Pse qëndrimi “Unë kam Biblën dhe s’kam nevojë të lexoj shkrimet e njerëzve” është i gabuar!

Biblen

Mik! Fjalët e tua “kemi vetëm Biblën, dhe nuk kemi pse të lexojmë dhe të merremi me njerëzit e tjerë (apo shembujt e tyre)” është i gabuar dhe i rrezikshëm!

Në radhë të parë, kjo deklaratë bie ndesh me veprimet e tua të përditshme! Vetë veprat e tua hedhin poshtë fjalët e tua:

1. A shkon në kishë dhe dëgjon predikim? A flet me besimtarë? A lexon libra të krishterë? A lexon për njerëz të Perëndisë përgjatë historisë? Nëse përgjigja jote është po për ndonjë nga këto, atëhere veprimet e tua, sado të pakta mund të qofshin, hedhin poshtë fjalët e tua!

Nëse i qëndron këtyre fjalëve që po thua, dhe nëse qëndron konsistent, nuk duhet të dëgjosh, të merrresh dhe të mësosh nga ndonjë njeri tjetër, pastor kishe dhe as ndonjë besimtar tjetër nga e kaluara dhe e tashmja!

2. Ndërkohë që, kemi Shkrimin e Pagabueshëm të Perëndisë si autoritetin dhe standartin për jetën dhe praktikën, ne na kërkohet të jemi pjesë e kishës lokale, të dëgjojmë mësimet e pleqve të kishës, si edhe t’i flasim njëri-tjetrit fjalët e Shkrimit. Pse do duhej t’i bënim këto nëse ajo që thua është mirë?

3. Gjithashtu, imitimi i njerëzve të perëndishëm është biblike. Pali tha, “më imitoni mua ashtu sic unë jam imitues i Krishtit”. Të imitosh burra dhe gra të perëndishëm të bën mirë për shpirtin dhe jetën.

4. Ajo që thua nuk qëndron pasi, pak a shumë të gjithë ne ndikohemi nga njerëzit e tjerë për mirë apo për keq. Edhe sikur të doje ti, nuk është e mundur që të mos ndikohesh nga të tjerët, veç në qoftë se do bëhesh eremit.

5. Të refuzosh mësuesit dhe njerëzit e perëndishëm nga të cilët mund të mësosh shumë, është të refuzosh dhuratat e Krishtit që Ai ia ka dërguar kishës së Tij.

6. Krishti thotë “bëni dishepuj”. A do i bindej këtij urdhërimi nëse ne do të kishim qëndrimin që “të kemi vetëm Biblën dhe jo të mësojmë dhe të ndjekim shembullin e njerëzve të Perëndisë që janë më të rritur e më të perëndishëm”? Kur Pali u thotë grave në moshë të mësojnë të rejat a do ndodhte kjo po të kishim këtë qëndrim?

7. Një njeri i përulur dëshiron të mësojë dhe të imitojë burrat e gratë e perëndishëm, nëse gjen ndonjë të tillë.

8. Cdo kush që thotë “unë kam vetëm Biblën dhe nuk ndjek asnjë njeri a predikues” në të vërtetë nuk po ndjek Biblën, por veten e Tij.

9. Mik. Mos ji krenar por i përulur dhe i mësueshëm! Sa bekim është të mësojmë për besimtarë të së shkuarës që e donin Zotin shumë, njihnin Shkrimet dhe na kanë lënë një shëmbyll të vyer për të ndjekur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Rikthehu në Fillim të Faqes