Një Katekizëm i Shkurtër për Fëmijët e Vegjël

Katekizem

Një Katekizëm i Shkurtër për Fëmijët e Vegjël

Nga John Brown (Pastor, Teolog dhe Autor Skocez Presbiterian) (1722–1787)

 

01. P: Kush të krijoi ty?

P: Zoti.

02. P: Kush të shpengoi ty?

P: Krishti.

03. P: Kush të shenjtëron ty?

P: Fryma e Shenjtë.

04. P: Prej çfarë je krijuar?

P: Prej pluhuri.

05. P: Çfarë të mëson kjo?

P: Të jem i përulur dhe të kujtoj vdekjen.

06. P: Për çfarë qëllimi je krijuar?

P: Që t’i shërbej Perëndisë.

07. P: Pse duhet t’i shërbesh Perëndisë?

P: Sepse Ai më krijoi, më ruan dhe më shpengoi.

08. P: Si duhet t’i shërbesh Perëndisë?

P: Duke besuar në Birin e Tij, duke thirrur emrin e Tij dhe duke i’u bindur urdhërimeve të Tij.

09. P: Kujt duhet t’i lutesh?

P: Vetëm Perëndisë.

10. P: Sa shpesh duhet t’i lutesh Perëndisë?

P: Të paktën çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje.

11. P: Për çfarë gjërash duhet t’i lutesh Perëndisë çdo ditë?

P: Që të më sjellë te Krishti, të më ripërtërijë zemrën, të më falë mëkatet dhe të më mbrojë nga e keqja.

12. P: Çfarë zemre ke nga natyra?

P: Një zemër të mbushur me padrejtësi.

13. P: A i bën zemra jote e ligë çdo mendim, fjalë dhe vepër tënden mëkatare?

P: Po; unë nuk mund të bëj asgjë përveç mëkatit.

14. P: A mund ta përmirësosh dhe ripërtërish vetë zemrën tënde të ligë?

P: Jo; unë jam i vdekur në shkelje dhe mëkate. [Ef. 2:1]

15. P: Çfarë mund ta ndryshojë dhe zbutë zemrën tënde rebele, të fortë dhe prej guri?

P: Asgjë veçëse fuqia e plotfuqishme dhe hiri i lirë i Perëndisë.

16. P: A të ka premtuar Perëndia një zemër të re, falje mëkatesh dhe çdo bekim, dhe të ka urdhëruar t’ja kërkosh ato me lutje Atij?

P: Po.

17. P: Për hir të kujt duhet t’i kërkosh këto mëshirë nga Perëndia në lutje?

P: Vetëm për hir të Krishtit.

18. P: Pse duhet të jesh kaq i zellshëm në lutje për të pasur pjesë në Krishtin, për një zemër të re dhe për faljen e mëkateve?

P: Që të jem gjithmonë gati për vdekje.

19. P: A është jeta jote shumë e shkurtër, e dobët dhe e pasigurt?

P: Po; ndoshta do të vdes në çastin tjetër.

20. P: Çfarë do të ndodhë me ty nëse vdes në mëkatet e tua?

P: Duhet të shkoj në ferr me të ligjtë.

21. P: Çfarë vendi është ferri?

P: Një vend vuajtjeje të pafundme, një liqen që digjet me zjarr dhe squfur.

22. P: Kush janë të ligjtë që shkojnë në ferr kur vdesin?

P: Ata që hedhin poshtë Krishtin, nuk lexojnë fjalën e Perëndisë, nuk luten, që gënjejnë, vjedhin, përdhosin të dielën dhe nuk i’u binden prindërve.

23. P: Kush janë shoqëruesit e njerëzve të ligj në ferr?

P: Djalli, ati i tyre, dhe të gjithë engjëjt e tij.

24. P: Ku shkojnë të drejtët kur vdesin?

P: Në qiell.

25. P: Çfarë vendi është qielli?

P: Një vend shumë i lavdishëm, i shenjtë dhe i lumtur.

26. P: Kush janë të drejtët që shkojnë në qiell?

P: Ata që e pranojnë Krishtin, e duan Perëndinë dhe urrejnë të keqen.

