A ka Njeriu Vullnet të Lirë dhe A e Eliminon Paracaktimi Vullnetin Tonë?

Komenti i një vizitori: Fjalët kanë nevojë të kenë kuptim sepse përndryshe i gjithë argumenti është kot. Ose shpëtimi është i hapur për të gjithë ose jo. Ose është e paracaktuar kush shkon në qiell ose është një zgjedhje individuale për të zgjedhur shpëtimin nëpërmjet Krishtit. Ju nuk mund ti mbani të dyja mënyrat dhe të mendoni llogjikisht dhe racionalisht. Si përfundim, doktrina e paracaktimit eliminon rolin e vullnetit të lirë të individit.

Përgjigje: Përshëndetje dhe faleminderit për komentin tuaj. Në fakt, Bibla nuk na mëson në asnjë vend që njeriu natyror ka një vullnet të lirë… Por që vullneti i tij është skllav i mëkatit (2 Timoteu 2:26; Romakët 6:17, 20; 1 Korintasit 2:14). Dhe meqënëse unë jam dakord me ju që fjalët kanë një kuptim, i bie që, ajo që është në skllavëri nuk është e lirë. Pyesni veten, nën dritën e mësimit të pastër biblik, a mundet një person të besojë ungjillin veçmas Frymës së Shenjtë? Nëse jo, atëhere ju bini dakord që, e lënë në dorën e tij, njeriu është i pafuqishëm moralisht për të ardhur te Krishti. (pra, nuk ka vullnet të lirë.) Ai mund të bëjë zgjedhje vullnetare por ai mëkaton nga nevoja. Askush nuk e detyron atë meqënëse ai vullnetarisht zgjedh të mëkatojë, dhe prapësëprapë, ai nuk mund të veprojë ndryshe, derisa Krishti ta bëjë të lirë – kështu që derisa të bashkohemi me Krishtin nga Fryma ne GJITHMONË do ta refuzojmë ungjillin. Dhe kjo është tamam ajo çfarë Jezusi mëson kur Ai na tregon që askush nuk mund ta besojë ungjillin derisa Perëndia ta japë (Gjoni 6:65).

Së dyti, është e rëndësishme të konsideroni që Perëndia kërkon që ju ti bindeni dhjetë urdhërimeve në mënyrë të përsosur? Por a e keni bërë këtë? Jo, askush prej nesh nuk e ka bërë këtë. Ja pse ne kemi nevojë për një Shpëtimtar … I cili ishte pa mëkat dhe iu bind të gjitha urdhërimeve të Perëndisë. Ai bën për ne atë që ne nuk mund të bënim dot për veten tonë. Në të njëjtën mënyrë urdhërimit për të besuar ungjillin nuk mund ti bindeni veçmas Frymës së Shenjtë. Shpëtimi i Tij përfshin çlirimin tonë nga skllavëria e vullnetit. Fryma e Shenjtë na jep neve një zemër të re, hap sytë tanë të verbër dhe veshët tanë të shurdhët … Pa të cilat ne nuk do të vinim kurrë në besim shpëtues nga vetja jonë. Shkrimi thotë që askush nuk mund të thotë ‘Jezusi është Zot’ veçmas Frymës së Shenjtë. Nëse dikush ka një borxh që nuk mund ta paguajë (si ne) atëhere paaftësia për të paguar borxhin nuk e lehtëson nga përgjegjësia për ta paguar. Çështja është që ju dukeni të keni shumë hamëndësime jobiblike në pohimin tuaj. Gjithçka që thoni duhet ta mbështesni me Shkrimin, jo thjesht me llogjikën dhe pastaj do të kemi një vend për të filluar.

Ju lutem konsideroni këtë pyetje: Nëse shumë prej nesh e dëgjojnë ungjillin dhe disa njerëz besojnë dhe disa të tjerë jo, çfarë i bën këta njerëz të ndryshëm? A janë disa më të prirur drejt ungjillit? A janë disa më të mënçur? Jo, është Jezusi ai që i bën njerëzit të ndryshojnë. Shpëtimi është vetëm prej hirit të Jezus Krishtit. Nëse ne besojmë ungjillin atëhere është prej hirit që ne kemi besuar. Vetëm një zemër e re mund ta dojë dhe ti besojë Jezusit. Besimi nuk vjen nga një zemër e pa-ripërterirë. Besimi nuk erdhi nga vetja jonë, sepse përndryshe në do të mburreshim dhe do të falenderonim veten që nuk ishim si njerëzit e tjerë që nuk bënë një zgjedhje kaq të mirë. Zgjedhja jonë është reale por kërkon hirin e ripërtëritjes përndryshe të gjithë ne do të humbisnim.

 

Solus Christus

 John

 

Përkthyer nga: http://www.reformationtheology.com/theology/

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes