Nga Octavius Winslow (1808 – 1878)
Jezusi është tema e madhe e Dhiatës së Vjetër dhe asaj të Re. E gjithë Bibla është projektuar për të dëshmuar për Krishtin, “Shkrimet… dëshmojnë për mua!” – Jezusi, Gjoni 5:39
Në Krishtin Mesian, në Jezusin Shpëtimtarin, në Birin e Perëndisë Shpengimtarin—përqëndrohen të gjitha të vërtetat e Biblës.
Tek Ai të gjitha tipet dhe hijet drejtojnë!
Për Të të gjitha profecitë japin dëshmi!
E gjithë lavdia e Shkrimeve, nga Zanafilla te Zbulesa—kulminon në kryqin e Krishtit!
Bibla do të ishte një mister i pashpjegueshëm veçmas nga Krishti, i Cili shpaloset dhe shpjegon gjithçka.
Ai është Çelësi i artë që hap thesarin hyjnor të zbulesës së Shkrimeve!
Derisa Ai të shihet, Bibla është, në një farë kuptimi—një mister i madh. Por kur Ai gjehet, është një zbulesë e lavdishme.
Çdo mister hapet,
çdo enigmë shpjegohet,
çdo mospërputhje harmonizohet, dhe
çdo e vërtetë dhe faqe, fjali dhe fjalë—gjallërohet me një jetë që ndriçon me një dritë që rrjedh poshtë nga froni i Perëndisë së përjetshëm.
Krishti është thelbi i Ungjillit.
Të gjitha doktrinat e tij hyjnore,
të gjitha urdhërimet e tij të shenjta,
të gjitha udhëzimet e tij të hirshme,
të gjitha premtimet e tij të çmuara,
të gjitha shpresat e tij të lavdishme–
takojnë, qëndërzojnë, dhe plotësojnë busullën e tyre të plotë në Jezusin!
Ai është Alfa dhe Omega i Biblës –nga vargu u parë te Zanafilla, te vargu i fundit te Zbulesa.
Oh, studio Shkrimet e së vërtetës me një pikëpamje për të mësuar për Krishtin.
Mos e studio Biblën si thjesht histori.
Mos e lexo atë si thjesht poemë.
Mos e kërko atë si një libër shkencor.
Eshtë e gjitha këto, por pafundësisht më shumë.
Bibla është Libri i Jezusit!
Eshtë një zbulesë e Krishtit!
Krishti është Fija e artë që shtrihet përmes të gjithës!
I bekuar Zoti Jezus! Unë do lexoj dhe do studioj dhe gërmoj Shkrimet, për të gjetur dhe mësuar më shumë për Ty!
Ti, Emanuel, ti je aroma e këtij sënduku hyjnor me vaj të çmuar.
Ti je guri i çmuar i bukur që shkëlqen në këtë bufe hyjnore.
Ti je Pema e jetës e mbjellë në qëndër të këtij kopshti hyjnor.
Ti je Oqeani rrymat e të cilit gjallëron dhe ushqen të gjithë ata që mbushin ujë nga ky pus hyjnor i shpëtimit.
Bibla është e gjitha rreth Teje!
Të gjitha të drejtat të rezervuara.