Nga Jerry Bridges
“Midis idhujve të kotë të njerëzve a ka vallë ndonjë që mund të sjellë shiun? Ose a mund të japë qielli shira të bollshme? A nuk je ti, pra, o Zot, Perëndia ynë? Prandaj ne shpresojmë te ti, sepse ke bërë tërë këto gjëra.”—Jeremia 14:22.
Në Shtator të vitit 1985, një tërmet goditi qytetin Meksiko në Meksikë duke vrarë 6,000 njerëz dhe duke lënë më shumë se 100,000 njerëz të pastrehë. Një miku im donte ta përdorte ngjarjen për t’ju mësuar fëmijëve të tij një mësim të thjeshtë shkencor, kështu ai i pyeti, “A e dini se cfarë e shkaktoi tërmetin?” Ai mendoi që ti përgjigjej pyetjes së vet me një shpjegim të thjeshtë të pllakave dhe shkëmbinjëve që lëvizin në koren e tokës.
Mësimi i tij sizmiologjik shpejt u kthye në një diskutim teologjik. Vajza e tij tetë vjecare i’u përgjigj, “Unë e di pse. Perëndia po i gjykonte ata njerëz.” Ndonese fëmija i mikut tim doli në një konkuzion të papritur rreth gjykimit të Perëndisë, në një sens ajo ishte e saktë nga ana teologjike. Perëndia ishte në kontroll të atij tërmeti. Pse Ai e lejoi që të ndodhte është një pyetje që nuk mund t’i japim përgjigje (dhe nuk duhet të përpiqemi që t’i japim përgjigje), por ne mund të themi, mbi dëshminë e Shkrimit, që Perëndia e lejoi atë ose e bëri që të ndodhte.
Gjithësesili prej nesh ndikohet nga moti dhe forcat e natyrës në kohë të ndryshme në një shkallë apo në një tjetër.
Shumicën e kohës ne thjesht bezdisemi nga moti—një fluturim aeroplani i vonuar, një piknik i anulluar, ose dicka tjetër e këtij lloji. Herë pas here disa njerëz diku preken në mënyrë drastike nga moti ose nga forcat më të dhunshme të natyrës. Një thatësirë e zgjatur than të mbjellat e fermerit, një stuhi breshëri i shkatërron ato brenda një ore. Një tornado në Teksas lë me qindra pa strehë, dhe një tajfun në Bangladesh shkatërron me mijëra hektarë të mbjellash.
Kurdo herë që ndikohemi nga moti—nëse është një bezdisje apo një fatkeqësi madhore—ne priremi ta shohim atë si asgjë më shumë sesa shprehja e ftohtë e disa ligjeve të caktuara meterologjike dhe gjeologjike. Një presion i ftohtë atmosferik vjen në qytetin tim, duke sjellë një stuhi dëbore të madhe dhe bllokon aeroportin ditën që do largohem për një punë të shërbesës. Forcat në tokë vazhdimisht përkulin koren e saj derisa vjen një ditë që kërcet, duke shkaktuar një tërmet madhor. Qoftë i vogël apo traumatik, ne priremi të mendojmë për shprehjet e natyrës si “thjesht ndodhi” dhe veten tonë si viktimat “e pafat” të asaj që natyra sjell. Në praktikë, edhe të krishterët priren të jetojnë dhe mendojnë si deistët… që e shohin Perëndinë si Ai që krijoi universin dhe pastaj u largua për ta lënë të veprojë sipas ligjeve të veta natyrore.
Por Perëndia nuk është larguar nga kontrolli i përditshëm i krijimit të tij. Sigurisht që Ai ka vendosur ligjet fizike me anë të të cilave qeveris forcat e natyrës, por ato ligje veprojnë vazhdimisht sipas vullnetit të Tij sovran. Një meterolog në një televizion të krishterë përcaktoi që ka mbi 1,400 referenca për terminologjinë e motit në Bibël. Shumë prej këtyre referencave i’a atribuojnë veprimit të motit drejtpërsërdrejti dorës së Perëndisë. Shumica e këtyre pasazheve flasin për kontrollin e Perëndisë mbi të gjithë motin, jo thjesht ndërhyrjes hyjnore të Tij në raste specifike.
Konsidero këto vargje nga Shkrimi:
“Ai lëshon vetëtimën e tij nën gjithë qiellin dhe deri në skajet e tokës. I thotë në fakt borës: “Bjer mbi tokë”; ua thotë si shirave të lehta, ashtu dhe shirave të rrebeshta. Me hukatjen e Perëndisë formohet akulli dhe shtrirja e ujërave tërhiqet. I ngarkon retë e dendura me lagështirë dhe i shpërndan larg retë e tij dritëplota. Ato enden në qiell kudo, duke ndryshuar drejtimin në bazë të udhërrëfimit të tij, për të kryer çfarëdo gjëje që ai urdhëron mbi faqen e tokës së banuar. I dërgon ose për dënim, ose për tokën e tij, ose për mirësi.” (Jobi 37:3, 6, 10-13).
