Nga Matt Slick
Gjysmë-Pelagianizmi është një formë më e dobët e Pelagianizmit (një herezi e ardhur nga Pelagi që jetoi në shekullin e pestë pas Krishtit, i cili ishte një mësues në Romë).
Gjysmë-Pelagianizmi nuk e mohoi mëkatin fillestar dhe efektet e tij mbi shpirtin dhe vullnetin njerëzor; por, mësonte që Perëndia dhe njeriu bashkëpunojnë për të arritur shpëtimin e njeriut. Ky bashkëpunim nuk është në përpjekjen e njeriut për të mbajtur ligjin por në aftësinë e personit për të bërë një zgjedhje të lirë. Gjysmë-Pelagiani mëson që njeriu mund të bëjë lëvizjen e parë drejt Perëndisë duke e kërkuar Perëndinë nga vullneti i tij i lirë, dhe që njeriu mund të bashkëpunojë me hirin e Perëndisë madje edhe për ecjen në besim nëpërmjet përpjekjes njerëzore. Kjo do të thotë që Perëndia i përgjijget përpjekjes fillestare të njeriut, dhe që hiri i Perëndisë nuk është totalisht i nevojshëm për ecjen në besim
Problemi është se ky nuk është më hir. Hiri është favori i pamerituar dhe i dhënë falas nga Perëndia për mëkatarin; por, nëse njeriu është i pari që kërkon Perëndinë, atëhere Perëndia po i përgjigjet përpjekjes së kërkimit të tij. Kjo do të thotë që Perëndia po i jep përgjigjen e duhur përpjekjes fillestare të njeriut. Ky nuk është hir por meritë e personit që zgjedh të besojë në Perëndinë pa inicimin, fuqinë dhe hirin e Perëndisë.
Gjysmë-Pelagianizmi thotë që mëkatari ka aftësinë të iniciojë besimin te Perëndia.
Gjysmë-Pelagianizmi thotë që hiri i Perëndisë është një përgjigje e përpjekes së njeriut.
Gjysmë-Pelagianizmi mohon paracaktimin.
Gjysmë-Pelagianizmi u dënua në Këshillin e Oranzhit në vitin 529.
www.Carm.org
P.S: Gjysmë-Pelagianizmi ndryshe quhet Arminianizëm dhe është ajo që besohet sot nga shumica e ungjillorëve.