27. P: Kush janë shoqëruesit e njerëzve të drejtë në qiell?

P: Perëndia Ati i tyre, Krishti Shpëtimtari i tyre dhe engjëjt e shenjtë.

28. P: Cila është e vetmja rrugë për të shkuar i sigurt në qiell?

P: Të marrësh Zotin Jezus dhe të ecësh në Të.

29. P: Çfarë duhet të kujtosh më së shumti në ditët e rinisë sate?

P: Krijuesin dhe Shpenguesin tim.

30. P: Çfarë kërkon më së shumti Perëndia prej teje?

P: Që t’i besoj dhe t’i bindem Atij.

31. P: Cila është e vetmja rregull e besimit dhe bindjes sate?

P: Bibla ose Shkrimet e Shenjta.

32. P: Kë duhet të duash më shumë se çdo gjë tjetër?

P: Perëndinë në Krishtin, si Atin dhe pjesën time.

33. P: Pse duhet ta duash Perëndinë më shumë se çdo gjë tjetër?

P: Sepse Ai është aq i lavdishëm në vetvete dhe aq i mirë me mua.

34. P: Në çfarë mënyre është Perëndia aq i mirë me ty?

P: Ai më jep jetën, shëndetin, ushqimin, veshjen; dhe më ofron Krishtin dhe të gjitha gjërat e mira me Të.