“…që mbulon qiellin me re, përgatit shiun për tokën dhe bën që të rritet bari në male. Dërgon borën si lesh dhe përhap brymën si hi. Hedh breshrin e tij si me copa; kush mund t’i bëjë ballë të ftohtit të tij?Dërgon fjalën e tij dhe i shkrin ato; bën që të fryjë era e tij dhe ujërat rrjedhin.” (Psalmi 147:8, 16-18).
“Kur nxjerr zërin e tij, ka një zhurmë ujërash në qiell; ai i bën avujt të ngjiten nga skajet e tokës, prodhon vetëtimat për shiun dhe nxjerr erën nga rezervuaret e tij.” (Jeremia 10:13).
“«Kam ndalur shiun gjithashtu prej jush tre muaj para korrjes. Kam bërë të bjerë shi mbi një qytet, ndërsa nuk ka rënë shi mbi një qytet tjetër. Mbi një pjesë të arës ka rënë shi, por pjesa ku nuk ka rënë shi është tharë.” (Amosi 4:7).
Vër re se si gjithë këto pasazhe të Shkrimit ia atriubojnë të gjitha shprehjet e motit—mirë apo keq—drejtpërsëdrejti dorës kontrolluese të Perëndisë.
Kompanitë e sigurimit i referojnë fatkeqësitë e mëdha natyrore si “veprave të Perëndisë.” E vërteta është që të gjitha shprehjet e natyrës, të gjitha ndodhitë e motit, qoftë një tornado shkatërrues ose një shi i lehtë në një ditë pranëvere, janë vepra të Perëndisë. Bibla mëson që Perëndia kontrollon të gjitha forcat e natyrës, si ato shkatërruese ashtu edhe ato prodhuese, vazhdimisht dhe moment pas momenti.
Nëse moti është i mirë apo i keq, ne nuk jemi asnjëherë viktimat ose madje edhe përfituesit e fuqive të natyrës. Perëndia, që është Ati i dashur qiellor i cdo të krishteri të vërtetë, është sovran mbi motin, dhe Ai e ushtron atë sovranitet moment pas momenti.
Të ankohesh për motin mesa duket është një kalim kohe i preferuar ndër amerikanët. Fatkeqësisht, ne të krishterët kapemi shpesh në këtë zakon jo të perëndishëm të shoqërisë sonë. Por kur ne ankohemi për motin, ne në të vërtetë po ankohemi kundër Perëndisë, i Cili dërgoi motin tonë. Në fakt, ne jemi duke mëkatuar kundër Perëndisë (shih Numrat 11:1).
Jo vetëm që mëkatojmë kundër Perëndisë kur ankohemi për motin, por gjithashtu i privojmë vetes paqen që vjen nga njohja e faktit që Ati ynë qiellor është në kontroll të tij. Alexander Carson tha, “Shkrimet përfaqësojnë të gjitha ligjet fizike që e kanë efektin e tyre nga veprimi i menjëhershëm i fuqisë së Plotëfuqishme. . . .vetë të krishterët, megjithëse e dinë doktrinën [e providencës hyjnore], priren ta anashkalojnë në praktikë, dhe rrjedhimisht të privohen në një masë të madhe, për avantazhet që një përshtypje e vazhdueshme dhe e thellë e kësaj të vërtete mund të japë.”Nëse moti thjesht prish planet e mia apo shkatërron shtëpinë time, unë kam nevojë të mësoj të shoh dorën sovrane dhe të dashur të Perëndisë që e kontrollon atë.
Fakti është që për shumicën prej nesh, moti dhe efektet e natyrës zakonisht janë të mira. Tornadoja, thatësira, madje edhe stuhia e dëborës që vonon udhëtimin tonë janë përjashtimi, jo e zakonshmja. Ne priremi të kujtojmë motin “e keq” dhe marrim për të mirëqënë motin e mirë. Gjithësesi, kur Jezusi foli për motin, Ai foli rreth mirësisë së Perëndisë: “që të bëheni bij të Atit tuaj që është në qiej, sepse ai bën të lindë diellin e tij mbi të këqijtë dhe mbi të mirët dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të padrejtët.” (Mateu 5:45).
Megjithëse Perëndia ndonjëherë përdor motin, dhe shprehje të tjera të natyrës, si një instrument të gjykimit (shih Amosin 4:7-9), Ai më shpesh e përdor atë si një shprehje të sigurimit të Tij të hirshëm për krijimin e Tij. Si besimtarët ashtu edhe jobesimtarët të dy përfitojnë nga sigurimi i hirshëm i Perëndisë me anë të motit. Dhe, sipas Jezusit, ky sigurim nuk është thjesht rezultati i ligjeve fizike të caktuara. Perëndia i kontrollon ato ligje. Ai e bën diellin e Tij që të ngrihet, Ai dërgon shiun…
Ne si të krishterë duhet të ndalojmë së ankuari për motin, dhe të mësojmë që ta falenderojmë për të.Perëndia, Ati ynë qiellor, na dërgon cdo ditë atë që Ai e gjykon si më e mira për të gjithë krijimin e Tij.
