juda nuk la asnjë art joshës të paprovuar. [15]
Komentari i Matthew Poole
“Ngjeve sytë; si një lavire e kalbur, i mbulove defektet e tua me lyerje… kështu Perëndia u abuzua dhe u provokua.” [16]
Ekspozimi e John Gill-it mbi tërë Biblën
“Sic bëri Jezebeli, dhe visheshin me rrobat e tyre më të mira, dhe zbukuroheshin sa më bukur që mundeshin.” Laviret kishin veshjet e tyre të veçanta, me të cilat njiheshin, Fjalët e Urta 7:10 dhe ato jo vetëm që përdornin banjo ose banja, por gjithashtu larje për fytyrën, për t’u dukur të bukura; dhe veçanërisht lyenin sytë e tyre, për t’i bërë ato të dukeshin më të mëdhaja; …dhe duket se lyerja me diçka të tillë përdorej nga gratë hebraike, në imitim të paganëve. [17]
Komentari i Adam Clarke-it
“U lave, i ngjeve sytë dhe u veshe me rroba të zbukuruara me stoli të shkëlqyera.” – Kjo është saktësisht mënyra se si një femër e lirë në Bengal zbukurohet për të pritur mysafirët. Ajo fillimisht bën banjë, pastaj vë bojë të zezë rreth syve të saj, dhe më pas mbulon trupin e saj me zbukurime. – Zakonet e Ward. Komentari i Clarke-it [20]
Komentari i Matthew Henry-t
“U bënë përgatitje të mëdha për pranimin e këtyre shërbestarëve të huaj, për hyrjen e tyre publike dhe audiencën publike, e cila krahasohet me përpjekjet që bën një kurorëshkelëse për t’u dukur e bukur. Si Jezebeli, ti lyeve fytyrën tënde dhe zbukurove veten me zbukurime.” Komentari i Matthew Henry-t mbi tërë Biblën [21]
Isaia 3:16
“Zoti thotë akoma: “Me qenë se vajzat e Sionit janë fodulle dhe ecin qafëpërpjetë dhe me vështrime provokuese, duke ecur me hapa të vogla dhe duke bërë të tringëllojnë unazat që mbajnë te këmbët e tyre.”
Komentari i Bensonit
“Hebraisht, משׂקרות, duke falsifikuar sytë e tyre; që do të thotë, duke i zbukuruar padrejtësisht sytë e tyre me bojë, siç e përktheu Peshkopi Lowth.” [22]
Shënimet e Barnes mbi Biblën
Shprehja zakonisht interpretohet si ‘të mashtrosh me sytë’, që do të thotë, “të joshësh” ose “të tërheqësh” përmes lëvizjes së syve. Lëvizja e syve përmendet në Fjalët e Urta 6:13-14 si një mënyrë “mashtrimi” të një personi. [23]
Ekspozimi i John Gill-it mbi tërë Biblën
“vështrime provokuese; ose duke shkelur sytë e tyre për të tjerët që t’i ndjekin në shtëpitë e tyre, siç e interpreton Kimchi; kështu Jarchi mendon se është shprehje e pamjes së tyre, siç ne e quajmë, pamje provokuese; dhe Septuaginta e përkthen, ‘me shkelje sysh’; kështu edhe versionet siriake dhe arabe, ose duke lyer sytë e tyre; kështu Targumi, ‘ato ecin me sytë e lyer.'” [24]
Jeremia përshkruan se si Izraeli kishte rënë në sjelljen e një lavireje mes kombeve. Lexoni vargun 30: “…edhe sikur të vije zbukurime prej ari, edhe sikur t’i zmadhoje sytë me bistër, më kot do të zbukuroheshe. Dashnorët e tu të përçmojnë, duan jetën tënde.” [3]
“Kur Jehu arriti në Jezreel, Jezebeli e mori vesh. Atëherë filloi të zbukurojë sytë, rregulloi flokët e doli në dritare për të parë.” (II Mbretërve 9:30).