35. P. Ku qëndron lumturia jote më e madhe?
P. Në kënaqjen e Perëndisë.

36. P. Çfarë është Perëndia?
P. Perëndia është Frymë.

37. P. Çfarë lloj Fryme është Perëndia?
P. Ai është një Frymë i pafund, i përjetshëm dhe i pandryshueshëm.

38. P. A i sheh dhe i di Perëndia të gjitha gjërat?
P. Po; ai i di edhe mendimet më të fshehta të zemrës sonë.

39. P. A nuk mund Perëndia të bëjë gjithçka që dëshiron?
P. Po; sepse ai është i Plotfuqishëm.

40. P. A mund të bëjë apo të miratojë Perëndia ndonjë mëkat?
P. Jo; sepse ai është i shenjtë në mënyrë të pafundme.

41. P. Sa Perëndi ka?
P. Vetëm Një.

42. P. Sa persona ka në Hyjninë e Perëndisë?
P. Tre: Ati, Biri dhe Fryma e Shenjtë.

43. P. A është secili prej këtyre tre personave Perëndia i lartë dhe i vërtetë?
P. Po.

44. P. A nuk i bëjnë atëherë këto tre persona tre Perëndi?
P. Jo; ata janë vetëm Një dhe i njëjti Perëndi.

45. P. Në çfarë janë ata të njëjtë?
P. Në qenien e tyre (substancë).

46. P. Në çfarë janë ata të barabartë?
P. Në fuqi dhe lavdi.

47. P. A nuk është atëherë Perëndia shumë më i madh dhe më i lavdishëm se sa mund ta kuptojmë?
P. Po.

48. P. A ka pasur Perëndia ndonjë fillim?
P. Jo.

49. P. A do të ketë Perëndia ndonjë fund?
P. Jo; Ai është nga përjetësia në përjetësi.

50. P. A ka pasur çdo gjë përveç Perëndisë një fillim?
P. Po.

51. P. A do të ketë çdo gjë përveç Perëndisë një fund?
P. Jo; engjëjt dhe shpirtrat e njerëzve do të jetojnë përjetë.

52. P. Kush ua dha të gjitha gjërave fillimin?
P. Perëndia.

53. P. Nga çfarë i krijoi Perëndia të gjitha gjërat?
P. Nga asgjëja.

54. P. Me çfarë i krijoi Perëndia të gjitha gjërat?
P. Me fjalën e fuqisë së tij.

55. P. Në sa kohë i krijoi Perëndia të gjitha gjërat?
P. Brenda gjashtë ditëve.

56. P. Për çfarë qëllimi i krijoi Perëndia të gjitha gjërat?
P. Për lavdinë e Tij.

57. P. Në çfarë gjendje i krijoi Perëndia të gjitha gjërat?
P. Perëndia i krijoi të gjitha gjërat shumë të mira.

58. P. A vazhdojnë të gjitha gjërat të jenë shumë të mira?
P. Jo; mëkati i ka bërë djajtë dhe njerëzit shumë të këqij.

59. P. Cila është gjëja më e keqe në botë?
P. Mëkati; ajo gjë e neveritshme që Perëndia e urren.

60. P. Çfarë e bën mëkatin kaq jashtëzakonisht të keq?
P. Ai e ofendon Perëndinë dhe e shkel ligjin e Tij.

61. P. Sa lloje mëkatesh ka?
P. Dy.

62. P. Cilat janë ato?
P. Mëkati fillestar dhe mëkati real.

63. P. Çfarë është mëkati fillestar?
P. Është mëkati në të cilin u ngjiza dhe linda.

64. P. A të ndot mëkati fillestar plotësisht dhe a është i mjaftueshëm për të të çuar në ferr, edhe sikur të mos kishe mëkat tjetër?
P. Po.

65. P. Çfarë mëkati ke tjetër përveç mëkatit fillestar?
P. Kam edhe mëkat real.

66. P. Çfarë është mëkati real?
P. Është mëkati që bëj çdo ditë në mendime, fjalë dhe vepra.

67. P. Cila është paga e mëkatit?
P. Vdekja dhe ferri.

68. P. Çfarë je atëherë nga natyra?
P. Jam armik i Perëndisë, fëmijë i Satanit dhe trashëgimtar i ferrit.

69. P. A u krijua njerëzimi që në fillim në një gjendje mëkatare dhe të mjerueshme?
P. Jo; prindërit tanë të parë, Adami dhe Eva, u krijuan në një gjendje të shenjtë dhe të lumtur.

70. P. A qëndruan ata në atë gjendje të shenjtë dhe të lumtur ku u krijuan?
P. Jo; ata ranë prej saj.

71. P. Si ranë prej saj?
P. Duke mëkatuar kundër Perëndisë.

72. P. Cili ishte mëkati i parë i Adamit dhe Evës?
P. Të ngrënit nga fruti i ndaluar.

73. P. Kush ua ndaloi atyre të hanin këtë frut?
P. Perëndia.

74. P. Kush i tundoi ata për ta ngrënë atë?
P. Djalli.

75. P. Çfarë të keqe kishte në të ngrënit e këtij fruti?
P. Ata thyen kështu besëlidhjen e Perëndisë dhe shkatërruan veten dhe pasardhësit e tyre natyrorë.

76. P. Sa besëlidhje ka?
P. Dy.

77. P. Cilat janë ato?
P. Besëlidhja e veprave dhe besëlidhja e hirit.

78. P. Me kë e bëri Perëndia besëlidhjen e veprave?
P. Me Adamin, për veten e tij dhe pasardhësit e tij.

79. P. Me kë e bëri Perëndia besëlidhjen e hirit?
P. Me Krishtin.

80. P. Cili ishte kushti i besëlidhjes së veprave?
P. Bindja e përsosur e Adamit.

81. P. Cili është kushti i besëlidhjes së hirit?
P. Përmbushja e tërë drejtësisë nga ana e Krishtit.

82. P. Cila nga këto dy besëlidhje është më e shkëlqyer dhe më e lavdishme?
P. Besëlidhja e hirit.

83. P. Në çfarë është më e shkëlqyer besëlidhja e hirit?
P. Bekimet e saj janë të mëdha dhe të lira, dhe nuk mund të thyhet.

84. P. Pse nuk mund të thyhet besëlidhja e hirit?
P. Sepse Krishti nuk mund të dështojë siç bëri Adami.

85. P. A theve ti dhe gjithë njerëzimi besëlidhjen e veprave në të ngrënit e frutit të ndaluar nga Adami?
P. Po.

86. P. Si është e mundur kjo, kur ti nuk ishe ende i lindur?
P. Adami më përfaqësonte, dhe unë mëkatova në të.

87. P. Nga çfarë gjendjeje re ti për shkak të ngrënies së frutit të ndaluar nga Adami?
P. Nga një gjendje shenjtërie dhe lumturie.

88. P. Në çfarë gjendjeje re për shkak të saj?
P. Në një gjendje mëkati dhe mjerimi.

89. P. A ka shpëtim nga ajo gjendje mëkati dhe mjerimi ku të ka sjellë shkelja e besëlidhjes së veprave?
P. Po, përmes besëlidhjes së hirit.

