Puritani Thomas Watson, “Bariu i Mirë”
“Unë jam Bariu i Mirë — I njoh të miat!” Gjoni 10:14
Krishti i njeh të gjitha delet e Tij.
Njohja e Tij për delet — është dashuria e Tij për ta.
Ky është një ngushëllim i madh.
Ai e njeh secilin prej tyre me emër.
“Ai i thërret delet e Tij me emër.” Gjoni 10:3
Ai njeh të gjitha dëshirat dhe psherëtimat që ata bëjnë.
“Psherëtimat e mia nuk të janë fshehur.” Psalmi 38:9
Krishti di çdo lot që ata derdhin.
“Kam parë lotët e tu!” 2 Mbertërit 20:5
Ai numëron lotët e tyre si një verë e çmuar! “Ti ke numëruar të gjitha bredhjet e mia. Ke mbledhur të gjithë lotët e mi në calikun tënd. A nuk janë ato në librin tënd?” Psalmi 56:8 ESV
Ai njeh të gjitha vuajtjet e tyre.
“Kam parë gjithashtu se si egjiptasit i shtypin.” Eksodi 3:9
“Zoti kishte parë që dëshpërimi i Izraelit ishte shumë i thellë.” 2 Mbretërit 14:26
Krishti i njeh të gjitha veprat e tyre të mira — të gjitha veprat e tyre të devotshmërisë dhe të mëshirës.
“Unë i njoh veprat e tua dhe mundin tënd dhe durimin tënd.” Zbulesa 2:2
“Unë jam Bariu i mirë; Bariu i mirë jep jetën e vet për delet!” Gjoni 10:11
“Dhe delet do t’i vërë në të djathtë të Tij — dhe cjeptë në të majtë. Atëhere Mbreti do t’u thotë atyre që do të jenë në të djathtë të tij: Ejani, të bekuar të Atit tim — trashëgoni mbretërinë që u bë gati për ju që nga themelimi i botës!” Mateu 25:33-34
Çfarë ngushëllimi është ky!