Komentari i Adam Clarke-it
Jep një shpjegim të rëndësishëm:
“Ajo [Jezebeli] përpiqej të përmirësonte pamjen e lëkurës së saj me lyerje… Kjo hedh dritë mjaftueshëm për lyerjen e Jezebelit… dhe tregon mjaft qartë me çfarë qëllimi e bëri atë, për të mposhtur dhe çarmatosur Jehun, dhe për ta bindur atë ta merrte për grua… Ky ngjyrosje e syve me stibium dhe lyerje ishte një zakon universal, jo vetëm në vendet aziatike, por edhe në të gjitha ato që kufizoheshin me to, ose kishin lidhje me to.” (fq. 513). [25]
Një ligj i Pensilvanisë në Amerikë i vitit 1770 thoshte se një burrë mund të anullonte martesën nëse mësonte se gruaja e tij kishte përdorur makjazh gjatë takimeve të njohjes, duke e mashtruar atë për pamjen e saj.
Populli i parë në Amerikë që përdorte lyerjen e fytyrës ishin indianët që vishnin “lyerje lufte.” Ata e bënin këtë për t’i mashtruar armiqtë e tyre duke u dukur më të frikshëm se sa ishin. [3]
Shekulli i 19-të
Mbretëresha tjetër që la gjurmë në botën e makjazhit bëri dekret kundër tij. Në mes të viteve 1800, Mbretëresha Viktoria e etiketoi makjazhin si vulgare dhe përsëri e lidhte atë me sferën e grave të përdala. Gratë ishin ende të etura për efektet zbukuruese, por zgjodhën teknika më pak konvencionale. Një lëkurë me ngjyrë rozë, në faqe dhe buzë. Kështu, ishte e zakonshme që gratë të shtrydhnin faqet dhe të kafshonin buzët për të patur një skuqje të kuqe. [1]
Shekulli i 20-të
Vitet 1900
Fillimi i shekullit të 20-të pa një vazhdimësi nga dekadat e mëparshme me makjazhin që u vendos në kategorinë morale gri. Ai përdorej vetëm nga prostitutat dhe aktoret – shpesh të konsideruara si të njëjtat gjëra. Ndryshimi i parë në reputacionin e makjazhit erdhi nga Sufragetet. Në betejën e tyre për njohje të barabartë dhe të drejtën për të votuar, gratë veshën buzëkuq të kuq për një marshim proteste në vitin 1913. Kjo shënoi herën e parë që gratë e kthyen makjazhin në një simbol fuqizimi dhe e përdorën atë për qëllimet e tyre. [1]
Vitet 1920
Në fillim të shekullit të 20-të, makjazhi shihej si diçka që e vishnin vetëm gratë krenare dhe arrogante. Me shpikjen e filmit dhe televizionit, Hollywood-i injektoi imazhin e fytyrës së një ylli filmi të mbuluar me kozmetikë. [3] Ajo u prodhua në masë dhe u shit për t’i lejuar gratë të riprodhojnë pamjet e yjeve të tyre të preferuar. Por, përsëri makjazhi mbeti një gjë e fshehtë dhe shumica e grave e dërgonin për të marrë makjazhin e tyre dhe bënin çmos që të mos e shfaqnin publikisht. [1]
Pasi ky imazh u pranua nga masat, kozmetika u bë e zakonshme.
Industria e filmit ishte përgjegjëse për shoqërimin e makjazhit me bukurinë e shkëlqyer, duke i paraqitur aktoret e Hollywood-it si perëndeshat e seksit. U bë e natyrshme që vajzat e reja dhe gratë të dëshironin të ishin aq tërheqëse dhe të dëshirueshme sa edhe idhujt e famshëm të ekranit. [3]
Vitet 1940
Një Luftë Botërore tjetër nuk mundi t’i ndalonte gratë nga mania e tyre e sapoformuar. Makjazhi portativ ose ‘në lëvizje’ në sete kompakte ishte shitja më e madhe e dekadës, pasi, u mundësonte grave ta merrnin atë në punë dhe të zbukuroheshin kudo. Buzët e shndritshme, veçanërisht nuancat e kuqe, u konsideruan zyrtarisht si pjesë e përpjekjes së luftës në SHBA. Ata besonin se dërgimi i puthjeve me buzëkuq në letra për burrat në front ishte një mënyrë e mirë për të mbajtur moralin e lartë. [1]
Por ishte vetëm pas Luftës së Dytë Botërore që industria e kozmetikës filloi të promovonte, përmes reklamave, konceptin e bukurisë perfekte. Shumë shpejt, ky mendim u përhap në të gjithë botën, me gratë dhe vajzat që u dashuruan me idenë se mund të ishin më tërheqëse.