90. P. A nuk mundin mendimet, fjalët apo veprat e tua të mira të të shpëtojnë përmes besëlidhjes së veprave?
P. Jo; çdo gjë që bëj është mëkat.

91. P. A mund ta falë Zoti mëkatin tënd pa një kënaqje të plotë të drejtësisë së tij?
P. Jo, Ai nuk do ta shpallë aspak të pafajshëm fajtorin.

92. P. A mund të kënaqësh ti drejtësinë e Zotit për mëkatin tënd?
P. Jo; unë as nuk mundem të ndal nga shtimi i mëkateve të mia.

93. P. A është i gatshëm Zoti të pranojë kënaqje për mëkatin tim nga dikush tjetër në vendin tim?
P. Po.

94. P. Por kush është i aftë dhe i gatshëm të japë kënaqje për mëkatet e tua?
P. Jezu Krishti është si i aftë ashtu edhe i gatshëm, dhe ka kënaqur plotësisht ligjin dhe drejtësinë e Zotit për mua.

95. P. Pse asnjë tjetër përveç Krishtit mund të kënaqte për mëkatin tënd?
P. Sepse asnjë tjetër përveç Tij nuk mund të mbante zemërimin e pafund.

96. P. Por kush është ky Jezu Krishti?
P. Ai është Biri i përjetshëm i Perëndisë, në natyrën tonë.

97. P. Kush e siguroi Jezu Krishtin që të ishte Shpëtimtari ynë?
P. Perëndia, të cilin e kemi fyer me mëkatin tonë.

98. P. Çfarë e shtyu Perëndinë të na japë këtë Garanci dhe Shpëtimtar të lavdishëm?
P. Asgjë tjetër përveç dashurisë së tij të lirë.

99. P. Sa funksione ka Krishti?
P. Tre.

100. P. Cilat janë tre funksionet e Shpëtimtarit tonë?
P. Funksioni i Profetit, Priftit dhe Mbretit.

101. P. Për çfarë qëllimi ke nevojë për një Shpëtimtar me këto tre funksione?
P. Për të shëruar mjerimin tim trefish.

102. P. Cili është mjerimi yt trefish?
P. Padituria, faji dhe skllavëria.

103. P. Si e shëron Krishti si profet paditurinë tënde?
P. Me fjalën dhe Frymën e Tij që më mësojnë.

104. P. Si e heq Krishti si prift fajin tënd?
P. Duke i’u bindur ligjit të Perëndisë dhe duke vdekur për mua.

105. P. Si të shpengon Krishti si mbret nga skllavëria jote?
P. Duke më çliruar nga fuqia e mëkatit dhe e djallit.

106. P. Sa natyra ka Krishti?
P. Dy.

107. P. Cilat janë dy natyrat e Shpëtimtarit tonë?
P. Natyra e Perëndisë dhe natyra e njeriut.

108. P. A ishte Krishti Perëndi që nga përjetësia?
P. Po.

109. P. A ishte Krishti njeri që nga përjetësia?
P. Jo.

110. P. Kur u bë Shpëtimtari ynë njeri?
P. Në kohën e caktuar, afërsisht 2000 vite më parë.

111. P. Çfarë vazhdon të jetë Krishti tani?
P. Të dyja, Perëndi dhe njeri në një person.

112. P. Për sa kohë do të vazhdojë Krishti të jetë si Perëndi ashtu edhe njeri?
P. Përjetë.

113. P. Në çfarë gjendje ishte Krishti kur u bë njeri?
P. Në një gjendje të ulët.

114. P. Cila ishte ajo gjendje e ulët?
P. Ai lindi nga një grua e përulur, në një stallë, dhe u shtri në një grazhd.

115. P. Çfarë lloj jete pati Krishti në këtë botë?
P. Një jetë shumë të dhimbshme dhe plot vuajtje.

116. P. Çfarë e bëri jetën e Krishtit kaq të dhimbshme dhe të vuajtur?
P. Zemërimi i Perëndisë dhe kundërshtimi i mëkatarëve.

