Unë së fundmi postova citimin e mëposhtëm mbi skllavërinë e vullnetit që u pasua me një pyetje nga një vizitor:
“Nëse njeriu natyror ka vullnet të lirë për të besuar ungjillin, atëhere pse ka nevojë për hirin ai? Nëse vullneti i tij është i lirë natyralisht atëhere ai do të bënte pa pasur nevojë fare për hirin…Prandaj, të mësosh se njeriu natyror ka një vullnet të lirë rrëzon ungjillin … është pikërisht për shkak se njeriu është skllav i mëkatit, që ai ka nevojë për Krishtin për ta çliruar.” (Gjoni 8:34,36)
Pyetje: Por si e shpjegon Adamin atëhere? Perëndia e urdhëroi atë që të mos e hante frutin por gjithashtu Ai i dha atij vullnetin e lirë për të zgjedhur. Prandaj ne ramë në mëkat. Nëse ai nuk do te kishte vullnet të lirë ai nuk do te kishte nevojë për urdhërimin.
Përgjigje: Faleminderit. Pyetja juaj tregon se ju mund të keni keqkuptuar çështjen që po diskutohet. Përpara rënies, Adami ishte “i aftë të mëkatonte dhe i aftë të mos mëkatonte”. Në atë kohë, gjendja e tij nuk ishte e dikujt vullneti i të cilit ishte skllav i mëkatit. Gjithësesi pas rënies, standarti i shenjtë i Perëndisë nuk ndryshoi për ne. Ai prapë kërkonte shenjtëri të përsosur për krijesat e tij për të patur një marrëdhënie të restauruar. Por në gjëndjen e tij të rënë, njeriu është “i paaftë për të mos mëkatuar”. Kjo është arsyeja se pse në postimin tim iu referova gjendjes së personit si “njeriu natyror” i cili është termi që Bibla përdor për të përshkruar njeriun e rënë. Me fjalë të tjera ai është skllav i mëkatit – ai nuk mund ta zgjedhë Krishtin përveçëse nga hiri i veçantë. Kështu që kur ne diskutojmë idenë e skllavërisë së mëkatit, po flitet specifikisht për atë që Bibla thotë se është gjëndja jonë PAS RËNIES. Veçmas nga hiri i veçantë njeriu nuk ka vullnet të lirë të besojë ungjillin.
Kështu që përsëri, tashmë është përcaktuar se njeriu natyror nuk ka vullnet të lirë. Të gjithë të krishterët bien dakord me këtë nëse ata kuptojnë çfarë Bibla thotë dhe çfarë unë shpjegova më sipër. Pyetja e VËRTETË është, se cila është natyra e hirit të veçantë të Perëndisë.
Përkthyer nga http://www.reformationtheology.com/apologetics/