Po fatkeqësitë natyrore që ndodhin shpesh në pjesë të ndryshme të botës?
Shumë të krishterë të ndjeshëm përleshen me cështjen rreth fatkeqësive të mëdha natyrore që ndodhin në botë—një tërmet në një vend, zi buke në një tjetër, stuhi dhe përmbytje diku tjetër. Mijëra njerëz vriten, të tjerë vdesin urie. Zona të tëra shkatërrohen, të mbjellat prishen, shtëpitë rrëzohen. “Pse Perëndia e lejon të gjithë këtë?” mund të pyesim ne. “Pse Perëndia i lejon të gjithë ata fëmijë të vdesin urie?”
Nuk është gabim që të përleshesh me këto cështje, për aq kohë sa e bëjmë me një qëndrim nderues dhe të nënshtruar përkundrejt Perëndisë. Në të vërtetë, të mos përleshesh me cështjen e tragjedive të mëdha mund të tregojë një mungesë të dhembshurisë ndaj të tjerëve nga ana jonë. Gjithësesi, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm që në mendjen tonë, të mos e heqim Perëndinë nga froni i tij i sovranitetit absolut ose ta vendosim në bangën e të akuzuarve dhe që ta gjykojmë.
Ndërsa isha duke punuar mbi këtë kapitull, pashë lajmet e mbremjes ne televizion. Një nga lajmet kryesore ishte rreth disa tornadove të fuqishëm që kishin përfshirë Misisipin qëndror duke vrarë shtatë njerëz, duke plagosur 145 të tjerë dhe duke lënë afërsisht 500 familje të pastreha. Ndërsa po shihja pamjet e njerëzve duke kontrolluar nëpër rrënojat e shtëpive të tyre, zemra ime u prek. Mendova me veten, “Disa prej këtyre njerëzve me siguri që janë besimtarë. Cfarë do t’u thoja atyre rreth sovranitetit të Perëndisë mbi natyrën? A e besoj unë vetë atë në një kohë të tillë?…Pse ta sjellësh Perëndinë në kaosin dhe vuajtjen si kjo?”
Por Perëndia sjell Vetennë këto ngjarje. Ai tha te Isaia 45:7, “Unë formoj dritën dhe krijoj terrin, sjell mirëqenien dhe krijoj fatkeqësinë. Unë, ZOTI, i bëj të gjitha këto gjëra».” Vetë Perëndia pranon përgjegjësinë për fatkeqësitë, nëse mund ta themi kështu. Ai bën më shumë sesa të pranojë përgjegjësinë; Ai na fakt e pretendonatë. Në të vërtetë Perëndia thotë, “Unë, dhe vetëm Unë, kam fuqinë dhe autoritetin për të sjellë mirëqënien dhe fatkeqësinë, si të mirën dhe të keqen.”
Kjo është një e vërtetë e vështirë për t’u pranuar ndërsa sheh njerëzit të kërkojnë te rrënojat e shtëpive të tyre ose—për ti rënë pikës— nëse je ti ai që po kërkon në rrënojat e shtëpisë tënde. Por sic edhe Dr. Edward J. Young komentoi për Isaian 45:7, “Ne nuk fitojmë asagjë nga përpjekja për të zvogëluar forcën e këtij vargu.”Ne duhet të lëmë Biblën të thotë atë që thotë, jo atë që ne mendojmë që duhet të thotë.
Ne padyshim që nuk kuptojmë pse Perëndia krijon fatkeqësinë, ose pse Ai e sjell atë te një qytet dhe jo tek një tjetër. Ne kuptojmë gjithashtu që ashtu sic Perëndia dërgon diellin dhe shiun e Tij mbi të drejtin dhe të padrejtin, po kështu Ai dërgon tornadon, ose stuhinë, ose tërmetin tek të dy… sovraniteti i Perëndisë mbi natyrën nuk do të thotë që i krishteri asnjëherë nuk do të përballet me tragjedi të fatkeqësive natyrore. Përvoja dhe vëzhgimi qartazi e mësojnë këtë.
Sovraniteti i Perëndisë mbi natyrën do të thotë që, pavarësisht asaj që përjetojmë në dorën e motit ose forcave të tjera të natyrës (sic janë sëmundjet e bimëve ose insektet në të korrat tona), të gjitha rrethanat janë nën syrin e kujdesshëm dhe kontrollin sovran të Perëndisë sonë.
Pjesë nga libri “Ti Besosh Perëndisë” Trusting God nga Jerry Bridges
Përkthyer nga: https://www.monergism.com/god-and-natural-disasters