117. P. Çfarë vdekjeje të turpshme dhe të dhimbshme vdiq Krishti?
P. Vdekjen e mallkuar të kryqit.

118. P. Për çfarë qëllimi i duroi Krishti të gjitha këto vuajtje?
P. Për të kënaqur drejtësinë e Perëndisë dhe për të shlyer mëkatet tona.

119. P. Çfarë ndodhi me Krishtin pas vdekjes së tij?
P. Trupi i Tij u varros, dhe shpirti i Tij shkoi në qiell.

120. P. Sa kohë qëndroi trupi i Krishtit në varr?
P. Një pjesë e tre ditëve.

121. P. A u kalb trupi i Krishtit në varr?
P. Jo.

122. P. Si ndodhi kjo?
P. Sepse Ai ishte pa mëkat.

123. P. Çfarë ndodhi me Krishtin pas qëndrimit të Tij në varr?
P. Ai u ngjall prej së vdekurish dhe u ngjit në qiell.

124. P. Ku u ul Ai atje?
P. Në të djathtën e Perëndisë.

125. P. Për sa kohë do të vazhdojë Krishti të qëndrojë në të djathtën e Perëndisë?
P. Përjetë.

126. P. A do të vijë ndonjëherë Krishti përsëri në këtë botë?
P. Po.

127. P. Kur do të vijë përsëri në botë?
P. Ditën e fundit.

128. P. Për çfarë qëllimi do të vijë përsëri në ditën e fundit?
P. Për të gjykuar botën.

129. P. Kë do të gjykojë Krishti në ditën e fundit?
P. Të gjithë, djajtë dhe njerëzit, të gjallët dhe të vdekurit.

130. P. Për çfarë do t’i japim llogari Perëndisë?
P. Për të gjitha mendimet, fjalët dhe veprat tona.

131. P. Me çfarë fuqie do të ringjallen të vdekurit për gjykimin e fundit?
P. Me fuqinë e gjithpushtetshme të Perëndisë.

132. P. Kush do të na çojë ne dhe gjithë njerëzimin para fronit të gjykimit të Krishtit?
P. Engjëjt e shenjtë.

133. P. Kë do të vendosë Krishti në të djathtën e tij në ditën e gjykimit?
P. Të drejtët.

134. P. Kë do të vendosë në të majtën e tij?
P. Të pabesët.

135. P. Cila do të jetë fjala për të drejtët?
P. Ejani, të bekuar të Atit tim, trashëgoni mbretërinë që është përgatitur për ju që nga themelimi i botës.

136. P. Cila do të jetë fjala për të pabesët?
P. Ikni prej meje, të mallkuar, në zjarrin e përjetshëm, që është përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij.

137. P. Çfarë do të ndodhë me të pabesët pas kësaj fjale?
P. Ata do të hidhen me shpirt dhe trup në zjarrin e ferrit.

138. P. Çfarë do të ndodhë me të drejtët?
P. Do të hyjnë me triumf në qiell me Krishtin.

139. P. Për sa kohë do të qëndrojnë të pabesët në ferr dhe të drejtët në qiell?
P. Përjetë e gjithmonë.

140. P. Çfarë do të bëjnë të pabesët përjetësisht në ferr?
P. Do të ulërijnë, mallkojnë dhe blasfemojnë Perëndinë.

141. P. Çfarë do të bëjnë të drejtët përgjithmonë në parajsë?
P. Ata do të shohin lavdinë dhe do të këndojnë lavdërimet e Perëndisë në Krishtin.

142. P. Si mund të arrijmë atë gjendje të bekuar?
P. Duke qënë pjesë tek Krishti dhe drejtësia e Tij.

143. P. Çfarë nënkupton me drejtësinë e Krishtit?
P. Bindjen dhe vuajtjet e tij: ose, veprimin dhe vdekjen e tij.

144. P. A mund të shpëtohesh ti me drejtësinë e Krishtit, në një gjendje mëkati dhe mosbindjeje ndaj urdhërimeve të Perëndisë?
P. Jo; pa shenjtëri asnjë njeri nuk do ta shohë Zotin. [Heb. 12.14.]

