Nga Michael McKinley
Shumica e pastorëve zhvillojnë një ritëm me përgatitjen e predikimit të tyre. Ju gjeni një mënyrë që “funksionon” për ju dhe vazhdoni me të. Por derisa të vendosni mënyrën tuaj, mund të jetë pak e rrëmujshme. Dhe një nga fushat me të cilat kisha vështirësi në fillim ishte se si të lutesha gjatë përgatitjes së predikimit.
Unë e dija që duhej të lutesha, që në fakt duhet të lutem, si pjesë e përgatitjes për të mësuar Fjalën e Perëndisë. Por nuk mbaj mend që të kem marrë shumë këshilla se si të lutesh kur përgatit mesazhin. Këtu janë tetë lutje të shkurtëra që mund të bëni gjatë përgatitjes së predikimit:
1. Zot, të lutem më ndihmo të kuptoj kuptimin e kërtij vargu dhe se si drejton te Krishti.
2. Zot, të lutem rrit dashurinë time për njerëzit që do të dëgjojnë këtë predikim.
3. Zot, të lutem më jep urtësi ta aplikoj këtë tekst në jetën e njerëzve të kishës sonë.
4. Zot, të lutem përdore këtë pasazh që të më ndihmojë të kuptoj dhe të dua ungjillin më shumë në mënyrë që të mund të ndihmoj dëgjuesit e mi të bëjnë të njëjtën gjë.
5. Zot, të lutem më ndihmo të shoh se si ky pasazh konfronton mosbesimin e dëgjuesve të mi.
6. Zot, të lutem më ndihmo të jem i bindur ndaj kërkesave të këtij pasazhi. Më ndihmo që tja nënshtroj jetën time keësaj të vërtete përpara se unë të se të shkoj në podium dhe ta predikoj atë.
7. Zot, me anë të Frymës tënde të lutem më ndihmo të predikoj këtë predikim me fuqinë e nevojshme dhe me dhembshurinë e duhur.
8. Zot, të lutem përdore këtë predikim për t’i sjellë lavdi emrit tënd, gëzim njerëzve të tu, dhe shpëtimin të humburve.
Nga www.9Marks.Org