Nga predikimi i Spërxhën (Spurgeon), “Vetë-mjaftueshmëria e vrarë”
Eshtë një fakt i madh që të gjitha herezitë që kanë dalë në kishën e krishterë kanë pasur një tendencë të vendosur për ‘të çnderuar Perëndinë dhe për të lajkatuar njeriun’.
Ato kanë pasur gjithmonë si synim të fshehtë, në mos qëllim të hapur, lartësimin e natyrës njerëzore, dhe hedhjen poshtë të sovranitetit të hirit hyjnor.
Të grabisësh Perëndinë nga lavdia që i përket emrit të Tij, këta profetë të rremë hedhin një llustër të rreme mbi kokën e krijesës rebele dhe të prishur.
Nga ana tjetër, doktrinat e ungjillit, që njihen si doktrinat e hirit, dallohen mbi çdo doktrinë tjetër për veçantinë, që ato e zhysin krijesën shumë poshtë, dhe paraqesin përpara nesh Zotin Jehova si të ulur mbi fron, të ngritur lart.
Kaq e vërtetë është kjo, saqë i krishteri më i pashkolluar, edhe nëse nuk është i aftë të refuzojë një fjalim të gabuar, mund të jetë në gjendje gjithmonë të zbulojë pavërtetësinë e saj, nëse përlëvdon njeriun në kurriz të Perëndisë.
Foshnja më e thjeshtë në hir mund ta bëjë këtë test: në mes të opinioneve të ndryshme nga të cilat rrethohet, ai gjithmonë mund të gjykojë, dhe të gjykojë në mënyrë të pagabueshme gjithashtu, vërtetësinë ose fallcitetin e një doktrine duke e testuar kështu — “A përlëvdon Perëndinë?” Nëse është kështu, është e vërtetë. “A lartëson njeriun?” Atëhere është e rreme.
A e vendos njeriun shumë poshtë, dhe flet për të në një mënyrë që e bën të ndjejë korruptimin dhe prishjen e tij? Atëhere pa dyshim është plot të vërtetë.
Dhe a e vendos kurorën mbi kokën e Perëndisë, dhe jo në kokën e vullnetit të lirë të njeriut, ose veprave të mira? Atëhere me siguri është një doktrinë sipas perëndishmërisë, sepse është vetë e vërteta e Zotit, Perëndisë tonë.