145. P. Sa urdhërime të Perëndisë ka?
P. Dhjetë.

146. P. Çfarë përdori Perëndia për të shkruar dhjetë urdhërimet?
P. Dy tabela guri.

147. P. Sa urdhërime ka në tabelën e parë?
P. Katër.

148. P. Sa urdhërime ka në tabelën e dytë?
P. Gjashtë.

149. P. Çfarë përmban tabela e parë?
P. Detyrën tonë ndaj Perëndisë.

150. P. Çfarë përmban tabela e dytë?
P. Detyrën tonë ndaj njeriut.

151. P. Kujt ia dha Perëndia këto dy tabela të ligjit të tij?
P. Moisiut dhe Izraelitëve në Malin Sinai.

152. P. Cila është përmbushja e gjithë ligjit të Perëndisë?
P. Dashuria për Perëndinë dhe njeriun.

153. P. Çfarë kërkon urdhërimi i parë prej teje?
P. Të kem Zotin si të vetmin Perëndinë tim në Krishtin.

154. P. Pse duhet ta kesh Zotin si Perëndinë tënde në Krishtin?
P. Sepse jashtë Krishtit, Perëndia është një zjarr që konsumon. [LiP. 4.24; Heb. 12.29.]

155. P. Çfarë kërkon urdhërimi i dytë prej teje?
P. Të lutem dhe të lavdëroj Perëndinë, dhe të lexoj dhe dëgjoj fjalën e tij.

156. P. Çfarë ndalon urdhërimi i tretë prej teje?
P. Të mallkoj, të betohem, ose të flas me shkujdesi për Perëndinë.

157. P. Çfarë kërkon urdhërimi i katërt prej teje?
P. Të kujtoj ditën e Shabatit dhe ta mbaj atë të shenjtë.

158. P. Çfarë kërkon urdhërimi i pestë prej teje?
P. Të nderoj dhe t’u bindem prindërve të mi.

159. P. Çfarë ndalon urdhërimi i gjashtë prej teje?
P. Të luftoj, dhe të dëmtoj veten time ose fqinjin tim.

160. P. Çfarë ndalon urdhërimi i shtatë prej teje?
P. Çdo papastërti dhe fjalë të ndyra.

161. P. Çfarë ndalon urdhërimi i tetë?
P. Çdo mashtrim, vjedhje dhe grabitje.

162. P. Çfarë ndalon urdhërimi i nëntë?
P. Gënjeshtrat dhe të folurit e keq për fqinjin tim.

163. P. Çfarë ndalon urdhërimi i dhjetë?
P. Çdo xhelozi dhe lakmi për atë që është e fqinjit tim.

164. P. Si duhet t’i mbash të gjitha këto dhjetë urdhërime?
P. Përsosmërisht dhe vazhdimisht.

165. P. A mund t’i mbash ndonjë prej tyre në këtë mënyrë?
P. Jo; unë i shkel ato çdo ditë.

166. P. Në çfarë mënyre i shkel çdo ditë urdhërimet e Perëndisë?
P. Në mendimet, fjalët dhe veprimet e mia.

167. P. Çfarë meriton shkelja më e vogël e këtyre urdhërimeve?
P. Zemërimin dhe mallkimin e përjetshëm të Perëndisë.

168. P. Nga kush mendon se do të shpëtosh nga zemërimi dhe mallkimi i Perëndisë?
P. Nga Jezu Krishti, sigurimi i mëkatarëve të humbur.

169. P. A do të shpëtohet çdo njeri nga ajo që ka bërë dhe vuajtur Krishti?
P. Jo; shumë e refuzojnë Atë.

170. P. Kush mund të presë shpëtimin përmes Krishtit?
P. Ata që besojnë vërtet në Të dhe pendohen për mëkatet e tyre.

171. P. A mund të besosh dhe të pendohesh nga vetja?
P. Jo; besimi dhe pendesa janë dhurata të Perëndisë.

172. P. A je ti një i huaj për Perëndinë, dhe larg prej Tij nga natyra?
P. Po; por unë jam afruar tek Ai përmes gjakut dhe frymës së Krishtit. [Efe. 2.13.]

173. P. Cilat janë mjetet e zakonshme të njohjes tonë me Krishtin?
P. Fjala, sakramentet dhe lutja.

174. P. Sa sakramente ka?
P. Dy.

175. P. Cilat janë ato?
P. Pagëzimi dhe darka e Zotit.

176. P. Kush i ka caktuar këto sakramente?
P. Jezu Krishti, Mbreti dhe Kreu i vetëm i Kishës.

177. P. Për çfarë qëllimi i ka caktuar Krishti këto sakramente?
P. Për të vulosur dhe aplikuar veten dhe dobinë e Tij mbi ne.