Kotësia—dëshira për të dukur më të bukur—është ajo që i bën gratë të lyejnë fytyrat e tyre, dhe ndoshta është ndjenja më e fuqishme njerëzore. [3]
Përfundim
Në një periudhë të shkurtër prej 100 vitesh, makjazhi është popullarizuar dhe është bërë mjaft i zakonshëm. Një ritual që filloi për t’ju lënë mbresë perëndive ka gjetur rrugën në jetën e përditshme. E vetmja pyetje është, ku do të shkojë më tej? [1]
Jezebeli gjithashtu përmendet në Dhiatën e Re si pjesë e një paralajmërimi specifik për Kishën e Zotit për t’u larguar nga kurorëshkelja me sistemin e rremë të Babilonisë, i përshkruar më parë si një lavire: “Por kam disa gjëra kundër teje, sepse ti e lejon gruan Jezabel, që e quan veten profeteshë, të mësojë dhe t’i mashtrojë shërbëtorët e mi të kurvërojnë dhe të hanë gjëra të flijiuara idhujve.” (Zbulesa 2:20). [3]
Përveç kësaj, Bibla thotë se shumica e ngjarjeve të Dhiatës së Vjetër janë regjistruar për ne sot. Pali shkruan, “Këto u bënë si shembuj për ne, që ne të mos dëshirojmë gjëra të liga, ashtu si dëshiruan ata,… Dhe të gjitha këto gjëra u ndodhën atyre si shëmbull, dhe janë shkruar për paralajmërimin tonë, për ne që jemi në mbarim të epokës.” (I Korintasve 10:6, 11).
Tani, mendoni për gratë më të drejta dhe më të mirënjohura të Biblës. Thoni vetëm një prej tyre (nga Dhiata e Vjetër ose e Re) që ka përdorur makjazh. Nuk ka asnjë përmendje të Sarës, Rebekës, Ruthit, Naomit, Marisë (nënës së Krishtit), Deborës, Abigajlit, Esterit, ose ndonjë gruaje tjetër të virtytshme që ka përdorur makjazh. Fakti që shembujt e vetëm të atyre që kanë përdorur makjazh janë kurorëshkelëset, laviret dhe profeteshat e rreme shërben si një paralajmërim të madh për këdo që i kushton vëmëndje Fjalës së Zotit dhe dëshiron të ndjekë shembujt e drejtë të Biblës në vend të atyre të liga. [3]
Vini re: “Mos e doni botën, as gjërat që janë në botë. Ne qoftë se ndokush do botën, dashuria e Atit nuk është në të, sepse gjithçka që është në botë, LAKMIA E MISHIT, LAKMIA E SYVE dhe KRENARIA E JETES, nuk vjen nga Ati, por nga bota.” (I Gjonit 2:15-16). [3]
“Gjithashtu dhe ju, gra, nënshtrojuni burrave tuaj, që, edhe nëse disa nuk i binden fjalës, të fitohen pa fjalë, nga sjellja e grave të tyre, kur të shohin sjelljen tuaj të dlirë dhe me frikë. Stolia juaj të mos jetë e jashtme: gërshëtimi i flokëve, stolisja me ar ose veshja me rroba të bukura, por njeriu i fshehur i zemrës, me pastërtinë që nuk prishet të një shpirti të butë dhe të qetë, që ka vlerë të madhe përpara Perëndisë.” (I Pjetrit 3:1-4). [3]
“Ju, burra, t’i doni gratë tuaja, sikurse edhe Krishti ka dashur kishën dhe e ka dhënë veten e vet për të, që ta shenjtërojë, pasi e pastroi me larjen e ujit me anë të fjalës, që ta nxjerrë atë përpara vetes të lavdishme, pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të tillë, por që të jetë e shenjtë dhe e paqortueshme.” (Efesianëve 5:25-27). [3]