178. P. Sa kohë do të vazhdojnë pagëzimi dhe darka e Zotit në Kishë?
P. Deri në ardhjen e dytë të Krishtit.

179. P. Me çfarë u pagëzove?
P. Me ujë.

180. P. Çfarë nënkupton uji që përdoret në pagëzim?
P. Gjaku i çmuar i Krishtit.

181. P. Nga çfarë na pastron gjaku i Krishtit?
P. Nga pisllëku dhe fajet e mëkateve tona.

182. P. Nga cili mëkat kishe nevojë të laheshe në fëmijërinë tënde?
P. Nga mëkati im fillestar.

183. P. Në emër të kujt u pagëzove?
P. Në emër të Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë.

184. P. Çfarë hoqe përmes pagëzimit?
P. Shërbimin ndaj djallit, botës dhe mishit.

185. P. Çfarë ke premtuar në pagëzimin tënd?
P. Që vetëm Zoti të jetë Perëndia im në Krishtin dhe t’i shërbej Atij gjithmonë.

186. P. Si mund të realizosh angazhimet e tua të pagëzimit?
P. Duhet të lutem çdo ditë që Perëndia të më ndihmojë me hirin e Tij.

187. P. A mund të lutesh siç duhet nga vetja?
P. Jo; por unë duhet të lutem me zell që Krishti të më mësojë dhe të më aftësojë të lutem.

188. P. Me çfarë mënyrash Krishti na mëson dhe na aftëson të lutemi?
P. Me fjalën dhe frymën e Tij.

189. P. Çfarë modeli të veçantë lutjeje na ka lënë Krishti në fjalën e Tij?
P. Lutjen e Zotit.

190. P. A mund ta përsëritësh lutjen e Zotit?
P. Po; Ati ynë që je në qiell, etj. [Mat. 6.9-13. KJV/TR.]

191. P. Sa kërkesa ka në të?
P. Gjashtë.

192. P. Cila është kërkesa e parë në lutjen e Zotit?
P. U shënjtëroftë emri yt.

193. P. Cila është kërkesa e dytë?
P. Ardhtë mbretëria jote.

194. P. Cila është kërkesa e tretë?
P. U bëftë vullneti yt në tokë si në qiell.

195. P. Cila është kërkesa e katërt?
P. Bukën tonë të përditshme na e jep sot.

196. P. Cila është kërkesa e pestë?
P. Na i fal fajet tona (ose mëkatet tona), sic ua falim edhe ne fajtorëve tanë.

197. P. Cila është kërkesa e gjashtë?
P. Mos lejo të biem në tundim, por na shpëto nga i ligu.

198. P. Si të aftëson fryma e Krishtit të lutesh?
P. Duke më dhënë një zemër lutjeje dhe duke më treguar se për çfarë duhet të lutem.

199. P. A do ta pranojë Perëndia kërkesën e buzëve të tua?
P. Jo; përveçse kur ajo vjen nga zemra ime. [Marku 7.6.]

200. P. A mund të lutesh me zemër përpara se ajo të ripërtërihet nga Fryma e Perëndisë?
P. Jo.

201. P. Çfarë është lutja e të pabesëve përpara Perëndisë?
P. Është një neveri përpara Zotit. [Fjal. 15.8.]

202. P. A do të pranosh atëherë Krishtin, do të lutesh me sinqeritet dhe do të jetosh me kujdes, drejtësisht dhe me perëndishmëri?
P. Po; me hirin e Perëndisë që më aftëson, do të bëj kështu.

203. P. Në çfarë do të përfundojnë lutjet e tua të sinqerta dhe jeta jote e shenjtë, përfundimisht?
P. Në gëzimin tim të plotë të Perëndisë në Krishtin dhe lavdërimin triumfues të Tij përjetësisht.

FUND.

 

Perkthyer nga: https://www.truecovenanter.com/theology/brown_john_haddington_short_catechism.html

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes
wpChatIcon
wpChatIcon